• Latest
  • Trending
  • All

“Këtu nuk ka përse!”. Ora Zero për arabët

02/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Këtu nuk ka përse!”. Ora Zero për arabët

02/10/2014
in Opinion

Nga Roger Cohen

Në një pasazh të famshëm të “Mbijetesë në Aushvic”, Primo Levi përmend një incident me mbërritjen në kampet nazistë të vdekjes që rrok shumë mirë pikëpjekjen e njerëzores me kundër-njerëzoren. Ai dhe të burgosur të tjerë italianë mbahen në një hangar, teksa presin të mësojnë fatin e tyre. Levi hedh sytë rrotull, në kërkim të ndonjë mjeti për t’i dhënë fund etjes: “I vura syrin një cope akulli të varur jashtë dritares, që nëse zgjasja dorën, mundesha ta kapja. Hapa dritaren dhe theva akullin, por në çast, një rojë trupmadh që ruante përjashtë ma mori nga dora brutalisht. “Warum?” (Përse?) e pyeta me gjermanishten time të çalë. “Hier ist kein warum!” (Këtu nuk ka përse!) u përgjigj ai, duke më shtyrë brenda me një të goditur

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në një pasazh të famshëm të “Mbijetesë në Aushvic”, Primo Levi përmend një incident me mbërritjen në kampet naziste të vdekjes, që rrok shumë mirë pikëpjekjen e njerëzores me kundërnjerëzoren. Ai dhe të burgosur të tjerë italianë mbahen në një hangar, teksa presin të mësojnë fatin e tyre. Levi hedh sytë rrotull, në kërkim të ndonjë mjeti për t’i dhënë fund etjes: “I vura syrin një cope akulli të varur jashtë dritares, që nëse zgjasja dorën, mundesha ta kapja. Hapa dritaren dhe theva akullin, por në çast, një rojë trupmadh që ruante përjashtë ma mori nga dora brutalisht. “Warum?” (Përse?) e pyeta me gjermanishten time të çalë. “Hier ist kein warum!” (Këtu nuk ka përse!) u përgjigj ai, duke më shtyrë brenda me një të goditur.

