Policia e Korçës arrestoi një 35-vjeçar që lëvizte i armatosur në qytet, i cili u denoncua nga një qytetar.
Sipas denoncimit, 35-vjeçari mbante armë në makinë. Menjëherë policia u vu në ndjekje të tij dhe prangosi Endri Panin.
Gjatë kontrollit në makinën e tij tip BMW me targa AA 597 IR u gjet një pistoletë me 7 fishekë, pa leje.
Arma ishte fshehur në mbështetësen e dorës në makinë, ndërsa 35-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje.

















