Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, thotë se feja islame e ka mesazhin që njerëzit duhet të jenë të pastër dhe të çiltër. Ai tha se njerëzit besimtarë janë edhe atdhetarë dhe të përkushtuar për fenë.
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm Ramazanit, kryeimami foli edhe për familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, familje e cila, tha ai, ka qenë agjëruese e rregullt e Ramazanit.
“Në sulmin e parë që i është bërë familjes Jashari, ata kanë qenë agjërueshëm. të gjithë e dinë këtë. Kanë falë namaz në Kullën e tyre dhe kjo është mirë të përmendet, sepse kjo ka qenë një përvojë shumë e mire. Ka qenë një diçka që besimtarët tanë duhet ta dinë, se njerëzit që janë fetar të mirë janë edhe atdhetar të mirë”, tha Bajgora në RTK.
Ai ka folur edhe për të mirat e agjërimit të Ramazanit, duke përmendur edhe përfitimet shëndetësore, përveç atyre fetare.