Këtu nuk ka përse. Kjo frazë më është kthyer vazhdimisht në mendje, që kur pashë një ekzekutor të organizatës që e quan veten Shteti Islamik, tek u priste kokën dy gazetarëve amerikanë dhe një punonjësi britanik. Të tre burrat ishin thyer prej kohës së gjatë në burgim. Ishin “tretur”, një gjë e tmerrshme për t’u parë. Sa herë duhet të kenë pyetur veten për “përse”-në e robërimit, poshtërimit dhe torturimit deri në momentin kur, një thikë e vogël, me një lëvizje të rrufeshme, ua ndau kokën nga trupi. Secili prej të treve vdiq i vetëm, ndryshe nga jazidët që u vranë në grup, ushtarët shiitë që u masakruan, gratë dhe fëmijët që u vranë gjatë përparimit të forcave të veshura me të zeza të ISIS-it përgjatë Irakut verior. Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i ISIS-it ka krijuar një kult të dhunës që e ka bërë eliminimin e të gjithë jobesimtarëve, gurin e themelit të një lëvizjeje, objektivi i shpallur i së cilës është rikthimi i Kalifatit, por që për arsye të ekzistencës, ka vetëvrasjen.
Është njerëzore të kërkosh arsyet. Ndoshta ngjitja e ISIS-it mund të shihet si momenti kulmor i pakënaqësisë disa dekadëshe të arabëve ndaj atij që e perceptojnë si dominim të Perëndimit, duke përftuar mbështetje nga i njëjti zemërim që i “dha forcë” Vëllazërisë Myslimane dhe Al Kaedës para tij. Ose si një shprehje e dështimit të shoqërive arabe. Ose si një reagim i armatosur i sunitëve ndaj pushtimit amerikan të Irakut, që solli edhe fuqizimin e shiitëve. Ndoshta është edhe një hakmarrje brutale për Abu Ghraibin dhe Guantanamon (ku, duhet thënë, ka patur një “përse” të vogël për të burgosur që janë mbajtur me vite, por të padënuar për asnjë krim). Ose është një përpjekje e mirëfinancuar e vehabizmit saudit, interpretuar në formën e tij më të drejtpërdrejtë. Mund të jetë dhe një alternativë për të rinjtë e pakënaqur myslimanë, ndaj boshllëkut moral të qytetërimit perëndimor. Ose një provë e krizës së Islamit dhe lufta e pashmangshme “Tridhjetëvjeçare” e degëve sunite dhe shiite të tij. Por mund të jetë thjesht edhe një thirrje për të rrëmbyer armët kundër Shteteve të Bashkuara, në po të njëjtën mënyrë si Kryqtarët e pafe u dëbuan prej Levantit.
E megjithatë, në fund të fundit, nuk ka një “përse” për barbarizmin e ISIS-it. Nuk ka përse në Raqqa. E liga mund të ketë dhe arsye; ata nuk kanë. Makineria naziste e vdekjes ishte unike. Na ndodh shpesh të dëgjojmë të përmendet me mendjelehtësi, duke nënvleftësuar vetë fenomenin dhe viktimat e tij. Por mua më vuri në mendime pasthënia e Martin Amis, në romanin e tij të ri “Zona e interesit”, ku ai përpiqet të “hetojë” përse-në e Hitlerit dhe përmend si pasazhin e copës së akullit, ashtu si dhe një tjetër po nga Levi: “Ndoshta nuk mund, dhe për më tepër, nuk duhet, ta kuptosh atë që ndodhi, sepse ta kuptosh është pothuajse si ta justifikosh. Të shpjegohem: ‘të kuptosh’ një propozim apo sjellje njerëzore do të thotë ta ‘nxësh’ atë, të kuptosh autorin, të vësh veten në vendin e tij, të identifikohesh me të’. Levi, duke iu referuar Hitlerit, Himmlerit dhe të tjerëve, vazhdon: “Ndoshta është e dëshirueshme që fjalët e tyre (dhe gjithashtu, fatkeqësisht, veprat e tyre) të mos jenë të kuptueshme për ne. Janë vepra dhe fjalë jonjerëzore, madje kundër-njerëzore”.
E gjendur përballë kundërnjerëzores, njerëzorja duhet të kundërgodasë. Në deklaratën e përbashkët të masakrave të Tetorit 1943, firmosur nga Churchilli, Rooevelti dhe Stalini, hebrenjtë nuk përmendeshin fare, ndonëse tashmë ishin vrarë në dhomat e gazit apo pushkatuar me miliona. Një mekanizëm mbrojtjeje ndaj të pakuptueshmes është të bësh sikur ajo nuk ekziston. “Lërjani arabëve, është rrëmuja e tyre, le ta pastrojnë vetë”, është një përgjigje e papërshtatshme sot, kur përmendet ISIS. Do të ishte e gabuara. Koalicioni i Obamës në luftën për të çrrënjosur ISIS-in mund të jetë jobindës, por pasiviteti ishte rruga e gabuar.
Sigurisht, Hitleri e shkatërroi Gjermaninë. Zemërimi i tij ishte i orientuar jashtë, por impakti përfundimtar u ndie brenda. Al-Baghdadi, me kalifatin e tij 1000-vjeçar vë në shënjestër Perëndimin, por në rrezik është një rend i kalbur arab dhe i cili duhet të gjejë një përgjigje ndaj ISIS-it dhe pakënaqësive të qytetarëve të vet. Kjo është Ora Zero e arabëve.
Edhe një gjë: Do të thosha se në këtë luftë, të gjitha mjetet janë të justifikueshme. Bashkimi Sovjetik, një rival ideologjik, ishte një aleat kyç në mposhtjen e nazizmit. Është e qartë se cili vend mund ta luajë sot këtë rol kundër ISIS-it. Quhet Iran.

Previous Post

Solidarizim emotiv nga dy jetimë me grevën e të burgosurve në rastin “Monstra”

Next Post

Historia që mund të shkruhet për Enver Hoxhën

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Historia që mund të shkruhet për Enver Hoxhën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.