• Latest
  • Trending
  • All

Imazhi si emergjencë

26/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Imazhi si emergjencë

26/05/2019
in Opinion

Petrit Kuçana

Edhe një eklips u shfaq në këto të turbullta për shqiptarët. Nuk është thjesht ndonjë lajm, nga ato që duket se, çuditërisht, kemi krijuar imunitet, nga  ato të thjeshtët për shqiptarët e dënuar, të kapur e të burgosur. Nga ato që, fatkeqësisht, janë kthyer gati në lajme limonatë, sesi shqiptarët (jo vetëm në Britani) shfaqen me bëmat e tyre tmerrësisht, turpërisht, të pakapërdishme. 

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ishte një eklips, që duket se do të ketë një kohështrirje të gjatë, pasi kësaj here diellnxënia e shqiptarëve u bë nga një autore e qindra miliona kopjeve të shitura,  që shqiptarët i zatet në një cep të errët ku duket sikur nuk gjendet anjë dritëz,  sado laramane në “The Mister” të E.L James. E kushedi sa e sa njerëzve do u kujtohet A A Gill dhe mungesën tonë të reflektimit, sidomos pas pafundësisë së lajmeve të zeza për shqiptarët. E çfarë imazhi është për ne shqiptarët?

Atë mund ta kuptosh nga një bisedë me një taksixhist në Amsterdam, ku Holanda shënoi rastin më të paprecedentë; parlamenti kërkoi kthimin e vizave për shqiptarët. Dhe ne e kaluam me gjysëm heshtje dhe, gati-gati, e sitëm si çështje politike, por kurrësesi si reklektim të detyrueshëm që duhet të bëjmë, ne si shqiptarë, si klasë politike, si shoqëri.

Nuancat iu dhanë, bashkë me shpjegimet se nuk është ndonjë gjë e madhe dhe e zeruam brenda tre-ditëshit sa mund të zgjasë një lajm, qoftë edhe i kobshëm.

Mbase një çudi më të madhe ndjen kur taksisti në New York të flet paqtësisht për të ashtuquaajturën mafje shqiptare dhe, pavarësisht begroundit të tij, të tregon se është mjaft e rrezikshme. Befasueshëm një tregim të tillë (pra për mafien shqiptare) e degjon edhe në Palestinën e largët, kur së bashku me një grup turistësh amerikanë, britanikë dhe spanjollë, u gjendëm në territoret palestineze. Për ata që kanë qenë, e dinë që brenda territorit palestinez, guida nuk mund të jetë izraelite por palestinez dhe në makinën e grupit tonë na qëlloi njëri që njihte edhe anglishten edhe spanjishten. Sapo merr vesh që je shqiptar, fjala e parë që i vjen ndërmend, e shqoqëruar edhe me një buzëqeshje, mbetet pikërisht mafia shqiptare. Edhe pse përpiqesh t’i tregosh se krimi nuk ka atdhe, se janë thjesht përceptime, se çdo kombësi ka kriminelët e tij, ai më tregonse ka jetuar  në Spanjë dhe kishte patur edhe miq shqiptarë, pasi në Palestinë nuk dinte të kishte asnjë shqiptar të vetëm.

Për t’u rikthyer në Londër, ku duket se lajmet e kronikës së zezë nuk kanë të sosur. Janë të rralla ato ditë kur nuk marrim njoftimet nga metropolitan police për shqiptarët e përfshirë në krim dhe çdo herë na duken si kronika të një krimi të paralajmëruar.

Britania, në krahasim me Evropën, duket se vazhdon të mbetet molla e ndaluar dhe karakterizohet me një shtim të jashtëzokonshëm të numrit të të ardhurve rishtaz që, për shkak të ligjeve, mbeten në kushtet e mbijetesës.

Nuk kanë të drejtë pune, të drejtë strehimi, asnjë lloj të drejte, përjashtuar ata që janë nën 18 vjeç, të cilët detyrohen “të zhduken”, sapo i afrohen kësaj shifre mbrojtëse.

Kaq i madh është numri i shqiptarëve të ardhur, sa në zona të caktuara të Londrës, shqiptarët nën 18 vjeç, pra të pashoqëruar, zënë vendin e parë, duke kaluar edhe shtetet që janë në luftë dhe duken krejt të sinqerta pyetjet e përfaqësuesve të autoriteteve britanike se çfarë po ndodh në Shqipëri, që po vijnë kaq shumë të pashoqëruar.

Nga Ministria e Brendshme mësojmë se të paktën 802 shqiptarë janë të dënuar dhe  192 janë në pritje të dënimit.

Sipas këtyre autoriteteve, kalimi nga Franca-Belgjika-Spanja apo Hollanda drejt Britanisë është diku £13.000 paund, shifër kjo që duhet të paktën dy vjet pune në të zezë për t’u shlyer.

