Një 38-vjeçar nga qyteti i Beratit është vetë helmuar me fotoksinë duke i dhënë fund jetës.
Sipas policisë, Edmond Kukunja e ka ndërmarrë aktin tragjik pasi kishte humbur një shumë parash me bastet sportive të ndeshjeve të Botërorit, i cili ka një javë që ka nisur në Brazil.
Policia bën të ditur se 38-vjeçari kishte humbur një shumë parash në ndeshjen e luajtur mbrëmë mes Spanjës dhe Kilit, takim që u fitua 2-0 nga amerikanolatinët, duke sjellë eliminimin e spanjollëve.















