Një ndër zërat më të fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa ka qenë Leonardo DiCaprio. Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram herë pas here ka bërë apel për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Ndërkohë kësaj nisme i është bashkuar edhe një tjetë aktor I njohur i Hollywood-it.
Bëhet fjalë për Edward Norton, i cili në një postim në Twitter ka bërë thirrje që të gjithë të shohin dhe ta shpërndajnë filmin e Patagonia për mbrojtjen e lumit Vjosa.
“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNoë”- shkruan Norton në një postim.