Haxhiu ka përsëritur deklaratat e mëparshme kundër Demarkacionit, ndërkaq nuk ka bërë të ditura veprimet që do t’i ndërmarrin në seancën ku pritet të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.
“Do të shihni se çfarë do të bëjmë kur të hyjnë në Kuvend të gjithë deputetët e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Haxhiu.





















