• Latest
  • Trending
  • All

Kosova mbi gjithçka

24/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Kosova mbi gjithçka

24/01/2019
in Histori, Kosova, Opinion

ISLAM LAUKA*

Viti 2018 në Kosovë u mbyll me diskutimet mbi letrën e Presidentit Donald Tramp, drejtuar homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, për marrëveshjen Kosovë–Serbi. Ato po vazhdojnë edhe me fillimin e vitit 2019. Protagonisti kryesor i këtyre diskutimeve është vetë Presidenti Thaçi, i mbështetur kryesisht nga këshilltarët e tij.Në shkrimet autoriale, në intervistat dhe deklaratat e tyre zyrtare, Presidenti Tramp trajtohet si Perëndi, ndërsa Presidenti Thaçi si Pejgamber a Mesi që solli në tokën e Kosovës urdhëresat dhe ndalesat e të Plotfuqishmit. Edhe fjalori i tyre i përngjan atij të librave të shenjtë si, “Jemi të bekuar si vend e si popull që kemi mbështetjen e Trampit”, apo “Kosova do jetë e bekuar që të respektojë letrën e Presidentit Tramp”. Për nga rëndësia e saj, letra e Tramp-it krahasohet me mesazhin e Kërshëndellave të Presidentit Bush (i vjetri) në vitin 1992, nëpërmjet të cilit ai paralajmëroi Serbinë që të përmbahet nga ndërhyrja ushtarake në Kosovë; me urdhrin e Presidentit Klinton, në mars 1999, që të sulmohet ushtarakisht ish-Jugosllavia dhe me deklaratën e Presidentit Bush (i riu) në Tiranë, në qershor 2007, “Mjaft është mjaft” që çoi në pavarësimin e Kosovës.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Edhe koalicioni qeveritar dhe opozita u shprehën me vlerësime pozitive, shpesh me nota ekzaltuese, për letrën e Trampit.

Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e analizës politike kritike ndaj letrës së Presidentit amerikan, nga ana e klasës politike të Kosovës. Në mungesë të kësaj analize, konstatohet një mbështetje e plotë, që arrin deri në adhurim nga ana e pozitës dhe opozitës kosovare, për Presidentin Tramp dhe letrën e tij “magjike”.

Një qëndrim i tillë shpjegohet me ndikimin e disa faktorëve:

Së pari, janë vështirësitë e kuptimit të vendimmarrjes së këtij, apo atij aktori. Këto vështirësi shtohen, kur kemi parasysh natyrën komplekse të vendimmarrësit Donald Tramp. Gjithsesi, mendoj se ky faktor ka ndikim periferik, aq më tepër në rastin e Thaçit, i cili deri më tani i ka shkrehur me bisht kurthet që i janë ngritur. Nuk besoj që qëndrimet e tij politike, përfshirë atë për letrën e Tramp-it, të jenë të ndikuara nga padija.

Së dyti, mbështetja dhe adhurimi ndaj Presidentit Trump, në njëfarë mase vijnë si pasojë e servilizmit dhe mercenarizmit të klasës sonë politike. Kjo nuk është një dukuri vetëm kosovare, por thuajse e krejt elitës politike mbarëshqiptare.

Së treti, mbështetja dhe adhurimi i Tramp-it, në masë të madhe, shpjegohen me përpjekjet e pozitës dhe opozitës për ta shfrytëzuar atë si instrument për ruajtjen e pushtetit (pozita) ose për rikthimin në pushtet (opozita).

Së katërti, siç shprehet një mik i sprovuar i shqiptarëve, ambasadori amerikan, Uilliam Uokër, disa udhëheqës të Kosovës janë të gatshëm të bëjnë atë që u thonë ndërkombëtarët, nga frika se mos akuzohen nga Gjykata Speciale. Mendoj se ndikimi i këtij faktori në formësimin e qëndrimeve politike aktuale, sidomos në rastin e Presidentit Thaçi, është me rëndësi vendimtare.

