• Latest
  • Trending
  • All

Goja e Zija Çelës

10/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Goja e Zija Çelës

10/11/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nga Mehmet Elezi

Rubrika/Në gjuhën tonë të bukur shqip:

Titulli paksa i çuditshëm, ç’është kjo “gojë bote”? Mendja të shkon fill te bota në kuptimin  të tjerët, hallku. Por jo. Zija Çela është romancier i një rrafshi tjetër. Në romanin “Goja e Botës” (Botimet Toena, 2010), ka guxuar shumë.

Dhe ka mbërri çka ka guxuar.

1.Për kah kompozimi, të kujton romanin e Orhan Pamukut “Unë jam e kuqja”.

Për kah universi që krijon, të kujton Markezin. Fifara është një lloj Makondoje, me prerje të caktuar. Një botë paralele, fiction. Penelë të realizmit magjik, ngjyra të  jetës së përditshme.

Ardhja e një bujtësi jo të zakontë për bibliotekat e dashnorëve të letrave ndihet qysh në faqet e para. Jeta e Fifarës shpalohet në një teatër veror, ku prej vitesh është vënë në skenë e luhet pa pushim “Hamleti”. Aktorët janë shikues dhe shikuesit janë aktorë.

Secili duket sadopak shekspirian. Edhe kotësat nuk janë bjerraditës baresh e motelesh. Në mos tjetër, fantazitë i kanë madhështore. Janë të bindur se në Fifarë kanë ndodhur 127 ngjarje të mëdha për njerëzimin. Pohim i tepruar, por e mbrojnë duke përfshirë ngjarje që mund të kishin ndodhur. “Nëse NASA do të ishte në Fifarë, a nuk do të ngriheshin anijet kozmike nga trojet tona?”.

Asnjëri nuk ëndërron pare të madhe, pushtet aq më pak. “To be or not to be sot është baras meTime is Money”, thotë dikush, por ky zë mbetet në surdinë. Endërrojnë vetëm skenën. Bëjnë prova fshehtas para pasqyrës, me luejtë një ditë Princin. Në rrugë përshëndeten me gjuhën e Globusit. “Mirëmbrëma Imzot. Ç’të reja kemi nga Elsinori?”. “Mirëmbetsh Imzot, tani më duhet t’ju lë shëndenë, kam një pikëpjekje me mbretin, se këtë muaj ma ka rrasur keq me faturat e mishit”. Me 4680 banorë Fifara ka 989 Hamletë. Tragjikë apo komikë?

Ndiejnë se potencialisht janë në lartësitë e Botës. Kanë ide, energji. Një mallkim i kushedikurshëm (shalli i Eridrivës – kjo botë është edhe fat!) ka lëshuar ndërmjet tyre dhe botës tjetër malin e pakalueshëm, ata kanë mbetur në hijetinë, të shmangur. Gjilpëra e fushës së tyre magnetike dridhet në një kah: bota e matanshme, Fifara 2. Vetëdija dhe nënvetëdija rrahin për andej. Me gojën e botës, me veshin e botës, me zhbirime të paqarta tunelesh.

Gjithçka të botës së madhe e ndërtojnë virtualisht në qytetin e tyre sa grima. Kënaqen duke kujtuar se “Yllin polar s’e ka Arusha e Madhe, e ka Arusha e Vogël. Kështu mund të ndodhë edhe me Fifarën e vogël”.

Përplasja ndërmjet thirrjes së brendshme deri në ulurimë me mbërri  Botën dhe pamundësisë për shkak të ndarjes, i bën groteskë. Një ironi e butë, dashamirëse ndihet si shije erze përgjatë romanit. “Qëndrova tri ditë me ta, m’u bënë dyzet e shtatë pyetje për Uollt Uitmanin dhe njëzet e gjashtë për librat e mi, madje mua më pyetën nëse shkruaja përralla, por kurrkush nuk më pyeti nëse jam apo s’jam i martuar, kam apo s’kam fëmijë, ku punoj dhe sa paguhem”. Kështu i thotë së shoqes  një poet amerikan, sapo kthehet në Nju Jork.

Veçimi u ka brejtur karakterin në brendësi. Madhështinë që ngin ajrin e ushqen e kundërta e saj, dobësia. Komplekset e fshehta i kanë bërë të varur prej një Hamleti të rremë, tek i cili sytë e tyre shohin sharm metropoli.  E shndërrojnë në idhull, ani pse nuk është aq i fismë.  Me sjelljen cipëplasur e cinike si një Votren, me “tiraninë” e njeriut publik, i poshtëron. Ata vazhdojnë me e dashtë me një mazohizëm heroik.

