Një 30-vjeçare është grabitur nga dy persona në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjaja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”, rreth orës 21:00.
Dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur nga qafa varësen e floririt 30-vjeçares E.H., banuese në Tiranë.
Dy grabitësit janë ende të lirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton policia.














