Një banor i Lazaratit i ka bërë thirrje policisë përmes News 24 të bëhet kujdes pasi sipas tij, dy persona po qëllojnë me snajper në drejtim të efektivëve të policisë.
“Policia të tregojë kujdes, dy persona qëllojnë me snajper të llojit amerikan. Personat që qëllojnë janë Virjon dhe Ploretar Hallaci. Jeta e policëve është në rrezik, nëse i afrohen më shumë fshatit ”- ka deklaruar banori. Ndërkohë edhe mbrëmjen e sotme në Lazarat vazhdojnë të shtënat me armë kundrejt policisë















