• Latest
  • Trending
  • All

Fillesat e idesë europiane në Shqipëri

26/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Fillesat e idesë europiane në Shqipëri

26/09/2014
in Opinion

Dorian Koçi
Shqipëria, edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane, duke pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të ngadaltë, por dhe një komplisitet lidhjesh me Europën dhe idenë rreth saj. Së pari, Komiteti Katolik Shqiptar, edhe pse më i persekutuari në vend, si rezultat i luftërave të vazhdueshme veneto-turke apo dhe austro-turke, kish sendërtuar një paradigmë krejtësisht europiane për sa u përket botimeve të veta që në shumicë ishin në latinisht, por që nga shekulli XV i gjejmë dhe në shqip, duke kontribuuar kështu në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.

Në të gjitha këto vepra të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh të Skënderbeut dhe të shpresës për një aleancë europiane për të larguar otomanët nga Ballkani. Islamizimi i popullsisë solli një traumë të madhe shpirtërore, pasi dhe një pjesë e madhe e popullsisë filloi të hynte dhe të merrte pjesë në qarkun kulturor lindor, ku në mes të tjerave shquan rryma e bejtexhinjve dhe literatura e sekteve të ndryshme islame. Në këtë kohë, në këtë pjesë të popullsisë nuk kemi një ligjërim të idesë së Europës, pasi shpeshherë dhe nëpërmjet luftërave që bënin osmanët, trupat shqiptare merrnin pjesë në këto beteja dhe nuk ktheheshin me emocione pozitive nga to. Pjesa tjetër ortodokse e popullsisë, ashtu si dhe në rastin rumun e bullgar, u influencua nga elitat greke, por dhe kontribuoi në iluminizmin grek nëpërmjet Voskopojës, akademisë së saj dhe prelatëve ortodoksë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Emrat e Kavaliotit, Daniel Moskopolit shënjuan jo vetëm kulturën regjionale të Voskopojës, por dhe atë greke, pasi u shkruan në atë gjuhë. Gjithsesi, duhet theksuar se përdorimi i gjuhës greke shprehte dhe mentalitetin ekumenist të epokës, ku ajo shikohej si një transmetuese e vlerave bizantine dhe në planet e iluministëve ballkanikë zinte një vend të veçantë si gjuha që do të bashkonte të gjitha popullsitë e Ballkanit. Kjo situatë do të ndryshonte disa vite më vonë, ku ashtu si dhe në Europë, etnitë ballkanike do të përqafojnë nacionalizmin si platformë ideologjike në rrugën e krijimit të shteteve të tyre, por trashëgimia dhe influenca e kësaj kulture ekumeniste të rajonit do të jetë e dukshme jo vetëm në zgjimet kombëtare, por dhe në dëshmitë e udhëtimit që na kanë lënë udhëtarët e huaj në shekullin XIX.

Pikërisht nga kjo elitë dhe përfaqësuesi i saj, Naum Veqilharxhi, do të vijë dhe artikulimi i idesë së tij në “Letër enciklike për të gjithë të pasurit e të mësuarit ortodoksë shqiptarë”, ku ai do t’u kërkojë shqiptarëve që të hyjnë “në radhën e kombeve të qytetëruara”, duke nënkuptuar Europën. Por suksesi më i madh i idesë europiane mes shqiptarëve do të jetë përqafimi i saj nga komuniteti mysliman shqiptar, çka përbën një rast unikal në dallim nga komunitetet e tjera myslimane në Ballkan. Edhe pse kjo ide mund të gjendet e vagullt në projektin konstitucional të Federatës Panilirike që Karamahmud Pashë Bushatlliu kishte ndërmend të formonte si një shtet të përbashkët mes shqiptarëve myslimanë, atyre katolikë dhe malazezve ortodoksë apo dhe në dëshirën e në fund të zotërimit të Ali Pashë Tepelenës që i kërkoi Meternikut, Kancelarit të Austrisë një kushtetutë të shkruar, gjithsesi duhet pranuar fakti se pas reformave të Tanzimatit dhe lindjes së idesë kombëtare për shqiptarët, kjo ide fillon të dallohet më tepër.

Ideologë të saj janë vëllezërit Frashëri, Hasan Tahsini, Isamil Qemali etj., të cilët ndikojnë jo vetëm në atdheun e tyre, por dhe në vetë Perandorinë Otomane për të artikuluar këtë ide. Ideja për Europën ashtu si dhe në vendet e tjera ballkanike, do të ecë paralelisht me zgjimin kombëtar, ku arsimimi në gjuhën kombëtare dhe evokimi i figurës së Skënderbeut do të përbëjnë dy nga shtyllat e këtij zgjimi. Pranimi i Skënderbeut si heroin e tyre kombëtar, do të ishte një nga hapat e parë të shqiptarëve për afirmimin e kësaj ideje, pasi princi i tyre mesjetar kish qenë në ballë të koalicioneve antiosmane për të shpëtuar Europën. “Jakë o dritë e bekuar që lind andej ku perëndon”, do të shkruante Naim Frashëri, duke shprehur qartë jo vetëm adhurimin e tij për Perëndimin, por dhe influencën e kulturës europiane, sidomos asaj franceze, që kish influencuar aq shumë në botëkuptimin e tyre.

Do të ishte ky adhurim i elitës shqiptare ndaj idesë europiane që do t’i bënte ata të gjithë në Kuvendin e Vlorës që të këmbëngulnin për një princ europian për të ardhur në krye të vendit dhe do ta detyronte Sër Edward Grey, sekretarin e Jashtëm britanik të asaj kohe, të shkruante në ditarin e tij më 1913-n, se, edhe pse “Shqipëria dhe popullata në numër më të madh i përket besimit Islam, e gjithë elita e tyre pa përjashtim është proeuropiane”. Kjo qasje drejt Europës do të përcillej gradualisht edhe te shtresat e tjera të popullsisë derisa me konsolidimin e shtetit shqiptar do të bëhej ligjërim dominant i ligjërimit publik shqiptar.

Previous Post

Lufta që duhet ta bëjmë të bashkuar

Next Post

Marie Shllaku (1922-1946), përmendore në Prizren, aty ku u pushkatua

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Marie Shllaku (1922-1946), përmendore në Prizren, aty ku u pushkatua

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.