• Latest
  • Trending
  • All

Hetimi parlamentar dhe informacioni i klasifikuar

14/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Hetimi parlamentar dhe informacioni i klasifikuar

14/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nga media kemi mësuar se “Kryeministri aktual, Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe një duzinë deputetësh majtas e djathtas janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë periudhës dhjetor 2012-korrik 2014. Raporti i sigluar si “Sekret Shtetëror”, është hartuar nga një grup deputetësh që ushtruan kontrollin në SHISH. Gjatë këtij kontrolli, deputetët kanë gjetur gjurmë përgjimesh, e madje edhe transkripte të zbardhura mes tyre me emrat VIP të politikës shqiptare. Sipas deputetëve raportues, dokumentet e gjetura përbëjnë vetëm 5 për qind të akteve të përgjimit, dhe këtu ka nisur edhe debati mes Komisionit parlamentar Hetimor dhe drejtuesve të SHISH. Komisioni Hetimor kërkon që të hyjë në ambientet e brendshme të përgjimit, pasi besojnë se hyrja në soft mund t’i çojë në të dhëna të tjera më interesante, por SHISH refuzon ta bëjë këtë. Sipas ligjit, softi i përgjimeve, përbën sekret shtetëror të shkallës më të lartë dhe ai nuk mund të preket nga përfaqësuesit e Parlamentit”(cituar me shkurtime nga “MAPOONLINE”, 10.10.2014). Në kontekstin kur konflikti i përshkruar më lart merr përmasa të pastra kushtetuese, vlerësoj të ndaj me lexuesin e interesuar qëndrimin dhe mendime të miat personale të mbrujtura për shkak të eksperiencës shumëvjeçare me kontrollin kushtetues, në lidhje me hapësirën dhe kufizimet që ka Kuvendi për të marrë nga SHISH (në këtë rast) informacionin e kërkuar. Praktikisht, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk i njeh epërsi një pushteti ose organi kushtetues në raport me pushtetet e tjera të shtetit. Demokracia kushtetuese e vendosur me këtë Kushtetutë bazohet në shtetin e së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kuvendi është (vetëm) një nga organet ku sendërtohet autoriteti i shtetit. Kompetencat e tij – dhe për pasojë sfera e veprimtarisë së tij – është përcaktuar në Kushtetutë dhe në ligje. Kuvendi gëzon, brenda kufijve të parashikuar në Kushtetutë, një autonomi të konsiderueshme për vendimet që lidhen me ligjvënien. Brenda kësaj sfere, shkalla e autonomisë së Kuvendit është më e madhe se në sfera të tjera të kompetencave të tij, për shkak të faktit se ai është organi ligjvënës i shtetit. Kushtetuta e ngarkon Kuvendin dhe me funksion kontrollues, me synimin për të realizuar balancën midis pushteteve. Kompetenca e hetimit parlamentar përfshihet në kategorinë e mjeteve që kanë parlamentet për të ushtruar funksione njohëse dhe inspektuese. Ndërsa kryejnë këtë funksion, parlamentet e shteteve moderne përmbushin nevojën jetike për të pasur njohuri të plota dhe të vërteta mbi një çështje specifike, apo mbi fenomene sociale që bien në hapësirën e kompetencave të legjislativit për t’u rregulluar normativisht, si dhe veprimtarinë e Ekzekutivit, apo si zbatohet ligji nga operatorët e të drejtës, në funksion dhe me qëllim për t’i mbajtur ata në binarët e ligjit dhe të Kushtetutës. Në një shoqëri demokratike, kjo mundësi që u jepet parlamentarëve, rrjedh nga e drejta e popullit për të njohur dhe ditur se çfarë bëhet në emrin e tij. Prandaj, kontrolli parlamentar ushtrohet edhe në kontekstin e të drejtës kushtetuese të çdo shtetasi për të marrë informacionin e nevojshëm