Ndërkohë që policia është në aksion në Lazarat, Sali Berisha flet për “medaljen” tjetër të operacionit, ku sipas tij uniformat blu po sillen shumë keq me banorët.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Berisha theksoi se çunat e Ramës plaçkitën dhe veshën plaçkat.
“Të dashur miq, pasi gjatë bastisjes në familjen Koli në Lazarat kanë përmbysur çdo gjë orendi, mobilje, elektroshtëpiake dhe kanë terrorizuar familjaret, çunat e Ramës kanë plaçkitur çfarë kanë mundur dhe kanë veshur plaçkën!















