• Latest
  • Trending
  • All

Këshilla epike e Walker/ Mos dëgjoni ndërkombëtarët, por popullin e Kosovës

13/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Këshilla epike e Walker/ Mos dëgjoni ndërkombëtarët, por popullin e Kosovës

13/02/2019
in Kosova, Opinion

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit të Reçakut, në komunën e Shtimes, në rajonet qendrore të Kosovës, hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre.

Të nesërmen, ish drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat, rrëzë një kodre dhe e quajti aktin një masakër të kryer nga forcat serbe.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në prag të 20 vjetorit të masakrës së Reçakut, Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.

20 vjet më pas, ambasadori Walker e sheh situatën në Kosovë si të trazuar dhe idetë e reja në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si të pafavorshme për Prishtinën.

Zëri i Amerikës: Javën që vjen Kosova shënon 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, të cilën ju më 16 janar të vitit 1999 e cilësuat krim kundër njerëzimit. Si e kujtoni atë ditë 20 vjet më pas?

William Walker: E kujtoj me aq përpikëri ashtu siç e pashë vetëm disa orë pasi dëshmova rezultatin e masakrës. E sjell shpesh në mendje atë skenë dhe nuk kam ndryshuar asgjë në interpretimin e asaj që pashë apo çfarë e kishte shkaktuar atë.

Zëri i Amerikës: Çfarë rëndësie ka kujtesa ndaj ngjarjeve të tilla?

William Walker: Për mendimin tim, – ndoshta e ekzagjeroj por nuk mendoj ashtu, – ajo që ndodhi në Reçak dhe ngjarjet që pasuan çuan në formimin e Republikës së Kosovës. Ai incident, reagimi im ndaj tij, dhe më pas reagimi i qeverisë së Serbisë ndaj reagimit tim, prodhuan një cunam ndërkombëtar raportimesh për atë që po ndodhte në Kosovë, që çoi pastaj në takimin e ministrave të jashtëm, më pas takimet në Londër, në Rambuje që u pasuan me fushatën e bombardimeve gjë që eventualisht çliroi Kosovën nga kontrolli i Serbisë. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta kujtoj sa më shpesh të jetë e mundur – sa herë që ndeshem me informacione të reja kontrolloj për të parë nëse konkluzioni im fillestar ishte i saktë dhe deri më sot, 20 vjet më pas, jam ende i bindur se vlerësimi që dhashë ishte i vërtetë.

Zëri i Amerikës: Vlerësimi juaj shënoi kthesë në qasjen e diplomacisë perëndimore e cila u përfshi në proceset që u paraprinë bombardimeve të NATO-s. Beogradi ju shpalli person të padëshirueshëm dhe ngul këmbë edhe sot se Reçaku u paraqit ndryshe për të krijuar një shkas për bombardimet kundër Serbisë. Si u përgjigjeni këtyre qëndrimeve?

William Walker: Është absolutisht qesharake. Unë e di përse shkova në Reçak atë mëngjes të 16 janarit. Mbërrita aty vetëm disa orë pasi kishte ndodhur masakra. Pashë në mesin e asaj dite të acartë dimri trupat dhe atë që kishte ndodhur ndaj atyre burrave dhe djemve. Qeveria e Beogradit doli që ditën e parë me versione të ndryshme që i përshtaste me atë që mësonte bota për atë ngjarje dhe vazhdimisht ka ndryshuar opinionin e saj. Ata arritën deri aty saqë pretendonin se unë kisha shkuar dhe kisha ndryshuar rrobat e më shumë se 40 viktimave dhe i kisha shpuar me plumba. Këto ishin shpjegime qesharake. Është një nga shumë të tilla të bëra nga Beogradi. Edhe njëherë, unë nuk kam parë asnjë informacion nga burime të besueshme, që të ketë rënë ndesh me vlerësimin tim fillestar të asaj që ndodhi atë natë.

Zëri i Amerikës: Njëzet vjet më pas, kur e mendoni situatën që mbretëronte në Kosovë, a ka qenë e mundur të shmangej një masakër e tillë?

William Walker: Jo. Ajo nuk ishte masakra e vetme, kishte edhe të tjera. Ndryshimi me atë të Reçakut ishte se vëzhguesit ndërkombëtarë mbërritën aty brenda disa orëve dhe kështu që historitë e sajuara të një beteje mes UÇK-së dhe forcave serbe u sfiduan. Ata ishin të gjithë djem dhe burra fshatarë me veshjet e tyre të bujqësisë. Nuk mendoj se masakra mund të ishte shmangur. Ajo thjesht hodhi dritë mbi atë që qeveria në Beograd po bënte ndaj shqiptarëve në Kosovë që nuk ishte vetëm në Reçak por në shumë fshatra të tjera.

Zëri i Amerikës: Ambasador, një vit më parë ju thatë në Reçak se “është dëshpëruese, pasi këta njerëz nuk e dhanë jetën e tyre për ta parë Kosovën aty ku është tani”. Sipas jush ku ndodhet Kosova njëzet vjet pas asaj masakre?

