• Latest
  • Trending
  • All

“IKJA (DHE KTHIMI) NGA LIRIA”

25/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 12 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

“IKJA (DHE KTHIMI) NGA LIRIA”

25/04/2019
in Diaspora, Opinion

Nga Fadil LEPAJA

Ata kishin ikur me vullnet, me përpjekje të mëdha, me rreziqe, me shpenzime, për të shkuar atje ku i thërret besimi apo bindja e tyre . Më tepër se për lirinë, kishin ikur për shkak të një ideje më të qartë për rolin e tyre në shoqëri, sepse në vendin e vet, të çliruar nga dhuna e huaj, dhe të çliruar nga dogmat nuk po arrinin të gjenin veten e tyre, nuk po arrinin të ndiheshin, e lëre më të merrnin rolin e sovranit. Qytetari sovran? Kjo nuk është e mundur , mendon qytetari i lindur e rritur në robëri, mendon qytetari, pjesëtar i një komuniteti që kurrë në histori nuk kishte pasur pushtet të vetin, por ishin ndërruar perandoritë, apo fqinjët pushtues, të cilët e kishin shtypur ose korruptuar vullnetin dhe identitetin e tyre në të gjitha mënyrat, dhe më së shpeshti me sadizëm të skajshëm. Shto kësaj, deformimin e demokracisë, prej presionit dhe fuqisë së oligarkëve të ri të (pas)luftës, dhe ideja e ikjes vizuelizohet lehtë edhe për një të huaj, e lere më për vendorët që e njohin situatën.

Për herë të parë në historinë e vet qytetarët e këtij vendi janë sovran, si shtetas të shtetit i cili ende lufton që identiteti i tij shtetëror të njihet nga bota, dhe përkundër dobësive të mëdha në funksionimin e shtetit dhe shoqërisë, megjithatë mund të ndihen të lirë, dhe mund të zgjedhin për të qëndruar apo ikur. Në fakt, për të ikur drejt perëndimit, liria e tyre është e kufizuar , jo nga shteti i veta, por nga vendet e tjera, të cilat kanë shqetësime lidhur me identitetin fetar dhe politik, përkatësisht mos durimin e vlerave dhe standardeve perëndimore, të një pjese të popullatës shqiptare.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Shkuarja e një numri të rinjve në luftërat në Siri, e ka hutuar edhe një pjesë të opinionit dashamirës evropian. Mohimi i shtetit, shoqërisë dhe mënyrës së jetesës, pra identitetit shqiptar dhe kosovar, dhe ikja në një vend ku pretendohet se jetohet “më mirë”, pra me sheriat dhe ku demokracia ka kuptim negativ, i shqetëson ata.

Pra, çfarë i bie të jetë, në aspektin kombëtar, një shtetas i cili, me vullnet të lirë, merr tërë familjen me vete, duke kaluar shumë rreziqe, dhe duke rrënuar të gjitha urat pas vetes, duke shpenzuar shumë, mbase krejt pasurinë e vet, për të jetuar me ligjet e zotit dhe jo të njeriut?

Atje e shqyen, e hedh përtokë dhe e shkelë publikisht pasaportën e vendit, pra edhe identitetin në të cilin janë lindur e rritur dhe të cilin sapo e ka lënë, me shpresë të mos kthehet kurrë. Ikja nga identiteti, është karakteristikë e veçantë e kosovarëve që po ikin nga liria.

Pra, çfarë janë këta njerëz në kuptimin kombëtarë? Janë kosovarë apo sirian, apo pjesë e kombit, shtetit islamik?

Ideja e kombit islamik rrjedh logjikshëm, sipas analogjisë me përpjekjet ideologjike për kombin socialist, pas formimit të shtetit islamik. Atje kishin shkuar pjesëtarë të qindra etnive, shtetas të dhjetëra shteteve, por të gjithë të besimit të njëjtë, dhe të cilët kanë përzgjedhur të jetojnë sipas një mënyre të jetesës, të rregullojnë jetën e tyre shtetërore e shoqërore si dhe të gjykohen sipas të njëjtave ligje. Pra identiteti i tyre i ri, ishte islami, dhe vazhdon të mbetet. Pasiguria e të qenit sovran në rrethana, kur shoqëria bashkëkohore ka aq mekanizma për manipulimin e vetëdijes dhe vullnetit, krijon pasiguri të madhe te një pjesë e qytetarëve, të mësuar me jetën e disiplinuar dhe rolin e qartë, prej një rrotëze të vogël të mekanizmit shoqërorë, e cila do të sillet ashtu dhe në drejtimin e paracaktuar, në të cilin është sjellë me qindra vjet.

