Kur e gjithe vëmendja e medias është përqëndruar në Lazarat policia e shtetit fqinjë, Greqisë kap një sasi të konsiderueshme droge që vinte nga Shqipërisë.
Në portin e Patras janë sekuestruar plot 348 kg marijuanë, që sipas autoriteteve vendase, vinte nga Shqipëria.
Policia greke bën me dije se droga ishte ngarkuar në një furgon frigoriferik që transportonte shalqi, ndërsa ishte e ndarë në 311 pako.
Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i drogës ishte Italia dhe se sasia e kapur pritej të imbarkohej në traget. Ndërkaq, policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili drejtonte furgonin.















