• Latest
  • Trending
  • All

Histori me komandë

08/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Histori me komandë

08/10/2014
in Opinion

Elidor MËHILLI

Diskutimi mbi tekstet shkollore të historisë hyri tërë tërsëllimë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, ashtu siç bën edhe politika, u shoqërua me ca zhurma, shpërtheu në ca sharje, u shndërrua befas në gati kacafytje, dhe u zhduk nga kishte ardhur. U fol për histori, pa e prekur historinë. U dha alarmi, por askush nuk lëvizi. Beteja u bë me armë imagjinare, edhe pse në fushë u hodhën fjalë të rënda: “fakte”, “objektivitet”, “shkencë”. Shkak për sherrin këtë herë ishte komisioni i ngritur mistershëm nga Ministria e Arsimit për të rishkruar (edhe një herë) tekstet parauniversitare të historisë. Kush e zgjodhi komisionin? Pse Ministria e Arsimit nuk i zgjedh historianët me konkurs? Pse ky (me parti) dhe jo ai tjetri (pa parti)? Se mos rishikojnë Enverin? Po ballistët si do i nxjerrin? Po kuislingët? (Kuislingët shqiptarë nuk janë kurrë demode.) Kush do i mbrojë fëmijët tanë nga historia e rishkruar? Historia e rishkruar, kjo kuçedër që llahtaris vazhdimisht shqiptarët, edhe pse e plakur, edhe pse e mbyllur në kafaz që nga viti 1991. Jo se këto pyetje janë pa interes. Jo se praktikat e burokratëve shqiptarë janë pa dëm. Kush habitet tashmë (edhe pse do të duhej të habitej) se komisionet zgjidhen me urdhër nga lart? Apo se të njëjtët emra që popullojnë prej dekadash gazetat dhe shiritat e poshtëm vezullues të ekraneve të televizioneve riciklohen – në vendin ku nuk riciklohet asgjë tjetër përveç personaliteteve? Apo se tregtia me fantazma vazhdon të jetë fitimprurëse? Mirëpo të merresh me komisione e emra të përveçëm, domethënë ta shtrosh problemin si një grusht çështjesh teknike, do të thotë të harrosh gjuhën me të cilën po paketohet misioni i rishkrimit të historisë. E shndërruar prej kohësh në armë beteje, historia tashmë po serviret si fushatë çarmatosjeje. Ulni armët. Në emër të shkencës. Të objektivitetit.
“Nuk ka vend në tekstet shkollore për emocione dhe politizime.” (Nuk thuhet se kush e paska aftësinë e rrallë për të mos politizuar historinë politike të një vendi ish-diktatorial.) “Duhet të jemi rigoroz me arkivat dhe dokumentet.” (Arkivat shqiptare janë lënë në harresë e mjerim.) “S’mund të ketë versione alternative për historinë e nxënësve, sepse jemi në momente kritike çoroditjeje kombëtare.” (Pse çoroditja kombëtare, nëse ka të tillë, nuk është pjesë e historisë shqiptare?) “Do të qëndrojmë jashtë politikës. Do të përdorim vetëm logjikën shkencore.” (Kush tha që historia e mirë nuk është politike? Ç’do të thotë të qëndrosh jashtë politikës? Çfarë lloj hapësire është hapësira jashtë politikës?) Nuk thuhet, pra, por nënkuptohet: Paska një autoritet që ndaka objektiven nga subjektivja në shkrimin e historisë së diktaturës. Dhe zor se mund t’i dalësh kundër “objektivitetit” – sidomos objektivitetit burokratik. (Me gjithë logjikën e fortë shkencore që paskan komisionet e Tiranës, historinë shkollore të komunizmit shqiptar nuk e shkruakan dot shqiptarët vetë. Veç ta dinte diktatori!) Të kuptohemi: Të shkruash tekste shkollore të historisë nuk është fort e lehtë. Për nga natyra, tekstet duhet të jenë të thjeshta, që do të thotë se nuancat në interpretim shpesh duhen sakrifikuar për hir të kuptueshmërisë. Nga ana tjetër, nuk ka motiv lufte më të dashur për kombëtaristët dhe kundërkombëtaristët sesa tekstet shkollore. Nuk është çudi, pra, që në vende si Rusia dhe Kina, historia që mësohet nëpër shkolla kontrollohet rreptësisht nga shteti.
Shumë syresh i kanë gati recetat për tekstet e historisë: Kombet e Bashkuara, Këshilli i Europës, organizatat jofitimprurëse. Madje, ca kohë më parë, në Bashkimin Europian pati edhe një lëvizje për të prodhuar një tekst shkollor të njehsuar të historisë së gjithë kontinentit. Çfarë mund të thoshte një histori e tillë? Sipas “ekspertëve”, do të duhej të pasqyronte mirëkuptimin midis popujve, “ndërgjegjen europiane”, zhdukjen e paragjykimeve, multikulturalizmin si vlerë, dhe luftën ndaj përdorimit të historisë për qëllime politike. Që nga Ukraina deri në Ballkan, ministritë e Arsimit udhëzohen të nxjerrin në pah “tolerancën” dhe “mirëkuptimin” midis etnive. Po çfarë është historia e Europës moderne nëse nuk është histori e paragjykimeve, dhunës, keqkuptimit dhe përdorimit të historisë për motive politike? Prandaj tingëllojnë të dyshimta përbetimet për “shkencë” e “objektivitet” dhe “fakte” në ambientin shqiptar. Jo se nuk ka fakte për të vënë në pah. Jo se historianët e mirë në Shqipëri mungojnë. Jo se nxënësit nuk duhen mësuar të reflektojnë mbi subjektiven. Por, sepse historia, si disiplinë, bazohet mbi kundërshtinë, po aq sa mbi konsensusin. Mirëpo kundërshtia publike në Shqipëri lëvrohet e përjetohet si armiqësi e përbetuar. Sa më shumë flitet për “fakte” në ambientin shqiptar, aq më pak duket se faktet kanë vlerë. Atëherë, çfarë mund të mësojnë nxënësit shqiptarë? Që pushtetarët shqiptarë me faktet kanë bërë çfarë kanë dashur? Që historia nuk jep asnjë garanci? Për më tepër, çfarë vlere ka një tekst “objektiv” i historisë që pluskon në një det korrupsioni e gënjeshtrash të përditshme? Çdo të thotë të shkruash një tekst “pa politikë” kur Shqipëria ka mbi 20 vjet që politikën e bën në formën (disi më të zbutur) të një lufte civile? Nëse tekstet shkollore alternative kanë dështuar, faji duhet gjetur tek institucionet shqiptare, tek ata që i kanë drejtuar këto punë dhe tek aferat me shtëpitë botuese. Meqë forca e ligjit është anemike, meqë tregu u kthye në ballo maskash, e meqë në Tiranë lulëzon pandëshkueshmëria, nuk do të thotë që historia të shkruhet me komandë e komision – qoftë edhe një histori e thjeshtë shkollash parauniversitare. Të rinjtë shqiptarë nuk do të kenë nevojë për tekste shkollore të politizuara që të gënjehen: mjafton të dalin në dritare, të ndezin televizorin, të shkojnë për një kafe.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Rusia e Putinit dhe islamizmi radikal, armiqtë tanë “më të mirë”

Next Post

VETËM NJË EULEX PËR DREJTËSINË NA SHPËTON NGA KORRUPSIONI

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

VETËM NJË EULEX PËR DREJTËSINË NA SHPËTON NGA KORRUPSIONI

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.