Ndjenja e vëllazërisë e përshkon fund e krye rrugën e tyre, prej një vendi me rregullim perëndimor të jetës, një bashkim të individëve, në një vend, në të cilin vullnetarisht kanë hequr dorë nga shumë të drejta dhe liri, të cilat i konsiderojnë të imponuara. Liritë dhe standardet perëndimore të arritura me përpjekje të mëdha sociale e politike, ata i konsiderojnë kryesisht degjenerim, dhe ikje nga rruga e zotit, e cila me që ra fjala, për ta është e vetmja, dhe të gjithë duhet të rreshtohen andej.

Disa teoricien kosovarë do të thoshin se, duke u bërë shtetas, duke u identifikuar me atë shtet, ende nga askush të pranuar, ata pra marrin identitetin e vendit në të cilin kanë shkuar me vullnetin e tyre. Kombi është pronar i shtetit, dhe kombi formohet vetëm brenda shtetit, thonë ata. Gjithësesi këtë shtet e formësoi lëvizja politike islamike, dhe në një moment historik e strukturoi në shtet i cili në kulmin e vet i kishte rreth 10 milion shtetas.

Nëse në socializëm pronar të shtetit ishin klasa punëtore dhe ideologjia e tyre, në kapitalizëm modern pronarë, dhe sovrani, janë qytetarët, dhe kombi dhe të drejtat dhe liritë elementare njerëzore, dhe liberalizmi, shteti Islamik, pretendoi shtetin , kombin islamik, botërorë, sipas të cilës çdo mysliman kudo që të jetë, është shtetas dhe njëherësh ushtar i këtij shteti, dhe tërë jetën bëjnë përpjekje që kjo ide të realizohet.

Kështu, debati për identitetin, falë problemeve bashkëkohore, po rrëshqet në një teren tjetër. Janë kosovarë, apo nuk janë, këta njerëz, të cilët kanë lënë gjithçka pas vetes, përfshi edhe identitetin, dhe kanë shkuar në një vend, ku kanë marrë shtetësinë e një shteti tjetër, edhe pse të panjohur nga askush, ku me qindra identitete janë shkrirë në një, pra në një identitet islamik?

Kthimi i detyrueshëm, “në liri”, në komunitetin etnik dhe social, do të tregojë fytyrën e vërtetë të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Humanizmi dhe sundimi i ligjit, apo pandjeshmëria dhe hakmarrja e shtetit, do të jetë përgjigjja kosovare, ndaj shtetasve që mohuan identitetin e vet dhe vullnetin kolektiv?

Në këtë angazhim, shteti i brishtë, dhe mbi të gjitha i korruptuar dhe i papërvojë, i Kosovës e ka të vështirë të përballet me kthimin e të gjithë militantëve, dhe atyre që kishin ikur vullnetarisht nga këtu. Bashkëpunimi me segmentet e ligjit dhe të sigurisë, nga vendet mike, është kusht për të zbutur fanatizmin dhe për të tejkaluar sfidën mesjetare, globale, dhe kjo mund të bëhet vetëm duke e zhvilluar më tej lirinë e besimit, dhe duke e trajtuar me humanizëm, dhe me ligj, këtë fenomen global, i cili te ne për shkak të traditës merr përmasat e një konflikti të brendshëm, me shumë rreziqe për shtetin dhe qytetarinë tonë.

Roli i intelektualëve do të jetë shumë më i rëndësishëm se roli i shtetit, sepse çdo luftë fillimisht fitohet në kokat e njerëzve. Është shumë me rëndësi që kjo luftë e brendshme, e imponuar, të përfundojë me fitoren e të gjithëve dhe pa humbës, duke pasur parasysh se ajo tashmë, po zhvillohet jo vetëm në frontin ndërkombëtar, por edhe në atë familjar.

Nëse shteti është ui pafuqishëm, brenda “kalasë” familjes, ku kryefamiljarët ndihen sovran, intelektualët me ide, humanizëm dhe kreativitet, e çlirojnë individin nga hartat mesjetare të mendjes.

Post Views: 106
Tags: ISISSSiria
Previous Post

“Udhëtimi im” – Virion Graçi: “Diasporës i kanë dashur vetëm kapitalin ekonomik dhe tani e duan vetëm për votat”

Next Post

SHQIPTARËT KANË NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER, KURSE SHQIPËRIA JO…

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

SHQIPTARËT KANË NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER, KURSE SHQIPËRIA JO...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.