Porta a Porta apo Han me dy Porta…
Ndoqa Live ..ketu ne Ameriken e larget pas ores 24.00 me te Europes tuaj…dhe pak minuta pas ores 18.00 me tonen ketu .. ne prag mbremjen e se Martes se 5 Marsit te 2019 ..nje nder emisionet me te ndjekura e me popullore ne TV italian…Rai Uno ..” .Porta a Porta” te gazetarit te famshem italian Bruno Vespa.. ku i ftuar ishte Krye-horri -Kryeminister i Shqiperise Edi Rama e perballe tij edhe ish futbollisti i kombetares shqiptare Igli Tare e ne krah te tij edhe dy bashkeatdhetare te Brunos..
Po mire o i respektuari Vespa..a nuk u mjafton shqiptareve nje Fevzi e disa te tjere resht pas tij qe i bejne propagande Non Stop Rames dhe fale tyre ai qendron ende ne kembe e ne pushtet …por u deshe edhe ti qe t’ju mbushje mendjen shqiptareve qe kane pushtuar sheshet , rruget e qytetet e mbare Shqiperise me thirrjet kushtrim Rama ik… se ata e kane gabim e se Rama eshte ne rrugen e duhur e gjithnje e me shume prane BE dhe negociatave me Europen…?
Po mire o Bruno..si mund te pranosh ti e te besh edhe rolin e budallait e te naivit teksa fton ne studion tende pertej Adriatikut nje Kryeminister qe le , braktis e injoron popullin e vet qe eshte atje ne proteste.. ne zemer te kryeqytetit te tij e ne dere te parlamentit te tij kriminalo-bandit … e vjen e ulet perballe teje ne nje studio TV italiane per te ”mbrojtur imazhin e vendit te vet” sikurse eshte shprehur ai publikisht?
Po mire mo Bruno vertet i besove genjeshtrat e nje mashtruesi profesionist me pushtet tek te perralliste per rritje ekonomike te Shqiperise e te shqiptareve , per mireqenie te dukshme te tyre, per Shqiperine si nje cope e mire italiane ne zhvillim e siper… per vetem 0.8 perqind te siperfaqes se vendit mbjelle me Hashash..per hapjen e negociatave me BE, per 500 mije turiste italiane qe po lene koken pas Shqiperise se Rames, per nxirrje te imazhit qe opozita e lideret e saj na i benkan Shqiperise se tij… per investime italiane ne rritje ketej Detit.,,,e deri tek te tha pa u skuqur, pa u zverdhur e pa u nxire fare qe…ai ne shesh nuk eshte populli im e as nuk eshte populli shqiptar?

Po mire mo Bruno per keto e kishe thirrur Edvinin tone deri aty ne studion tende te famshme ..e qe as denjove e as guxove ti beje sikur edhe nje pyetje te vetme qofte edhe provokuese por me se shumti i bere fushate elektorale te ardheshme e propagande?
Po mire mo Bruno as ato qe tha drejt, sakte, shqip e troc Lideri i Opozites e as ato pamje te sotme e te djeshme te protestave te fuqishme e masive popullore te shqiptareve ne sheshin e tyre qendror te Tiranes nuk ta mbushen dot mendjen e nuk te binden ndopak se ai qe kishe perballe eshte sot per sot nje kryemashtrues, nje neokomunist e nje neodiktator…nje mbrojtes fanatik i banditizmit e krimit , nje kryeminister i ardhur ne pushtet nga bota e tyre dhe nga votat e dhunuara e te vjedhura te shqiptareve ..dhe momentalisht njeriu me i urryer per shqiptaret pas Enver Hoxhes ..?
Po mire o Bruno..nuk e di ti apo nuk te tha ndokushi qe ai tjetri , ai kuqaloshi Tare..qe ne fakt ka qene nje futbollist shume i mire i Kombetares se Shqiperise …i ka te punesuar ne poste te larta e te lakmueshme te dy vellezerit e tij prej ketij palo Kryeministri…dhe jo se jane te afte, te zote e profesioniste joooo por thjesht se jane fanatike, besnike e militante te thekur partiake te Rilindjes e te Partise se tij ne pushtet…
Nuk e di ti o Bruno se po ky Igli si shperblim i dergon Rames avionin Carter dhe vjen e merr ne Tirane qe te vije aty ne Itali e te shohe Juventusin e te beje foto me Ronaldon kur populli i tij s’ka deri edhe buke te haje e uje te pije?
Perse e kishe thirrur Iglin aty perballe teje e Rames vetem e vetem qe te thoshte edhe njehere tjeter publikisht ato c’ka kish thene dy-tre dite me pare nje fare ”artisti” i llojit te Edvinit me emrin Saimir…te cilit nje gome e djegur para parlamentit nga protestuesit anti -Rama i paskan prishur imazhin e Atdheut te tij e se do ti duhen mijera komcerte per ta ndrequr ate?
Po mire mo Bruno..ti vete nuk e di gjendjen e sotme reale te Shqiperise e te shqiptareve fqinje aq me shume qe koleget e tu transmetojne cdo dite reportazhe te dhimbeshme nga fqinja juaj pertej detit … ndaj pse u dashka qe ti te besosh e ti besh propagande Edi Rames deri ne peshtirosje e neveri..apo edhe ty te ka zene ndoshta semundja virale e Fleckenshtejnit…se ne ketej nga Shqiperia themi qe ”dhuraten ” e pranon edhe Mbreti…e larg qofte se mos ke ngrene e gelltitur edhe ti ndonje nga ajo Luga e famshme e Corbes se prishur shqiptare se atehere na paska marre prej kohesh Lumi te tereve bashke, ju andej pertej Detit e ne kendej Adriatikut…
Me zhgenjeve e me le pa fjale o Bruno Vespa e pse jo qe te jem fare i sinqerte me ty e megjithe respektin e konsideraten e jashtezakoneshme profesionale qe kam patur per ty te pakten deri dje e prej dekadash me radhe …kete here me bere me dhimbje koke e me le nje shije te keqe e te hidhur vertet…dhe sinqerisht ndjeva vertet dhimbje e keqardhje per vendin e popullin tim…ndaj dhe duke psheretire kur i shterngove doren Rames dhe e falenderove qe kish marre rrugen deri aty tek ty per te ”nderuar” emisionin tend … tunda koken dhe thashe …edhe ti o Bruno…???
Nuk i dalin nje mal me halle e probleme vendit e popullit tim ..nuk i dalin Ballat, Ulsite, Gramozet, Vasilikat , Spiro-kalet e vete Edvini ne krye te tyre pa llogaritur Mut Nanot, Merot, Lorencet..Alfred Pezat e co…..por u deshe edhe ti ne krah te tyre?
Ja hodhe o Bruno…ti te pakten i shpetove Kazanit te Edvinit dhe ja ku dole edhe me i forte se edhe vete Zeri i Amerikes…
Nuk thone kot shqiptaret…”zgjidh komshine”…pastaj bej shtepine…por ja qe fatkeqesisht ne shqiptareve te gjithe komshinjte na kane qelluar historikisht e perjetesisht Mut …ndaj s’po bejme dot as Shtepi e as Kasolle…dhe jo se nuk kemi faj edhe vete …te kuptohemi…
A.R.DOSTI
