William Walker: Do të thosha në një situatë të trazuar. Ditën kur u shpall pavarësia – isha atë ditë në Prishtinë dhe të nesërmen në Pejë dhe kujtoj atë lum njerëzish që festonin çlirimin dhe pavarësinë. Pritshmëritë ishin të larta, ndoshta shumë të larta. Por edhe po të ishin në një nivel më të ulët, një numër shumë i madh njerëzish në Kosovë sot janë mjaft të zhgënjyer me ecurinë e deritanishme. Shumë njerëz thonë se duhet kohë për të ndërtuar një shtet të ri që lindi nga asgjëja, se politikanët kosovarë nuk kishin përvojë për të qenë politikanë e aq më shumë presidentë apo zëvendësministra, apo deputetë. Por mendoj se situata është zhgënjyese, ka shumë korrupsion, shumë krim, shumë pasiguri për të ardhmen. Rrjedhja e trurit që ka prekur të gjitha vendet e Ballkanit por veçanërisht Kosovën, papunësia mes të rinjve është shumë e lartë dhe ata po humbasin shumë njerëz të aftë. Kam qenë i përfshirë me Universitetin Amerikan në Kosovë në përpjekjet për të trajnuar të rinjtë me mënyrën sesi funksionon bota sot. Kemi patur rezultate të mira. Ka shumë studentë të mirë dhe inteligjentë, por sapo diplomohen ata largohen – shkojnë në Gjermani apo këtu në Shtetet e Bashkuara – e kërkojnë fatin diku tjetër pasi në Kosovë mundësitë janë shumë të pakta. Pra shumë njerëz prisnin më tepër përparim 20 vjet pas asaj që ndodhi.

Zëri i Amerikës: Kosova shënon sivjet 11 vjet të pavarësisë, por ende është në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Gjatë vitit që lamë pas madje janë hedhur ide për një marrëveshje që mund të prekte edhe kufijtë e saj. Si e shihni ju këtë proces dhe ide të tilla?

William Walker: Unë e shoh kështu: njëra palë është e gatshme të negociojë dhe të bisedojë për të ardhmen ndërsa tjetra shumë e pandryshuar në qëndrimin e saj se Kosova është ende pjesë e Serbisë. Duke patur parasysh mënyrë sesi e trajtoi shumicën shqiptare qeveria e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, unë nuk e imagjinoj dot që populli i Kosovës të pranojë ndonjë lloj kufizimi të lirisë nga ana e Beogradit. Në të njëjtën kohë është një problem që të dyja vendet janë fqinje. Serbia vazhdon të provokojë probleme në veri të Kosovës me pakicën serbe. Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet. Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje. U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme. Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vende të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozita të dobëta. Thjesht shpresoj që kushdo që negocion për Kosovën do të mbetet këmbëngulës se do të ishte e papranueshme çdo gjë që është më pak se njohja e pavarësisë nga Beogradi, se fakti që Kosova ekziston si një shtet i pavarur në Evropë. Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një re tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special. Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë lehtë. Zyra e Prokurorit Special ka kohë që është ngritur dhe ende nuk kam dëgjuar për akuza të ngritura kundër askujt, por e di se disa në lidershipin e tanishëm janë të shqetësuar se mund të akuzohen personalisht për krime lufte.

Zëri i Amerikës: Ju e shihni Kosovën në një situatë më të dobët sesa Serbia që sipas jush ka mbështetjen e Rusisë. Si e shihni përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces?

William Walker: Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të tërhiqen nga angazhimi i fuqishëm i mëparshëm ndaj Kosovës si një shtet i pavarur për shumë arsye. Vëmendja po kthehet ndaj problemeve të tjera në pjesë të tjera të botës. Kosova është një vend i vogël. Shtetet e Bashkuara nuk mbështeten tek Kosova për asgjë kështu që interesat nuk janë të njëjta. Nuk do të thosha se Shtetet e Bashkuara kanë humbur interesin por po humbasin entuziazmin që kishin për ta ndihmuar Kosovën të zhvillohej si një vend që shumë dëshironin se do të ishte. Në administratën e tanishme amerikane nuk mendoj se ka njerëz që kanë qenë të përfshirë me çlirimin apo pavarësinë e Kosovës apo që janë në dijeni që asaj që ka ndodhur para masakrës së Reçakut. Është e vështirë të shpjegosh sesa e keqe ishte situata për popullin e Kosovës nën Sllobodan Millosheviqin. Dhe nuk kam parë ndonjë shenjë nga qeveria e Beogradit për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë kaluar në qëndrimin se çdo lloj marrëveshjeje është e pranueshme prej nesh. Kjo më zhgënjen!!

Zëri i Amerikës: Cila do të ishte këshilla juaj për udhëheqjen e Kosovës në vazhdimësi të këtij procesi?

William Walker: Do t’i këshilloja të mos dëgjonin aq shumë sa kanë dëgjuar deri tani komunitetin ndërkombëtar dhe të dëgjojnë më shumë popullin në Kosovë. Nëse do të dëgjonin më shumë njerëzit që i votojnë, i zgjedhin dhe u mundësojnë titujt, punët e mira, udhëtimet dhe të gjitha të tjerat që vijnë me mbajtjen e një posti publik. Ata nuk dëgjojnë atë që thonë njerëzit. Siç e thashë ka një zhgënjim të madh dhe zemërim se gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Mendoj se klasa politike në Kosovë – që nga presidenti, tek kryeministri, tek ministrat – shumë prej tyre janë parë si heronj të luftës, që luftuan me UÇK-në. Po – ata u shpërblyen, morën poste politike. Por ka ardhur koha që ata të largohen, është koha që të vijë një brez i ri që e di si është tani bota. Nuk shoh fytyra të ndryshme në zyra publike nga ato që kam parë unë 20 vjet më parë. Bota ka ndryshuar, situata e Kosovës ka ndryshuar dhe ata kanë nevojë për një drejtim që ka besimin e popullit.

Post Views: 96
Tags: kosovashba
Previous Post

Kush po e minon miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Next Post

Dijetari shqiptar i shekullit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Dijetari shqiptar i shekullit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.