Katër të rinj u vunë në pranga nga efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë pasi u zbuluan me armë dhe drogë në ambientet e një lokali. Policia i vuri në pranga në kuadër të operacionit “Galeria”:
Eduart Koboçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë “EKOL Tuna”, i kalibrit 8 mm, me një krehër me një fishek dhe një shkop metalik bejsboll
Gëzim Curri, 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një dorezë metalike grushti
Besjan Kokaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan 6 doza me “Cannabis Sattiva”
Gerald Pepa, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjetën dhe sekuestruan 4 doza me “Cannabis Sattiva”
Ata u konstatuan në ambientet e një lokali pranë një qendre tregtare në rrugën e “Barikadave”.
U sekuestruan
– një armë zjarri tip pistoletë
– një shkop metalik bejsbolli
– një dorezë metalike grushti
– 10 doza lëndë narkotike

