në lidhje me çështjet me interes publik. Organet e pushtetit publik që i nënshtrohen kontrollit parlamentar, duke iu transmetuar fakte e të dhëna përfaqësuesve të popullit, përmbushin njëkohësisht detyrimin kushtetues për të qenë transparentë në raport me publikun. Kufijtë e veprimtarisë së një komisioni hetimor janë specifikuar nga limitet kushtetuese për kontrollin e Kuvendit. Veprimtaria e një komisioni hetimor nuk duhet as të zëvendësojë e as të marrë kompetencat e organeve, të cilat, në bazë të Kushtetutës, janë të detyruara ta realizojnë këtë kompetencë (për më tej shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.18/2003; nr.29/2006; nr.20/2007; nr.12/2008; etj.). Një komision hetimor mund të shqyrtojë veprimtaritë e organeve publike dhe institucioneve, si dhe personave privatë (për këta të fundit vetëm në kuadër të aktiviteteve të tyre në administratën publike ose në kuadër të ndihmës që ata marrin nga ana e Shtetit). Është e palejueshme të ngrihen komisione hetimore për të shqyrtuar çështje që bien përtej qëllimit të kontrollit të ushtruar nga institucionet e autoritetit publik. Si rrjedhim, mbesin përtej fushës së aktivitetit të kontrollit parlamentar (vetëm) ato kompetenca/veprimtari të organeve kushtetuese, të cilat mbulohen nga parimi kushtetues i pavarësisë dhe ndarjes (p.sh. vendimmarrja e gjykatave).Duke qenë se për rrethana të caktuara kohore, normativa jonë kushtetuese që rregullon hetimin parlamentar është modeluar sipas traditës kushtetuese italiane e gjermane, po referoj për lexuesin shkurtimisht se si funksionon kjo e drejtë në Parlamentin italian dhe Bundestagun gjerman. Komisioni hetimor në rregullimin ligjor italian është i pajisur me pushtete të autoritetit gjyqësor të ushtruara në fazën hetimore, por jo me pushtete të fazës së gjykimit, sepse funksioni i zhvilluar nga komisioni hetimor parlamentar është ekskluzivisht politik. Komisionet hetimore mund të ushtrojnë të gjitha pushtetet e duhura të autoritetit gjyqësor, si atij civil edhe penal. Mundet, për më tepër, të procedojnë me thirrjen dhe pyetjen e dëshmitarëve, të kërkojnë dokumentacion, të kryejnë kontrolle banese dhe personash, të caktojnë ekspertë, të vendosin sekuestro, përgjime dhe gjithçka tjetër është e nevojshme për një njohje të thellë të fakteve. Në ushtrim të aktivitetit të tij, Komisioni has të njëjtat kufizime si të autoritetit gjyqësor e, për pasojë, p.sh. duhet të garantojë të drejtën e mbrojtjes, të sigurojë kontradiktorialitetin etj. Doktrina kushtetuese italiane sqaron se nuk ka asnjë dyshim se zgjatimi i pushteteve të gjyqësorit ndaj komisioneve hetimore parlamentare nuk ka asnjë lidhje me thelbin e pushtetit gjyqësor, që konsiston në vendimmarrjen gjyqësore me efekte penalizuese. Është e qartë për këdo që pushteti për të dhënë vendime, të cilat nga ana e tyre shpallin apo mohojnë përgjegjësi penale, civile apo administrative, me pak fjalë kompetenca e ius dicere (shqip “dhënies së drejtësisë”) në lidhje me një çështje konkrete, me efekte tipike të gjësë së gjykuar e gjithçka kjo nënkupton, i takon vetëm gjyqtarit dhe asnjë autoriteti tjetër. Në praktikën parlamentare gjermane komisionet hetimore kanë të drejtë të thërrasin subjekte për të dëshmuar kundrejt betimit përpara tyre dhe t’i kërkojnë qeverisë federale të lejojë nëpunësit e saj civilë të japin dëshmi apo dokumente. Qeveria federale mund të refuzojë të veprojë sipas kësaj kërkese vetëm nëse nga