• Latest
  • Trending
  • All

Homazh për Bejrutin e rrënuar

09/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Homazh për Bejrutin e rrënuar

09/08/2020
in Opinion

Mal Berisha

Shpërthimi tragjik i datës 4 gusht 2020 në Bejrut ka lënduar çdo ndërgjegje njerëzore në botë. Para dhjetë vjetësh kam patur rastin ta vizitoj atë qytet. Edhe atëherë i vinte era gjak. Por, sot e ndjej edhe më shumë atë erë; sigurisht nga shpërthimi i tmerrshëm i 4 gushtit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në atë verë të vitit 2010 bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, znj Edith Harxhi, ambasadorin tonë në Kajro, z. Nuri Domi dhe diplomaten znj. Vera Cara, ndërmorëm një tur për njohjen e Kosovës në Lindjen e Mesme. Takimet ishin organizuar në bashkëpunim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Bejrut, z Marc Gorajev.

Gjatë rrugës ne bëmë një vizitë tek memoriali i freskët ende i pa ndërtuar ku Refik Hariri, bashkë me shoqëruesit e tij ishin bërë copë nga një shpërthim i tmerrshëm. Hariri ishte një biznesman i madh dhe Kryeministër i Libanit prej vitit 1992 deri në vitin 1998 dhe nga viti 2000 deri kur dha dorëheqjen në vitin 2004. Ai kishte ndërtuar Bejrutin pas një periudhe gati dy dekadash lufte civile, në atë mënyrë që vërtetë të linte pa frymë kur ta shikoje. Fatkeqësisht, këtë ai e pagoi me kokë mu në mes të qytetit. Ai u vra me datën 14 shkurt 2005. Për vrasjen e tij dhe të 22 vetëve tjerë që u gjetën aty pranë Hotelit “St. Georges” u përdorën 1800 kilogramë dinamit. I vrarë mbeti edhe ministri i financave i asaj kohe, Bassel Fleihan. Varrimi ishte bërë pranë xhamisë Mohamed Al-Amin.

Ajo ditë në Bejrut ishte një ditë që më bëri të mendoja se sa të lumtur jemi ne shqiptarët! Bejruti ishte qytet shumë i bukur, por i mungonte ajo që për ne shqiptarët është thelbësore: Bashkekzistenca fetare. Në Bjerut bashkekzistenca e tyre ishte aq e vështirë sa kishte kërkuar gjakderdhje pas gjakderdhjesh. Sa vetë kishin rënë “shehit” pikërisht për bashkekzistencën midis tyre, ose më mirë për ekzistencën e tyre. Dëshmia më e tmerrshme e kësaj ishte pamja e memorialit të Refik Haririt. Ndërsa në vendin tonë, për fatin më të mirë, nuk kemi qoftë edhe një dëshmor të rënë në një luftë të tillë të pakuptimitë. Madje, një paqe e tillë i kishte bërë shqiptarët të mbronin hebrenjtë në një kohë kur tërë Evropa i përndoqi, zhduku dhe i eleminoi edhe fizikisht.

Delegacioni ynë ishte përgatitur që në çdo bisedë vendin kryesor ta zinin lidhjet historike dhe sidomos fakti që një ndër themeluesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa ose Vaso Pashë Shkodrani, kishte shërbyer si guvernator i Libanit që nga 9 maji 1882 deri sa vdiq në vitin 1892. Ai ishte Guvernator i Përgjithshëm (Mutesarif) i Libanit, një post i cili ishte rezervuar nga një traktat ndërkombëtar për një katolik me nënshtetësi otomane, pas trazirave civile dhe pushtimit francez të vitit 1860. Në atë post ai ishte i gatshëm që të pranonte autoritetin francez, por më pas ai iu kundërvu edhe atyre si edhe vetë klerikëve maronitë.

Prej andej vajtëm tek kryetari i Parlamentit, z. Nabih Berri. Ai ishte një libanez i lindur në Sierra Leone dhe drejtonte Lëvizjen Amal. Mark Gorajev ishte mik i ngushtë me të, ndonëse Berri kishte aleancë me grupin Hezbullah e përbërë nga shia myslimane e Libanit. Marku vetë ishte gjysmë i krishterë ortodoks dhe gjysmë mysliman suni. Produkt i një përzierje tipike libaneze. Ne kaluam nëpër barrierat gjarpëruese të qytetit, për tu paraqitur më pas në zyrën e një gjenerali i cili ishte shef i sigurimit të Libanit. Takimi me të ishte vërtetë shume interesant, por natyrisht asgjë nuk mund të dilte nga ajo zyrë për atë që kishim vajtur ne.

Pastaj u takuam me kryetarin e Partisë së Haririt, z. Mohammad Chatah. Ai ishte një burrë me plot kuptimin e fjalës, inteligjent, i pashëm, i ditur, i aftë të komunikonte në frëngjisht dhe anglisht. Mëndjendritur dhe mbi të gjitha ai shpalosi një virtyt që do ia uroja çdo njeriu dhe sidomos një politikani. Ai fliste me kompetencë të madhe për sektorin e tij dhe na tregoi për diasporën libaneze. Na tregoi se sa milionerë libanezë kishte nëpër botë dhe se pasaniku më i madh në botë ishte libanezi që kishte në pronësi telekomin meksikan. Ndërsa, në Parlamentin e Brazilit kishte 50 anëtarë me origjinë libaneze.