Analiza politike kritike, e cila merr në konsideratë vendimmarrësin dhe kodin e tij operacional, kontekstin e brendshëm e të jashtëm, si dhe bashkëveprimin e bashkëndikimin dinamik midis aktorëve dhe strukturave, na jep mundësinë të bëjmë këto vlerësime për letrën e Presidentit Tramp:

Së pari, është shumë pozitiv fakti që Presidenti amerikan vë në dukje investimin e SHBA-ve për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran dhe ripohon angazhimin e vendit të tij në këtë çështje.

Së dyti, ashtu si administratat e mëparshme amerikane, ai e klasifikon shtetin e Kosovës si një partner kyç të Amerikës për të garantuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Europën.

Së treti, ndryshe nga administratat e mëparshme amerikane, që pas 17 shkurtit 2008 kanë kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, Donald Tramp-i bën thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar, interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Ky është një dallim thelbësor në politikën amerikane për çështjen e Kosovës, sepse qëndrimi i Uashingtonit ka qenë në mbështetje të planit Ahtisari, mbi bazën e të cilit u shpall pavarësia e Kosovës, si zgjidhja më e drejtë, më realiste dhe më e qëndrueshme, në interes të dy palëve, të paqes e sigurisë në rajon dhe Europë. Në vend të planit Ahtisari, tashmë të shpallur të vdekur, kërkohet një ekuilibër i ri interesash midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të fiksohej në një marrëveshje të re dypalëshe. Letra nuk e thotë shprehimisht se si do të arrihet ky ekuilibër interesash, por Presidenti Thaçi dhe këshilltarët e tij lënë të kuptohet që Presidenti Tramp mbështet tezën e shkëmbimit të territoreve, e cila, sipas tyre mund të mos na pëlqejë, por, përderisa këtë na e kërkon Amerika, ne nuk na mbetet gjë tjetër veç ta dëgjojmë e të veprojmë siç porosit ajo.

Por cfarë kërkohet të shkëmbehet, në mënyrë që të arrihet balancimi i interesave midis Kosovës e Serbisë? Këtë e bën të qartë njëri nga këshilltarët politik të Thaçit. Serbia kërkon pjesën në veri të lumit Ibër, në këmbim të një pjese të papërfillshme të Luginës së Preshevës, pa korridorin 10. Më së fundi, pas kaq kohësh, kemi diçka konkrete për atë që Thaçi e ka fshehur siç fsheh gjarpri këmbët– tezën e shkëmbimit të territoreve, pra çfarë do t’i japim ne Serbisë dhe çfarë do të marrim prej saj. Është e qartë se ky shkëmbim rezulton me humbje të rëndë për palën tonë.

Nga ana tjetër, analiza politike kritike kërkon që të bëhen përpjekje për të hulumtuar dhe kuptuar motivet që e kanë shtyrë Presidentin Tramp në formulimin e kësaj letre. Për këtë çështje nuk ka një mendim unik midis studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë. Për disa, letra e Trampit na kujton Kemp Dejvidin, vendin ku në vitet 1978-1979 u arrit pajtimi midis Egjiptit dhe Izraelit. Sipas këtij argumenti, Trampi është i interesuar, jo aq për zgjidhjen e konfliktit shekullor midis shqiptarëve e serbëve, sesa për të fituar kapital politik për veten e tij, pas dështimeve të njëpasnjëshme, në politikën e jashtme, për të mbetur në histori si pajtuesi i madh i dy popujve ballkanikë.

Një argument tjetër është ai, sipas të cilit interesimi aktual i Uashingtonit për rajonin tonë ka të bëjë me heqjen e atusë së fundit të Rusisë në Ballkan – çështjen e pazgjidhur të Kosovës, nëpërmjet së cilës Moska shantazhon Beogradin, duke ruajtur kështu praninë dhe ndikimin e vet në këtë zonë.

Të dyja këto argumente janë të diskutueshme. Sipas mendimit tim, Presidenti Tramp ka çështje të tjera më të mëdha, me të cilat pretendon të mbetet në histori, sesa pajtimi i dy popujve të vegjël, në periferi të Europës, pa ndonjë interes për të.

Të tilla janë: arritja e marrëveshjes me Korenë e Veriut për armët bërthamore; riformulimi i marrëveshjes së re me Iranin, po për këtë çështje; ndërtimi i murit me Meksikën etj.

