ARBEN MANAJ
Gjithçka ishte fisnike ne mbremjen humanitare te organizuar ne Londer, ne ndihme te familijeve te varfera ne Kosoves, nje mbremje Gala, ne nje nga hotelet e njohura te Londres.
Ne organizimin mbreselenes te aktivisteve te spikatur te komunitetit si Adelina Badivuku dhe juristit Artan Llabjani, dhe ne mbeshtetjen mediatike te TV Dukagjinit ne Kosove e emisionit Radar, si dhe ne pranine e grupit te mirenjohur muzikor “Fisniket”, e kengetareve Dren Abazi, Neki Emra e Egzona Ademi, dhe artisteve te tjere shqiptar nga Londra, ne kete event GALA u grumbulluan disa mijera sterlina per te ndihmuar skamnoret e Kosoves.
Ne nje ambjent ku ne shumice dukshem ishin shqiptare te Kosoves me banim ne Londer dhe Britani, pjesemarresit e sofistikuar ne pamje dhe ne mentalitet shfaqen solidaritetin e tyre dhe bujarine njerezore per dhjetera familjet ne nevoje, objekt i ketij aktiviteti bamires mbreselenes.
Te gjithe bujaret e fisniket e kesaj mbremje, bene ate qe ben çdo njeri i ndjeshem dhe me zemer te madhe, per te qene prane atyre qe kane me shume nevoje. Edhe si nje reflektim i natyrshem i vuajtjeve te atyre ne emigracion, fisniket e Londres, ne kete GALA, rikthyen aq sa munden dhe ndien, ate qe ndoshta vete atyre u eshte ofruar ne momentet e veshtira te jetes se tyre.
Biznesmene te sukseshem, aktiviste e profesioniste shqiptare ne Britani, dhuruan financiarisht, por edhe emocionalisht, ku nuk mungonin prindërit e Rita Ores. Artistet shqiptare ne kete event, nderuan veten me minimalizmin e shpenzimeve per te ardhur nga Kosova ne kete mbremje , e cila e ndoqi live nga Londra kete mbremje humanitare GALA, permes valeve te TV Dukagjinit.
Si shqiptar i Shqiperise, nuk kisha si te mos reflektoja dhe pyesja veten; a do mundemi valle ne te Shqiperise te organzojme nje aktivitet te tille per te vobektit e skamnoret e shumte te Shqiperise, sic bejne vellezeit tane nga Kosova, qe jane shume here me te arrire, me proaktive dhe me te sofistikuar ne organizime te këtilla?
Nje aktivitet i tille humanitar nuk ka si te mos na beje te mendojme se sa shume mundesi ka ne radhet e komunitetit dhe tyre qe organizojne qofte edhe koncerte tallava, ku shqiptaret e Britanise nuk ngurojne te shpenzojne ne ahengje te tilla, qe shpesh edhe kane argumentueshem elemente vaniteti dhe mos-sofistikimi.
Londra dhe Britania, besohet se ka rreth 1800 biznese shqiptaresh. Por sa prej tyre kontribuojne me shume per kauza te tilla kaq fisnike?!
Kam pershtypjen se mund te bejne me shume.
Ne GALA-n e Londres te 18 shkurtit, pati edhe mungesa te pajustifikuara. Isha ne nje tavoline ku me duhej te kisha ne krah ambasadoret e Shqiperise dhe Kosoves, te cilet kane probleme edhe t’i shqiptojne emrin e mbiemrin njeri-tjetrit, e ata ishin munguesit nder fisniket e asaj mbremje, pervec diplomates se re te kudogjendur te Kosoves, Elmaze Pireva. Cilat do qofshin arsyet, qe sipas organizatoreve, nje mungese e tille ishte per te ardhur keq.
Ne nje aktivitet te tille ishte ne nderin e tyre te merrnin pjese, perkunder pjesmarrjes ne cdo mbremje alla tallava diku tjeter me heret, apo edhe cdo sfilate mode, sado e mirepritur te kete qene, perballe nje sensibiliteti te tille, sic eshte mbeshtetja morale perpara atyre dhe ata qe jane te zhveshur se nuk kane edhe atyre qe vishen se e kane pjese te profesionit ne London Fashion Week.
