Chatah ishte një kritik i njohur i regjimit sirian prej të cilit në fakt e gjeti edhe vdekjen në mes të Bejrutit, në fund të vitit 2013, nëpërmjet të një shpërthimi të makinës së tij. Në atë kohë, kur ne e takuam atë, ai ishte ministër i Financave dhe një mik i ngushtë i kryeministrit Saad Hariri. Ai na priti me shumë respekt dhe na tregoi një histori nga më fisniket që kisha dëgjuar. Z. Chatah, pas vrasjes së Rafik Haririt, kryetar i partisë së tij dhe kryeministër i Libanit, ata kaluan në situata shumë të vështira. Pas kësaj, partia e zgjodhi kryetar z. Chatah, dhe në zgjedhjet e vitit 2010 partia e tij fitoi dhe ai u mandatua për kryeministër. Por, sapo e mori atë mandat ia dorëzoi djalit të Haririt, Saad Haririt, që në atë kohë ishte vetëm 39-vjeçar, duke i thënë: “Ishte babai yt ai që na formoi ne të gjithëve dhe ne i detyrohemi atij. Kjo është më e pakta që mund të bëja për të.”

Prej atij vendi të mbushur me varre për shkak të sektarizmit fetar, shkuam në zyrën e kryeministrit. Ishte një djalë i shkurtër, nën të dyzetat. Kishte vetëm disa ditë në zyrë. Jetonte me sindromin e vrasjes së të atit, Refikut. Ai vetë kishte qenë thjesht djali çapkën i një të pasuri tajkun që lodronte mbi të mirat e kësaj botë, pa i munguar asgjë. Dhe, menjëherë ishte kthyer në djalin e një të vrari në mes të qytetit, bashkë me një turmë njerëzish të tjerë dhe… tani për fatin e tij ai do të ishte njeriu që duhej ta çonte përpara vendin e lënë nga i ati. U futëm në zyrën e tij. Ai doli nga zyra në hollin e pritjes. Marku na prezantoi të gjithëve.

Kryeministri ishte si i lodhur, pak i frustruar, jo aq i përqendruar. Kërkoi ndjesë duke thënë se kishte vetëm disa ditë në detyrë dhe ende nuk i kishte mësuar dyert e zyrave. Ishte ulur në kolltukun e të atit i cili njihej veç tjerash për marëdhëniet me presidentin Bush dhe që kishte rol të madh në proceset që zhvilloheshin në Lindjen e Mesme. Pas prezantimit që na bëri Marku, ai mu drejtua: “Nuk e di nëse keni ndonjë lidhje me kryeministrin e Shqipërisë, por mbiemri juaj më kujton miqësinë e ngushtë që babai im i ndjerë kishte me kryeministrin tuaj”.

Pasi folëm rreth vizitës dhe pritjet nga vend i tij, ai na tha se do ta shihte me shumë kujdes dhe përparësi, por natyrisht që në vendin e tij kishte shumë faktorë që ndikonin për të ardhur deri tek njohja e Kosovës. Pastaj folëm për vendin e tij, një farë stabiliteti që gëzonte në atë periudhë dhe nuk ngurrova t’i thosha se sa shumë më pëlqeu ai vend dhe çfarë larmie të jashtëzakonshme kishte natyra aty.

Hariri filloi të na fliste për legjendën e krijimit të vendit të vet. “Kur zoti e krijoi Libanin”, tha ai, “i dha male, pyje, fusha, dete, lumenj, ara, rrëpira, livadhe, ujëra, male të larta, shkretëtira, çdo gjë të bukur që ka natyra, çdo gjë. Pastaj i dha një popull të mirë, të dashur, bujar, punëtor, besimtar… të zgjuar. Të tjerët u bënë shumë xhelozë për të dhe i thanë Zotit: Përse i dhe kaq shumë këtij vendi dhe neve na i hodhe me kaq kursim? Zoti iu përgjigj: “Po, po, ia dhashë, të tëra ia dhashë. Por, mos harroni, i dhashë edhe diçka tjetër: Fqinjët.” Aluzioni ishte shumë i qartë, në të tëra qarqet thuhej se vrasësit e babait të tij ishin sirianët.

U larguam nga Bejruti me fjalët e Saad Haririt në mëndje: Zoti i kishte dhënë gjithçka të mirë atij vendi por edhe… fqinjët. Dhe jo vetëm Libanit…!

Në këtë gusht të vitit 2020, ata po përjetojnë ndoshta ngjarjen më tragjike të historisë së tyre. Rastësor apo i qëllimshëm të jetë shpërthimi, ai tërheq dhimbjen dhe simpatinë e njerëzve që e duan paqen.

Paqja mbretëroftë!

Previous Post

Shqiptarët po marrin borxh për të shlyer borxhet

Next Post

100 ditë pa asnjë person të infektuar nga koronavirusi/ Njihuni me vendin më të sigurt në botë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

100 ditë pa asnjë person të infektuar nga koronavirusi/ Njihuni me vendin më të sigurt në botë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.