Elona Zhana
Glotofobia nga greqishtja e lashtë, glossa gjuhë dhe fobia frikë, është një term relativisht i vonë, rezultat i punës shkencore të Philippe Blanchet sociolog e profesor në Universitetin e Rennes II, Francë.
Blanchet e përkufizon glotofobinë si diskriminim i personave mbi kritere gjuhësore. Ky diskriminim vepron mëpërmjet mekanizmave të refuzimit, trajtimit si inferior dhe ndryshe nga të tjerët, në mënyra arbitrare dhe të padrejta për shkak të gjuhës që këta persona flasin apo mënyrës së tyre të të folurit të një gjuhe tjetër në një moment të caktuar.
Në tezën e tij ai shton që kjo është e njëjta gjë si të diskriminosh një person për arsye të fesë së tij, ngjyrës së lëkurës, pririjeve të tij seksuale etj…, diskriminime këto të ndëshkueshme me ligj nga vendet që kanë nënshkruar konventën e Gjenevës.
Glotofobia nuk është aspak një fenomen i ri, manifestime të saj gjenden që në kohët e herëshme. Në bibël miti i Babelit e sheh diversitetin linguistik si negativ dhe i mëshon sakralizimit të monolinguizmit me shenjtërimin e arabishtës kuranike përmes fjalës hyjnore të shpallur në këtë gjuhë. Shembujt në botë janë të pafundëm. Edhe studimet janë të shumta.
E dhëna progresiste në studimin e Blanchet është ndarja e përdoruseit nga gjuha e folur. Nëse para tij përdorej më së shumti termi rracizëm linguistik duke nënkuptuar diskriminim ndaj gjuhës më shumë sesa ndaj përdoruesit, me glotofobinë është e qartë që i diskriminuari është përdoruesi.
Le ti kthehemi rastit të Shqipërisë.
Nuk përbën më sekret që Kongresi i Drejtëshkrimit të Shqipes , i vitit 1972 i njohur si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare, është ndër të tjerash një pasqyrim i mirëfilltë i antipatisë që Enver Hoxha kishte ndaj veriorëve. Po ashtu nuk përbën më lajm që kjo mëri kishte si arsye parësore faktin që kundërshtaret e tij politikë të periudhës nacional-çlirimtare, drejtuesit e Ballit Kombëtar dhe Legalistët ishin kryësisht veriorë. Shtoi kësaj edhe frikën e tij ndaj katoliçizmit, kryesisht i favorshëm në veri, i cili u frymëzonte shqiptarëve rezistencë ndaj sllavëve me të cilët Hoxha i ishte bashkuar familjes së madhe komuniste.
Kosova dhe perfaqesues të shqiptarëve në Maqedoni, Mal te Zi, dhe arbëreshét prezent në këtë Kongres, ranë dakord me aplikimin e rezolutave te tij dhe kjo kryesisht si shenjé demarkacioni ndaj administratave « pushtuese » në vendet përkatëse. (ose ruajtje identiteti ne rastin e arbëreshëve)
« Gjuha mund të kthehet në një element të dominimit ideologjik dhe të shtypjes kur një ose disa grupe sociale u imponojnë një gjuhë standarde, tërësisë së një popullate, duke mos marrë parasysh variacionet rajonale.» kështu e përshkruan linguisti Marcos Bagno institucionalizimin e portugalishtes se Brazilit.
Dhe Hoxha kishte qëlluar në shënjë. Sepse Shqipëria në terma identiteti funksinon ndryshe nga fqinjët tanë të menjëhershëm ballkanikë. Kështu fjala bie, e për të qëndruar krejtésisht praktike : nësë je ortodoks je serb, nëse je katolik je kroat, nësë je musliman je bosniak. Ndërsa je shqiptar nësë flet shqip. Pra gjuha është elementi kryesor i identitetit tonë kombëtar. Prandaj dhe ndërmarrja glotofobike është dyfish perverse.
Me konsolidmin e totalitarizmit duket sikur pakënaqësitë apo padrejtësitë gjuhësore nuk kanë qënë problematike. E nëse ka ndodhur e kundërta ato nuk kanë arritur asnjëhërë të imponohen në nivelin publik.
Rënia e diktaturës dhe gjetja e lirisë së lëvizjes, i vuri shqiptarët përballë një realiteti gjuhësor alarmant. Veriorët zbuluan të ishin « malokë », « shpellarë » e një seri gjërash të të njetit nivel elegance etike dhe intelektuale. Dhe e gjithë kjo falë disa zanoreve hundore.
Mberritja në tregun gjuhësor të shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të trevave të tjera të veriut që flasin përgjithësisht dalektin gegë, si edhe një pjesë e emigranteve qe riktheheshin në atdhe, pritej të inversonin tendencën. Sepse « malokët » janë shumë ! Disa ndryshime u bënë. Muzika për shembull u ndikua gjerërisht.
Por një gjysëm shekulli i institucionalizimit të glotofobisë kishte arritur të krijonte « normën » dhe « trendin ». Në vend kishte tashmë një elite intelektuale që duhej imituar. Kjo është edhe arsyeja kryesore që për opinion publik është « normale » që elitarë intelektuale, të përdorin terma si « shpellarë » ndaj atyre që përbejnë paradoksalisht lehtësisht më shumë se gjysmën e popullsisë.
Paqartësia dhe subjektiviteti i bashkësisë se « elitës intelektuale » është sigurisht po ashtu një element determinues në këtë aspekt.
Prandaj ti elitist/e glotofob/e radhës tjetër që përdor termin shpellar/e, jo vetëm që kryen një akt të dënueshëm etik, por edhe një akt ilegal de juro sespe por shkel me të dy këmbët në konventen e Gjenevës.
Tung, që do të thotë : t’u ngât’të( zgjatë) jeta !
