Mjerisht, të gjendur në kushtet e mbijetesës, shumë shqiptarë, kryesisht të sapoardhur kthehen në potencal krimi dhe se qasja e tyre, se duket kjo po kthehet në normalitet. Ka një shifër tjetër të frikshme:

Gjatë vitit të kaluar janë dëbuar nga Britania 1634 shqiptarë.

A do të duket shumë naive pyetja se çfarë ndodh me këto qënie njerëzore, pasi kthehen, me gjithë atë borxh në kurriz?

A ka ndokush që i ndihmon, qoftë edhe sadopak në të ashtuquajturin riintegrim të tyre?! Dikur ka qenë një organizatë IOM që i ndihmonte, por që pas anëtarësimit të shqiptarë në NATO, ky program u ndërpre.

Sa vite pune (nëse dikush prej tyre mund të gjejë punë në Shqipëri) do u duhet për të paguar këtë borxh prej të paktën, 13 mijë paundësh?

A ka ndonjë institucion shtetëror që mund të bëjë një përllogaritje të tillë?! Apo mos ndoshta duhet shtruar pyetja ndryshe.

Sa të ekspozuar janë këta të rikthyer ndaj atyre që mezi i presin rikthehen për të punuar në “rrugën e gabuar”?

Në bisëedat e shumta me avokatë, kryesisht ata të krimeve, me përkthyes apo përfaqësues të autoriteteve të këtushme britanike, gjendja mbetet shumë e nderë, tmerrësisht e vështirë për të patur një shpresë se këta shqiptarë “do të stabilizohen” si ata të mëhershmit që duhet theksuar janë qytetarët model, fantastik me arritje të jashtëzakonshme.

Krenarisht mund të thuhet që nuk ka thuajse fushë të jetës që nuk i kemi ambasadorët tanë të shkëlqyer, që nga pedagogët që lektorojnë në universitetet britanike e deri tek spiërmarrësit etj etj që padyshim bëjnë cdo shqiptar të ndjehet krenar.  The Albanian ka publikuar mbi 100 profile të tyre dhe ky është një mision që vazhdon.

A duhet dikush të mendojë për një zgjidhje, së pari si detyrë e shtetit ndaj shtetasve të vet, ndaj këtyre që po vijnë çdo ditë, e që fatkeqësisht, në kushtet e mbijetesës, po detyrohen të kthehen në furnizues thuajse të përditshëm të kronikës së zezë. Sipas autoriteteve britanike janë me dhjetëra të rinj shqiptarë (të identifikuar) që mjerisht janë kthyer nga shpërndarës në përdorues dhe që trajtohen në klinika si përdorues droge? Duket e pamundur për t’u gjetur numri i të paidentifikuarve…

A duhet të na shqetësojë sadopak shifra prej 2600 shqiptarësh të ndaluar gjatë vitit të kaluar?

A duhet që dikush duhet të merret serizoisht me këtë çështje, për të gjetur një zgjidhje, së pari për këta qytetarë shqiptarë, që po përfundojnë në burgjet britanike e deri tek imazhi i shqiptarëve nëpër botë?!

A duhet dikush nga institucionet e shtetit shqiptar të iniciojë programe bashkëpunimi me Britaninë e Madhe, ku të përfshihet puinësimi sezonal në Britani?!

Të paktën të shikohet si mundësi dhe gjithkush beson se kjo iniciativë do të zeronte krimin, pasi besojmë se nëse një shqiptar do të vinte “i rregullt”, jo vetëm që do të kthehej në qytetar model si taksapagues i shtetit britanik, por ashtu si shqiptarët e tjerë “me letra të rregullta”, do të shkëlqenin si sipërmarrës.

Padyshim kjo do i shërbente shumë përmirësimit të imazhit, së bashku me turizmin.

Sa britanikë vijnë në Shqipëri (pa na përfshirë ne shqiptaro-britanikëve që rregjistrohemi të tillë)?

Besohet se është një numër vërtet shumë i vogël, në krahasim me potencialin që duhet të ishin, sidomos nëse krahasohen shifrat milionëshe të britanikëve në vendet fqinjë. E mbase do të duhet të kujtohemi sërish për Rinasin, aeroportin më të shtrenjtë të rajonit, ku duket se edhe për shumë kohë nuk do të mund të kalojnë linjat ajrore të lira. E për t’u kthyer tek imazhi?

A mund të kihet një “think tank” për një strategji, aq më tepër kur sondazhet flasin për përqindje katastrofike që dëshirojnë të lënë Shqipërinë.  E mbase, deri atëherë, kronikat e zeza nuk do të kenë të mbaruar dhe eklipse të tjera do të mbulojnë gjithçkanë shqiptare.

Post Views: 84
Previous Post

“Udhëtimi im” – Osman Osmani: “Atdheu, thesari ku ruhen kujtimet më të mira jetësore, pasuritë shpirtërore të pakufishme”

Next Post

Zgjedhjet në vendin ku nuk e duan BE-në, shumicën e fiton Partia e “Brexit”-it

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Zgjedhjet në vendin ku nuk e duan BE-në, shumicën e fiton Partia e “Brexit”-it

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.