• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Virion Graçi: “Diasporës i kanë dashur vetëm kapitalin ekonomik dhe tani e duan vetëm për votat”

25/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

“Udhëtimi im” – Virion Graçi: “Diasporës i kanë dashur vetëm kapitalin ekonomik dhe tani e duan vetëm për votat”

25/04/2019
in Edukimi, Kulture, Opinion, Udhetimi im

Shkrimtari Virion Graçi është nga më të suksesshmit e kohës së demokracisë. Me një karrierë të suksesshme si pedagog në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër dhe tani si studiues pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), mes emigrimit për një jetë më të mirë dhe qëndrimit në atdhe, mes sfidave dhe vështirësive ai zgjodhi të dytën. Virionit, i është dashur të përballojë një sërë sfidash në jetën e tij dhe mbi të gjitha, sfida më e madhe dhe e vazhdueshme e tij, ka qenë dhe mbetet “të mos tjetërsohem për të përballuar rrethanat e vështira, gati të pamundura në të cilat jam i kryqëzuar për së gjalli”.

Lindur më 14.02.1968, në Gjirokastër, ka kryer fakultetin “Histori-Filologji”, në degën gjuhë- letërsi shqipe, në Tiranë në vitet 1988-1992 dhe nga viti 1993-2010 ka punuar si pedagog në universitetin “Eqerem Çabej”. Prej vitit 2010 është punonjës shkencor në Akademia e Studimeve Albanologjike, Tirane.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Është autor i mjaft librave si: “San Valentino”, (poezi, 1993) dhe romanet: “Të çmendur në parajsë”, 1995, “Babai në shi”, 1996, “Bijtë e zotit majmun”, 1999, “Shpata e ndryshkur”, 1999, “Zonja pa emër”, 2005, “Litari dhe lamtumira”, 2010, “Stina e hijeve”, 2014, “Djali memec”, 2016, “Pëllumbat i vrasin natën”, 2018. Ka fituar disa çmime dhe, së fundi, çmimin si “shkrimtari më i mirë i vitit 2018, nga fondacioni kulturor “Harpa”, me motivacionin: “Autor me individualitet krijues qe ka krijuar kode te reja ligjërimi duke pasuruar prozën romanore shqiptare”.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Bëj pjesë te shumica e njerëzimit, e cila është e detyruar të punojë çdo ditë për të jetuar. Vetëm një përqindje e vogël, ndoshta, jeton duke mbikëqyrur administrimin e trashëgimisë së tyre në prona kapitale. Në rastin tonë përgjigjja nuancohet më natyrshëm, pasi një pjesë e madhe njerëzish e duan dhe i kushtohet letërsisë, pa interesa profesionale, vetëm nga dashuria që kanë për të, si pasion, si hobby. E dini, meqë jemi miq që nga koha e fakultetit, e kam ndier veten me fat që jetoj duke ushtruar një hobby, pra pasioni shndërrohet në profesion, e kam fjalën për studimin e letërsisë, ndjekjen nga afër të botimeve/librave të shënuar nga tradita dhe nga bashkëkohësia, nga vendi dhe  nga bota.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Si fëmijë, pastaj në adoleshencë e në periudhën e studimeve, lexoja çdo libër që gjeja, nga librat që kam pasur në shtëpi, nga biblioteka familjare të shokëve e miqve të mi, deri te bibliotekat publike. Nuk kam qenë paramendues për të kërkuar diçka që kisha në mendje, titull a autor të pëlqyer e pastaj ta lexoja. Në hershmëri i jam turrur të panjohurës, kam lexuar e pastaj kam mbajtur qëndrim, intuitiv, fillimisht, lexohet/nuk lexohet. Më vonë, duke u rritur e pjekur mendërisht, duke u aftësuar nga ana profesionale, kam ecur më i fokusuar drejt librash a autorësh që mund të ishin të dobishëm për mua; të dobishëm në kuptim të disafishtë, nga ana e kënaqësisë estetike, së pari, pastaj në nivel të pasurimit të dijeve, përvojave jetësore-intelektuale.

