• Latest
  • Trending
  • All

FITONI DHE NGOPUNI, POR TË PAKTËN MOS U TALLNI!

30/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

FITONI DHE NGOPUNI, POR TË PAKTËN MOS U TALLNI!

30/10/2015
in Opinion

EVA KUSHOVA

korrupsioni ne bote (2)Lajmet për korrupsion, për tenderë të ndyrë që fitohen gjithnjë nga njerëz të lidhur me politikën, për vjedhje e mashtrime galopante, vlojnë gjithandej në Shqipërinë tonë. Në fakt, nuk janë lajme të reja. Kështu u pasuruan ata që ikën, në të njëjtën rrugë po vijojnë edhe të rinjtë. Ekziston një shprehje nën zë mes militantëve të njërës prej partive në koalicion: “Kap çfarë të kapësh”. Dhe atë po bëjnë, me shpejtësi e në garë me njëri-tjetrin, kush e kush të ngopet sa më shumë, që ta tresë rehat kur të jetë në opozitë. Përballë, qytetarët rrinë e i vështrojnë, pa mundur t’i ndalojnë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Shqiptarët duket se u regjën me gjithë këto lajme korrupsioni. Jo se nuk ndiejnë neveri, por e dinë që të gjithë aferat do të shuhen, për sa kohë s’ka drejtësi, ku gjyqësori është kokë e këmbë i korruptuar për vete. Nuk shpresojnë as nga mediat, që sot nxjerrin një skandal e nesër heshtin.

Veç kësaj shqiptarët u mësuan me raportet ndërkombëtare, që e rendisin Shqipërinë në fund të çdo liste, ose në krye për keq: Shqipëria, vendi me çmimet më të larta të karburantit, të ilaçeve, të biletave të avionit, të kostos së arsimit, etj., etj., dhe ndër vendet e fundit në rajon, për cilësi jetese, paga të ulëta, doing business etj., etj… Ata që s’durojnë dot, kanë vendosur të ikin, të tjerët në heshtje shohin punën e tyre, përpiqen me mund e me djersë të mbijetojnë, duke e pranuar, se do të jetë shumë e largët dita kur shteti vërtet të mendojë për qytetarët e vet.

Tashmë dhe imazhi i Parlamentit u vulos me një figurë të spikatur kauboji, që për shumë qytetarë është simboli i shtresës më të ulët që përfaqëson drejtuesit tanë, ata që duhet të bëjnë ligjet dhe politikën e këtij vendi. Gjithsesi, ai nuk është aty për faj të tij. Por dhe këtë e marrim me të qeshur. Fundja kush do të reagojë? Ata që reagonin dikur fort, sot janë shpërndarë nëpër institucione. Për një rrogë të gjithë heshtin, shoqëria civile ka “vdekur” në njëfarë mënyre. Opozitën s’e beson njeri, se bënte të njëjtat “mrekullia” kur ishte në pushtet.

E kemi pranuar që në politikë hyhet për të fituar, e kemi pranuar se kush hipën në pushtet harron premtimet që u ka bërë, qoftë dhe bashkëfshatarëve të vet për t’i ndihmuar në hallet e tyre të përditshme. Të jesh në pushtet dhe të punosh vetëm për portofolin tënd, për pasurinë tënde, për vila, arsimimin e fëmijëve, apo biznese familjare, apo edhe për “ekspozita për famë”, është dukuri e njohur njerëzore në vendet në tranzicion, por të tallesh hapur me ata që të zgjodhën kjo është e pafalshme.

A ka zbritur qeveria ndonjëherë në zonat e thella në Shqipëri, ku njerëzit jetojnë në kasolle? Vitin e shkuar në një emision televiziv, në pjesën “Power Kids”, pikërisht pas malit të Dajtit jetonte një familje, ku një vajzë bashkëmoshatare me fëmijët konkurrentë, nuk kishte parë kurrë televizor me sy. Vetëm një mal e ndan shtëpinë e kryeministrit nga ajo familje. Vetë prezantuesi, i mallëngjyer nga kjo histori premtoi t’ia blinte personalisht një televizor vajzës së vogël. Nga ana tjetër shpesh emisionet si “Shqipëria tjetër” tregojnë njerëz mes shtëpive haur, ku shiu e uji hyjnë në të katër anët, tregojnë nxënës që ecin me orë të tëra, në rrugë pa rrugë, dhe mbërrijnë në shkolla pa dyer e xhama. Njerëz të sëmurë, të izoluar, të pastrehë, pa asnjë ndihmë. Kjo është Shqipëria e varfër zotërinj pushtetarë.

Fitoni, ngopuni, blini veshje firmato, e jaguarë, por mos u tallni. Kjo është e tepërt. Ata s’po ju kërkojnë asgjë, të paktën mos u tallni. Nëse keni dëshirë t’u dhuroni gjë, shkoni vini ca xhama në dritaret e shkollave, dërgoni ca soba, apo ca ngrohës, çojuni energjinë elektrike dhe përgjysmojani çmimin, hidhni ca gurë në rrugët e pakalueshme, ndërtoni ndonjë urë që të mos e kalojnë lumin në këmbë, bëni të mundur që të mos vdesin nga i ftohti dhe nga mungesa e ilaçeve. Këta janë të varfrit dhe kaq duan. Nuk duan as punë, as bukë. Ata janë mësuar tashmë me dorën e munguar të shtetit. Edhe ata që e dinë se do përmbyten apo do izolohen nga bora gjatë dimrit, i kanë bërë gati ato thasë me miell, patate a fasule për t’i konsumuar. Nuk do presin t’i ndihmojë dikush nga qielli. Turp për ju që ende nuk e keni kuptuar realitetin ku jeton populli juaj. Turp për ata që vazhdojnë t’ju votojnë.

Previous Post

Rama: Ka ende sakrificë, bëni durim!

Next Post

Faleminderit i dashur Ambasador*

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Faleminderit i dashur Ambasador*

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.