Romani nuk vret shijen e të jetuarit, la joie de vivre. Banorët e Fifarës gjejnë gjithnjë motiv me gëzue jetën. Tekefundit “janë mësuar të kënaqen me merita që vetë ia njohin vetes”.

Tipikë shqiptarë, do të thotë dikush. Ballkanas, mund të ngulë këmbë tjetri, duke huazuar këtë cilësor nga fjalori i modës politike.

Janë thjesht fifaras. Dhe Fifara mund të gjindet ose mund të zhvendoset edhe në gjysmën tjetër të rruzullit. Mali i saj rrotullohet. Mund të ngulet e të peshojë kudo me hijen frymëzënëse. Kreshta (e malit ndarës) është në kurriz, thotë dikush. I ktheve shpinën dikujt, mali i pakalueshëm u ngrit.

Bota e “Gojës…” është shqiptare sa gjithnjerëzore.

  1. “Goja e Botës” nuk është galeri që mund të vizitohet si turist.

Romani ka dendësi të frikshme. Mund të lexohet veçse ngadalë, duke u përqendruar dhe duke pushuar. Në të mungojnë pikat e vdekura, kur bateritë e krijuesit cijatin, lypin me u ngarkue. Mungojnë faqet e venitura dhe paragrafët e sforcuar, s’ka terina a gropa nëpër të. Me një frymëzim dhe energji krijuese të pazakontë, në të 434 faqet autori ruan të njëjtin ritëm të lartë kallëzimi – ose, siç quhet, narrative – të kontrolluar mjeshtërisht. I ngjeshur në mendim, në kulturë, në gjuhë. “Analfabetizmi më i rrezikshëm është ai i të shkolluarve. Këtu injoranca kthehet në institucion, një institucion më i mbrojtur se i dijes, sepse ai mbrohet me diploma dhe tituj të pamerituar”. “Tri gjëra mbaji mend prej meje, profecitë e tepërta, katarsisi i tepruar dhe lavdia me tepricë mund ta mbysin njeriun”. “Çdo ditë plagos, por njëra të vret”. Sentencat e shumta e bëjnë më të thekshme përmasën filozofike të veprës. Nëse do t’u binte në mend, hulumtuesit e fjalëve të urta do të gjenin punë te “Goja e Botës”.

Fjalor i buruar, fjalë të rralla shqip (me u letue në mend, mëlmesë, bythambrapsht…).  Aty-këtu trajta gramatikore të gegnishtes,  të punësuara “në të zezë”, se janë “të palegalizuara”. Mjaftojnë dy tri fjali për me kuptue sa e pazëvendësueshme është për gjuhën shqipe mënyra paskajore e foljes. “Ah, sa mirë dinë të qajnë njerëzit që dinë me dashtë!”. Mënyra përcjellore me pjesëzënkah, me përhapje të gjerë në gegnisht, shërben, ndër të tjera, si kohë e tashme dhe si kohë e ardhme. “Zot, rri me ne se është kah erret”. “Inventari i emrave” të 160 personazheve është krejt shqiptar. Jo për kah lënda gjuhësore e ngjizjes, por sepse janë copëza të natyrshme realiteti.

  1. Duke bërë dallimin midis burrit të shtetit dhe politikanit, Çërçilli pati thënë se burri i shtetit mendon për të ardhmen, ndërsa politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme.

Librat e mëdhenj janë burrështetas të artit. Shpërfillin tregun e ditës, nuk kuptojnë konjukturën e kompromiseve me shikuesit e palodhur të telenovelave.

Edhe për Zija Çelën kjo ka një çmim.

Është çmimi i të qenit elitë, për elitën.

Previous Post

Në prag të 90 vjetorit të vrasjeve masive ndaj shqiptarëve në Shahoviq të Sanxhakut

Next Post

TËRBIMI I POPULLIT DO TË ISHTE CEREMONI VARRIMI PËR KARRIEREN E SHUMË POLITIKANVE

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

TËRBIMI I POPULLIT DO TË ISHTE CEREMONI VARRIMI PËR KARRIEREN E SHUMË POLITIKANVE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.