dhënia e këtyre dëshmive a dokumenteve do të dëmtohen interesat e federatës apo të landeve, ose do të rrezikohet seriozisht ushtrimi i funksioneve publike. Sidoqoftë, refuzimi është përjashtimi dhe jo rregulli. Po e ilustroj këtë me një rast nga praktika kushtetuese gjermane. Në vitet 2004, 2005, në mediat gjermane dolën raporte të veprimtarisë së CIA-s amerikane dhe Bundesnachrichtendienst (BND – shërbimi sekret i RFGJ) në lidhje me fluturime të avionëve me terroristë të dyshuar në bord, përmes aeroporteve gjermane. Raportet flisnin gjithashtu edhe për rrëmbimin e individëve me shtetësi gjermane nga ana e agjencive të inteligjencës së SHBA, në bashkëpunim me BND. Nga ana e Bundestagut, me kërkesë të disa forcave politike, u ngrit një komision hetimor parlamentar, i cili, ndërsa adresoi veprimtaritë e mësipërme, kërkoi dëshmi dhe informacion nga nëpunës të lartë të qeverisë federale. Duke u justifikuar me hapësirën e kufizuar për të dëshmuar, individët e thirrur përpara komisionit refuzuan në vijimësi t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Qeveria gjithashtu refuzoi në një sërë rastesh të dorëzonte dokumentacion apo dosje të caktuara. Konflikti në fjalë iu nënshtrua me ankim kontrollit të Gjykatës Kushtetuese Gjermane, e cila me vendimin 2BvE3/07 (17.06.2009) vendosi se: “Qeveria Federale në kundërshtim me ligjin ka kufizuar kërkesën për informacion të bazuar në nenin 44 të Ligjit Bazë. Kufizimet … janë në shkelje të së drejtës së Bundestag për të marrë dëshmi. […]. Parimi i ndarjes së pushteteve kërkon që kontrolli parlamentar të jetë efektiv. Ai nuk mund të jetë efektiv nëse informacione thelbësore e të domosdoshme që gjenden në vendimet e ekzekutivit do të mbeten të padisponueshme edhe pas përfundimit të veprimtarisë respektive. Interesi parlamentar mbi disa informacione mban një peshë të posaçme kur prej tyre varet zbulimi i shkeljeve të mundshme të ligjit dhe i padrejtësive të tjera të ngjashme që përfshijnë qeverinë. […]. E drejta e hetimit parlamentar për të siguruar prova mund të kufizohet nga cenimi i mundshëm i interesave të shtetit, të cilat mund të rrezikohen nga zbulimi i informacionit të klasifikuar [por], interesat e shtetit nuk i janë besuar vetëm Qeverisë Federale, por po aq edhe Bundestag-ut”. Duke përfunduar këtë shkrim, theksoj se, për shkak të natyrës së kontrollit parlamentar – i krahasueshëm në këtë fazë me atë Gjyqësor, në të gjitha demokracitë perëndimore është parashikuar shprehimisht në legjislacion, apo ka rezultuar nga praktika se veprimtaria e komisioneve hetimore mund t’u nënshtrohet kufizimeve, si edhe kontrollit të gjykatave (të larta apo kushtetuese). Por, nëse ushtrimi i pakufizuar i këtij pushteti të legjislativit do të shkaktonte (potencialisht) dhunim të parimeve dhe normave kushtetuese, nga ana tjetër, kufizimet ekstreme ndaj kësaj të drejte, e cila ushtrohet, ndër të tjera, edhe në funksion të së drejtës së çdo qytetari për informacion, do ta bënin atë thjesht formale dhe jo efekteve. U takon vetë parlamenteve dhe, në vijim, gjykatave që shqyrtojnë veprimtarinë e tyre, të gjejnë balancën e duhur, rast pas rasti.

Previous Post

Pushteti sot në Kosovë sundohet nga një pakicë kaposh mafioz!

Next Post

Maqedoni: Shlyerja e borxheve, masë populiste e Qeverisë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Maqedoni: Shlyerja e borxheve, masë populiste e Qeverisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.