Sa i takon largimit të Rusisë nga Ballkani, ky do të ishte një qëndrim i mirëpritur, por marrëdhëniet e veçanta të Donald Trampit me Vladimir Putinin, përpjekjet e vazhdueshme të tij, në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin politik të Kongresit amerikan, për një ujdi me Presidentin rus, nuk shkojnë në favor të këtij argumenti.

Studiuesi i njohur, Ivan Krastev, i përmbahet tezës se Presidenti Trump është në kërkim të aleatëve kundër Kinës, sfiduesit kryesorë të interesave amerikane, brenda dhe jashtë vendit. Kemi të bëjmë me një rikthim të strategjisë Nikson – Kisinger, të viteve 70’, kur u tërhoq Kina kundër Bashkimit Sovjetik, ndërsa tani synohet të tërhiqet Moska kundër Pekinit. Ky argument, në gjykimin tim, është më logjik dhe më i qëndrueshëm.

Nuk besoj që është rastësi përkimi në kohë i dërgimit të letrës në adresë të Thaçit dhe i shpalljes së tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, duke e lënë këtë vend dhe të ardhmen e tij në dorë të Putinit dhe aleatëve të tij; nuk mund të jetë rastësi deklarata e Trampit, në fillim të këtij muaji, e cila justifikon pushtimin e Afganistanit nga Moska, në vitin 1979, gjoja, për shkak të kërcënimit terrorist; nuk mund të jetë rastësi që, tri ditë pas nënshkrimit të letrës nga Presidenti Tramp, më 17.12.2018, u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Rusisë për të diskutuar, “në mënyrë të hollësishme situatën në Ballkan”; nuk mund të jetë rastësi që Këshilli rus për çështje ndërkombëtare, i themeluar me dekret të Presidentit Putin, më 27.10.2018, paraqiti studimin “Formatet e ndryshme ndërkombëtare të zgjidhjes “në paketë” për Ballkanin”, ku theksohet se “rregullimi i sotëm territorial në Ballkan nuk e justifikoi veten” dhe propozohet që për rivizatimin e hartës së re ballkanike të organizohet një konferencë ndërkombëtare, në të cilën parashikohet që Rusia të luajë rol qendror. Së fundi, nuk mund të jetë rastësi që, vetëm një muaj pas letrës së Trampit, më 17.01.2019, Putini të vizitojë Serbinë. Në prag të kësaj vizite, në intervistën e dhënë me 16.01.2019 gazetave serbe “Politika” dhe “Veçernije Novosti”, Putini ripërsëriti vlerësimet e Moskës për “agresionin” e NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, më 1999, për shpalljen e “paligjshme” të pavarësisë së Kosovës dhe formimin e ushtrisë së saj, si “kërcënim” ndaj paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.

Dyshimi im është që Ballkani, përfshirë Kosovën, mund të jetë pjesë e paketës së ujdisë midis Trampit dhe Putinit për t’i lënë dorë të lirë këtij të fundit në rajonin tonë, në Lindjen e Afërt, etj, me kusht që Moska, minimumi, të jetë neutrale në marrëdhëniet SHBA-Kinë, maksimumi, t’i bashkohet Uashingtonit kundër Pekinit.

Është tjetër gjë, a do të bjerë Putini në karremin e Trampit dhe a do ta lejojë Kongresi Presidentin që të shkojë aq larg në ujdinë e tij me Moskën, duke kërcënuar seriozisht interesat amerikane të sigurisë, ato europiane, ballkanike dhe interesat jetike të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.

Përfundimi që del nga kjo analizë është ky: nuk duhet mbështetur apriori, çdo qëndrim i aleatëve tanë strategjikë, përfshirë SHBA-në, ndaj Kosovës. Përkundrazi, qasjet e tyre ndaj nesh duhen parë, patjetër, nga këndvështrimi i interesave tona kombëtare dhe shtetërore. Kosova mbi gjithçka.

*Ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë

Post Views: 108
Tags: kosovarugova
Previous Post

Ne pasardhesit e Ismail Qemalit

Next Post

Miti që po thyhet në universitete

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Miti që po thyhet në universitete

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.