• Latest
  • Trending
  • All

Kolonializmi serbosllav mbi Shqipërinë Etnike është krim ndërkombëtar

15/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 31 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Kolonializmi serbosllav mbi Shqipërinë Etnike është krim ndërkombëtar

15/01/2019
in Kosova, Opinion

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Pse politika kozmopolitike shqiptare për motive të pakuptueshme po e hesht problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan është çështje në vete dhe për vete.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Mirëpo, shkenca shqiptare nuk e gëzon një “privilegj” të këtillë mbi asnjë bazë qoftë morale, qoftë politike a ashkencore.

Përkundrazi, e ka për detyrë jo vetëm që ta korrigjojë, ta ndërtojë, por edhe ta artikulojë një politikë të këtillë mbi baza shkencore, strategjike, politike dhe kombëtare. Çështja koloniale shqiptare në Ballkan, nuk është vetëm çështje monopoli e elitave politike zyrtare shqiptare dhe e bizneseve tregtare, por edhe e shkencës, e inteligjencies dhe e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Si politika e “lartë”, ashtu edhe shkenca “e dremitur” shqiptare nuk kanë asnjë arsye të qëndrueshme, që në vend se ta quajnë, dhe ta stigmatizojnë me emër të vërtetë kolonialzimin serbosllav mbi Shqipërinë Etnike, të përdorin eufemizma të ndryshëm politikë dhe apolitikë, të cilët jo vetëm se e abstrahojnë, por edhe e justifikojnë fenomenin e kolonializmit serbosllav para politikës ndërkombëtare. Thjesht, përderisa politika zyrtare shqiptare në asnjë kërkesë të saj, nuk e parashtron me theks të posaçëm problemin e kolonializmit serbomadh mbi Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare, domethënë ai me vetëdije të plotë heshtet, përkatësisht nuk ekziston fare si i tillë.

Andaj, me arsye shtrohet pyetja, pse dikush tjetër, të dalë, dhe të pohojë para botës, se në Kosovë dhe në viset e tjera autoktone shqiptare sundon terrori dhe kolonialzimi sllav, kur ne, kemi plotësisht të drejtë dhe, fundja e kemi për detyrë, që vetë ta luftojmë dhe ta bëjmë çështje në mënyrë permanente para bashkësisë ndërkombëtare këtë dukuri të shëmtuar të botës së qytetëruar. Meqë, të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan, nuk mbretëron kurrfarë “terrorizmi shqiptar”, por kolonializmi terrorist serbosllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese, (edhe politika, edhe shkenca shqiptare) të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdorë si instrumentin më të përshtatshëm politik , jo vetëm për t’i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, por edhe për t’i “rinovuar” ato si “vlera demokratike” në favor të trendeve më të reja të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane.

Derisa heshtim, dhe e sakrifikojmë në mënyrë iracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbosllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të “ ligjshme” dhe, si të “ drejtë pushtuese” mbi Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1878-1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë ( ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhanat, legjendat, mitologjinë “ e ligjshme”, të shkruara nga “klerikët e baltës”, si edhe fenomenin e shpifur “terrorizëm shqiptar”, po orvatet ta anulojnë të drejtën natyrore dhe historike të ligjshme, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan.

Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav, që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, t’i mbajë edhe më tej me dhunë nën jursidiksionin kolonial, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme, se përbëjnë vepër penale(krim) ndërkombëtar.

Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare, e di mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dijnë, edhe më mirë, edhe aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vënë në “rend dite”, si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimiozhet dhe po shterohet, duke “vrapuar” , që të zërë “trenin e fundit” të standardizimive teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbosllav)) gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar, as sot, në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së “drejtës pushtuese” serbomalazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë Etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot është tejet heterogjen dhe i zhbalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të fundosur në ceklinë, si pasojë e avarisë së “motorit” të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX.

Politika antikoloniale e shqiptarëve, duhet të jetë e bashkërenduar dhe e sinkronizuar si në kuptimin e së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare.

Fundja, askush nuk ka arsye t’i frikësohet lindjes dhe veprimit të faktorit ushtarak shqiptar, sepse ai ka vetëm karakter çlirimtar kombëtar, dhe do të jetë faktor vendimtar i mbrojtjes së interesave jetike kombëtare dhe shtetërore si për shqiptarët, ashtu edhe për interesat e të gjitha minoriteteve padallim, dhe pa kurrfarë diskriminimi, kudo që shtrihen dhe jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë Etnike.

Natyrisht, nga faktori ushtarak shqiptar, frikësohen dhe janë skeptikë vetëm ato regjime koloniale serbosllave, që e kanë “mizën mbas veshi”, si pasojë e hipotekës koloniale shekullore të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, këtë sëmundje kronike, mund ta shërojnë, po qe se në mënyrë paqësore, dhe të ligjshme (sipas së drejtës historike dhe, ashtu si parashikohet me ligjet, dhe me normat juridike të bashkësisë ndërkombëtare) gjejnë gjuhë të përbashkët me shqiptarët, që përfundimisht të heqin dorë nga sundimi kolonial i tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, pavarësisht nga koncesionet e mundshme dhe të paparashikuara të politikës kozmopolite shqiptare në favor të zgjatjes së agonisë dhe të ankthit kolonial serbosllav, nuk ka më asnjë gjasë minimale, se do të përsëritet “pragmatizmi historik” i politikës pushtuese gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi në eliminim e ushtrive shqiptare nga vatrat e tyre të Shqipërisë Etnike.

Post Views: 94
Tags: politika serbe
Previous Post

Shembulli nga Austria, presidenti udhëton me transport publik

Next Post

Për Kosovën nuk është i pranueshëm asnjë opsion tjetër përveç njohjes reciproke brenda kufijve te sotëm

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Për Kosovën nuk është i pranueshëm asnjë opsion tjetër përveç njohjes reciproke brenda kufijve te sotëm

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.