Kur u detyrova të shkoja punëtor, pas shkollës së mesme, pata një largim prej librave dhe asaj që më ofronte sipërfaqja kulturore e vendit tim. Kjo nuk zgjati, pas një viti erdha në fakultet dhe pata përfitime nga shoqëria dhe librat e studentëve të tjerë që ishin në gjuhët e huaja, sidomos. Me thënë të vërtetën, sa përmbante programi i degës sime për letërsi shqipe, e kisha përvetësuar me kohë, që nga fillimi i shkollës së mesme. Pas fakultetit puna si pedagog më detyroi dhe mundësoi të ndërtoheshin nga rrënjësisht, hulumtova, rilexova, bëra lëndë e programe lëndësh të miat që i kam përcjellë te studentët me dëshirë, me përkushtim e, besoj, në mënyrën më efikase të mundshme.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Nëse kam arritur diçka shoqërisht e pranuar si vlerë e veçantë, cilësore, këtë le ta pohojë dikush tjetër. Suksesin e njeriut unë e hetoj në disa përbërës; të kuptosh në kohën e duhur ndonjë prirjen tënde natyrore, ku mund të kesh një talent e aftësi mbi mesataren e zakonshme dhe ta orientosh veten drejt kultivimit e përsosjes produktive në atë drejtim; pastaj të japësh më të mirën duke formësuar botën tënde të brendshme nëpërmjet përplasjes, refuzimit, ndeshjes, bashkërenditjes me çdo orë e njësi kohe historike të shoqërisë e vendit ku jeton e punon. Duke qenë se personaliteti i njeriut dimensionohet në shoqëri, duhen përdorur mjete/zhanre/veprimtari gjerësisht të njohura, të dashura e të respektuara nga publiku, sikurse është edhe letërsia artistike njëra prej tyre, me qëllim që të imponohesh duke u bërë pjesë e së tërës, të jesh mes të tuve duke thënë me veprën tënde, “ky jam unë”.

Nga ana praktike pyetja juaj meriton një historik të posaçëm për çdo libër timin të ardhur në jetë. Ironikisht, për dy librat e parë, ankthet për mundësitë dhe kushtet e  botimit kanë qenë më të rënda e shqetësuese se vetë ankthi gjatë krijimit dhe investimi shpirtëror-emocional si krijues. Nëse gjatë shkrimit jam çliruar e rritur nga pak, duke shkuar drejt përfundimit të një libri, proceset e botimit në fillimet e mia kanë synuar të më zvogëlojnë, të më rrudhin, të më relativizojnë përtej çdo mirësjelljeje formale. E nuk kam qenë i vetëm në këtë lloj trajtimi, me sa di. Gjithsesi, 4-5 vite pas debutimin me libër, unë gjeta botues, gjeta njerëz që besuan te unë dhe më trajtuan me respekt si mik, si koleg, si njeri që ka bërë punë të mira dhe mund të bëjë libra edhe më të mirë ndaj duhet bashkëpunuar.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Vëzhgim i drejtë. Nga njëra anë edukata, etika nuk na lejojnë që për çdo stonaturë në jetën e përditshme me njerëz që detyrimisht i kemi pranë në çdo hap, të themi atë që mendojmë dhe të japim përgjigjen e duhur apo kundërveprimin e duhur. Jeta jonë ka ngelur e gozhduar në kufijtë e një arene ku njeriut i takon të dialogojë e të ndeshet, jo vetëm me të ngjashmit e tij, por edhe me monstra, me kafshët, që nga insektet, reptilët e zvarranikët helmues deri te njerëz të animalizuar. Sfida që më është dashur të përballoj: të mos tjetërsohem për të përballuar rrethanat e vështira, gati të pamundura në të cilat jam i kryqëzuar për së gjalli; të ngjaj sa më pak me gjërat që nuk i dua, që nuk i pëlqej, që nuk më ngjallin kurrfarë respekti a simpatie, – kjo është sfida ime. Pjesa tjetër, karriera letrare, sjellja në jetë e librave të mi është proces  i natyrshëm, ngazëllues, dhimbje e ëmbël, thonë poetët.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Mënyra si ndjej, si shprehem, si rrëfej ka mbetur e njëjtë. Kam përshtypjen se në rast se do të më kishte hedhur fati në tjetër shkollim a në tjetër vend për të nxjerrë jetesën (emigrim) do të isha i njëjti. Profesioni nuk më ka dhënë asgjë më shumë se sa rrogën modeste mujore me të cilën mbahemi me vështirësi, unë i kam dhënë e i jap profesionit tim dhe gjërave që iu kushtohem vlera, energji, atribute që nuk mund të kenë ekuivalent material, shpërblyes.

I vetmi vendim më që  është dashur ta sjell në mend ishte kur u shpërthyen ambasadat. Midis lirisë vetjake për të kërkuar yllin e fatit në perëndim dhe robërimit të mëtejshëm të familjarëve të mi nën diktaturë, zgjodha të rrija pranë familjes duke ndarë të njëjtin fat me ta, pa ua përkeqësuar kushtet e jetesës. Për gjëra më të vogla jam penduar në rastet kur i kam bërë mirë dikujt, i cili ma ka konvertuar në armiqësi mirësinë time.. dhe jam penduar shumë herë, sepse jam natyrë bujare, altruiste…dhe nuk ndryshoj dot.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Pa modesti mund të përmend 10-12 romane të mi që i kanë dhënë kuptim qenies sime si krijues me kërkesa të larta ndaj vetes. Në vend të fjalës ‘tejkalim të vetes’ do të pëlqeja në çdo rast \gjetje të vetvetes, gjetje të asaj që të dallon nga të tjerët për t’u rikthyer pastaj te të tjerët nëpërmjet rimishërimit artistik e shprehjes origjinale letrare. Si tejkalim/gjetje të vetvetes do të përmendja dhjetëra poezi të periudhës studentore që më afruan e më bashkërenduan me miq e kolegë të mi të atij brezië si tejkalim/gjetje të vetvetes do të nënvizoja futjen time në botën e romanit në moshë të hareshme dhe prej atëherë kam shkruar e botuar rregullisht, në kohë mjaft të vështira…

