Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit llir Meta janë takuar sërish këtë të mërkurë, i cilësuar si takimi i përjavshëm një ditë përpara seancave plenare.
Në fokus të takimit të sotëm ka qenë reformë në drejtësi, e cila u miratua dje nen për nen dhe në tërësi në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi pa praninë e opozitës.
Dy ditë më parë, ishte Meta që i shkoi në zyrë Ramës për ta bindur që të arrinte marrëveshje me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Edhe pse reforma u miratua dje në komision pa opozitën, është lënë hapësirë për të negociuar një pikë ku ndahen dy palët politike.
Në përfundim të takimit të sotëm në Kryesinë e Kuvendit, as Rama dhe as Meta nuk kanë folur për mediat.















