Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka prishur sot 11 objekte, kryesisht njësi biznesi, në zonën e Bërrylit, përballë me Maternitetin “Koço Glozheni”.
INUK bën me dije se objektet që u shembën sot kishin zënë hapësirat e përbashkëta pranë pallateve si edhe lulishte e trotuarë, duke u bëre njëherazi shqetësim për qytetarët.
“Për shembjen e këtyre objekteve pa leje, forcat e INUK ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste në respektim të plotë të ligjit,”- thuhet në njoftimin për mediat.