Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Serbi, Manchang Li pohoi se qeveria kineze nuk ka ndryshuar qëndrim rreth mos-njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Unë jam në dijeni që më shumë se 100 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por qeveria kineze e mban qëndrimin e saj dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë atë”, tha Li për Novosti.
Sipas tij, Kina ka mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë rreth Kosovës, ndërsa bazë për zgjidhjen e këtij problemi është Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.