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

 Është fjalë rreth të cilës lulëzojnë të gjitha shpresat e idealistëve dhe të gjitha demagogjitë e maskarenjve. Shkrimtarët thonë atdheu im janë gjuha ime dhe lexuesit e mi; e kështu sipas profesioneve e vokacioneve secili gjen rast ta bëjë sa më shumë të vetin si monopol atdheun, si simbol dhe atdhedashurinë, si e drejtë e tij morale e ligjore për t’i sunduar a skualifikuar fare ata që i gjykon si më pak/pak/ose aspak atdhetarë. Mjerisht, në vendin tonë njerëzit janë shpërblyer me nderime e të mira materiale në mënyrë shpërpjesimisht të drejtë me të mirat e vlerat pozitive që i kanë sjellë vendit të tyreë thënë ndryshe, sa më keq e përbuzshëm  i kanë trajtuar bashkëkombësit e vendin e tyre, aq më lart janë ngritur si figura të nderuara në rang të hierarkisë shoqërore-historike. Kjo është fatale, demoralizuese dhe model i ndyrë edukimi edhe për moshat e reja. Për mua fjala atdhe sot është në rend të nevojave bazë ekzistenciale, pra, vendi më i përshtatshëm ku mund të mundësohet jeta normale e familjes sime, kaq, asgjë më shumë.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Nga atdheu kam vetëm dhimbjet, zhgënjimet, goditjet. Nëse thotë dikush “ke gjuhën e bukur shqipe”, do t’i përgjigjesha “nuk është gjuhë e privilegjuar në nivel ndërkombëtar, as gjuha jonë, është botërisht e panjohur, e strukur dhe e kultivuar vetëm ndër viset tona.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Emigrant do të thotë pemë/bimë e shkulur me dhimbje e forcë nga toka e tij, nga vend i tij për të provuar lulëzimin në një tokë tjetër, në të tjera kushte. Zakonisht njerëzit janë aq të mençur sa t’i ikin të keqes e të kërkojnë më të mirën e mundshme.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Duhen shëndoshur në vetvete shoqëritë tona, të jenë kulturalisht të ngritura e të arsimuara në mënyrë serioze, jo pseudo, jo fiktivisht. Pastaj shtetet tona… Nëse zgjedhim të udhëhiqemi njerëz të mirë, nga qeveri të afta, nga qeveri jo të korruptuara, jo renegate, jo antiqytetare, problemi i bashkëpunimit është i zgjidhur.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Sistemi i vlerave dhe kriteret që i përcaktojnë vlerat në të mira dhe të këqija. Kemi një rend të kundërt, gati të përmbysur, me kokë poshtë, si për vlerat estetike, ashtu dhe në lëmej të tjerë të dijes.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Diasporës i kanë dashur vetëm kapitalin ekonomik dhe tani duan vetëm votat për veten, për të konfirmuar veten në krye të shqiptarëve me ndihmën e votave të emigrantëve. Nga qeveritë shqiptare do të kisha dashur që mijëra djem e vajza emigrantësh, të diplomuar në universitete të respektueshme në Europë e SHBA, të ishin të dashur të kërkuar nga qeveritë tona për t’u bërë pjesë drejtuese/imponuse në administratën e lartë shtetërore, në poste vitale ku duhet dije, dinjitet, mendësi shtetbërëse dhe aftësi konkurruese në nivel global.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Kam pasur në një fletorkë, që nga viti 93, shënimet e një projekt-romani. Këto kohë e kam kryer. Një investim i madh, në shumë pikëpamje, tani po  e shijoj në fshehtësi duke u marrë me ca rafinatura  gati të parëndësishme.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Asnjëherë nuk duhet pritur koha e përshtatshme, çasti i duhur për ta zhvilluar një projekt, një ide, një dëshirë që mund të ngjajë edhe si utopi; koha e përshtatshme nuk vjen kurrë pasi ajo nuk ekziston. Bëje gjithçka me përkushtim, me ndershmëri, me mund e sakrificë në çastin që të lind si ide, në kohën kur të vjen si mendim, si dëshirë, si ëndërr, vetëm kjo është Koha e Përshtatshme.

Intervistoi: Flori Slatina
“The Albanian”

Post Views: 113
Tags: udhetimi imVirion Graçi
Previous Post

Gazetar i vjetër apo i vjetruar?

Next Post

“IKJA (DHE KTHIMI) NGA LIRIA”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

“IKJA (DHE KTHIMI) NGA LIRIA”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.