• Latest
  • Trending
  • All

Historianët të faktojnë, jo të komentojnë

03/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Historianët të faktojnë, jo të komentojnë

03/05/2016
in Opinion

“Historia nuk është publicistikë”,- shkruante prof. Arben Puto në një replikë kundër Andrea Stefanit lidhur me qëndrimin e këtij ndaj Kongresit të Përmetit.
Mirëpo dhe profesori i njohur i historisë tashmë duhet ta ketë të qartë se në mënyrë të ngjashme historia nuk është politikë.

Që nga momenti kur një historian veç përshkrimit të ngjarjeve historike, pas ilustrimit të tyre me fakte, dokumenta e hollësi të tjera, fillon të interpretojë ato, atëherë mund të thuhet se është kapërcyer caku ku mbaron historia duke kaluar kështu në sferën e politikës, ku historianët nuk ka pse të jenë më të privilegjuar se gazetart a publicistët përsa i përket vlerësimit të ngjarjeve në fjalë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Madje, duke pasur parasysh se historianët shqiptarë për 45 vjet janë mësuar “t’i bien legenit” sipas avazit të diktuar nga partia mund të thuhet se analistët e publicistët janë në gjendje të vlerësojnë më realisht e pa paragjykime ngjarjet dhe momentet historike.

Jo vetëm kaq, por edhe njerëz të zakonshëm, të pajisur me një logjikë normale në interpretimet e tyre mund të jenë më objektivë se ata që njihen si historianë.
Përsa i përket Kongresit të Përmetit janë të mjaftueshme vetëm vlerësimet e Enver Hoxhës ndaj tij për ta klasifikuar si hap të parë të vendosjes së diktaturës komuniste apo “diktaturës së proletariatit” në Shqipëri.

Ishte kjo arsyeja që Enver Hoxha do ta glorifikonte këtë kongres duke e vënë datën e zhvillimit të tij dhe në stemën e republikës së 11 janarit 1946.
Defektin e mënyrës së trajtimit të historisë në baza reale unë e shikoj edhe më parë se të vendosej komunizmi.

Në Shqipëri, kur vjen fjala për ngjarjet e shekullit të kaluar, ndoshta dhe për momente të rëndësishme më të hershme dhe protagonistët e tyre kanë qenë plotësisht në funksion të pikëpamjeve e bindjeve politike të atyre që janë rrekur të shkruajnë histori.
Përjashto ndonjë klerik si Dom Ndoc Nikaj pothuajse të gjithë autorët e teksteve historikë kanë qenë figura të lidhura me politikën në mos politikanë të mirëfilltë.
Konkretisht, Eqerem Vlora, Tajar Zavalani apo Abaz Ermenji, do ta trajtonin historinë në funksion të bindjeve e pikëpamjeve të tyre dhe në bazë të këtyre pikëpamjeve nuk kishin si të mos prodhonin patriotë e tradhtarë, kolaboracionistë etj.Ndoshta është kjo arsyeja që në tekstet e historisë së Shqipërisë kemi inflacion tradhtarësh.

Në disa histori të disa vendeve që kam pasur rastin të lexoj nuk kam gjetur cilësime si tradhtari filan apo qeveria tradhtare…
Meqë erdhi rasti; në fillim të viteve 90 një nga drejtuesit e “Ballit Kombëtar” të asaj kohe fliste për “qeverinë tradhtare të Durrësit” pa e çuar nëpërmend se në atë qeveri ishte ministër dhe simboli i “Ballit Kombëtar” Mit’hat Frashëri.
Gjatë kohës së pushtetit komunist, në kuadër të vënies së gjithçkaje në shërbim të “trushplarjes” së shqiptarëve, përfshi dhe ata përtej kufijve, historianët e prodhuar nga regjimi, do të shtrembëronin të vërteta historike, më e pakta duke fshehur kontribute pozitive të të “damkosurve” nga regjimi dhe do të sajonin e shpiknin episode e gjëra te paqena për ato figura që regjimi i kishte vendosur në piedestalet e patriotit.

Kështu nxënësit nëpër shkolla ndërsa mësonin për Kongresin e Manastirit nuk e dinin që në krye të tij ishin figura si Gjergj Fishta apo Mit’hat Frashëri, u fshinë emra nga Akti i Shpalljes së Pavarësisë dhe gjithë periudha nga Kongresi i Lushnjes deri më 1939 kalohej fare përciptas duke u përqendruar tek hyjnizimi i të ashtuquajturit “Revolucion Demokratiko-Borgjez” i 1924 dhe denigrimi i shtetit të drejtuar nga Ahmet Zogu.

Ndoshta mund të jem i gabuar po historia duhet të merret vetëm me ngjarjet, faktet e dokumentat pa qenë aspak nevoja të bëjë komente e vlerësime për figura të ndryshme.
Edhe për një figurë si Esat Pashë Toptani që konsiderohet si “delja e zezë” e historisë së Shqipërisë nuk ka pse thuhet “tradhtari Esat Pashë Toptani” por të flitet për aktivitetin e tij, pa harruar rrethanat në të cilat ka ndërmarrë veprime për të cilat është akuzuar.

Në mënyrë të ngjashme nuk ka pse thuhet “diktatori Enver Hoxha” por duke u mjaftuar vetëm me përshkrimin e periudhës kur ai ka qenë në krye të vendit si periudha e varfërisë ekstreme, e një terrori të pashembëllt, luftë klasash, izolim pa lënë në hije zhvillimin e arsimit, emancipimit, elektrifikimin.
Në bazë të këtyre pastaj kushdo mund të krijojë opinionin e tij pa pasur nevojë për sugjerimet e historianit.

Post Views: 128
Tags: Abaz ErmenjiAhmet ZoguAndrea StefaniArben PutoBalli KombëtarKongresi i Përmetitedi ramaEnver HoxhaEqerem VloraEsat pashë ToptaniGjergj FishtahistoriahistorianëMit’hat FrashëriTajar Zavalani
Previous Post

Kryeministri Rama me biznesin francez: Shqipëria ka potencial ekonomik

Next Post

HARADINAJ I NJOFTON NDËRKOMBËTARËT PËR MARRËVESHJEN

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

HARADINAJ I NJOFTON NDËRKOMBËTARËT PËR MARRËVESHJEN

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.