Alfons Zeneli
Me kujtohet kur ne njerin prej pervjetoreve te vrasjes se Azem Hajdarit, grupi parlamentari PD propozoi qe te mbahej 1 min heshtje . Deputetet socialiste, nuk denjuan ta bejne nje gje te tille. Kohe me vone, ne vitin 2003 ne Beograd u vra ne nje atentat ish kryeministri i Sebise Zoran Xhinxhic ( Зоран Ђинђић)… E shkrova dhe me germa cirilike se mbase iu pelqen me shume nostalgjikeve. Dite me pas, grupi parlamentar i PS propozon qe parlamenti shqiptar te mbaje nje minut heshtje ne nderim te kujtimit te Zoran serbit. Kuptohet qe u ngriten te gjithe. Nuk e di shkallen e pikellimit, por u ngriten kokeulur e ndoshta dhe me lot ne sy. Si mund te ndodhe nje gje e tille? Reminishenca nga Bashkim Vllazerimi me popujt vellezer te Jugosllavise moter?, Reminishence e lidhjes nga gjaku te PKSH me Partine Komuniste jugosllave moter? Vazhdim i rruges marksiste leniniste, internacionaliste proletare te Kominternit? Vazhdimesi e zise per Leninin, per Stalinin? Zgjim i “spermatozoideve” te Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes? Apo ndjesi reale e dhimbjes per humbjen e vellait Zoran?
Mu kujtua kjo ngjarje, teksa lexoj keto dite lidhur me temen e vjeter te ndasise, diferencave dhe kontradiktave qe egzistokerkan midis shqiptarve ketej e andej kufirit administrativ. Shkrimi me interesant dhe dinak ishte ai i Ben Blushit.
Shkrimi ne pamje te pare duket si nje lavd i bukur per shqiptaret qe jetojne ne Prishtine, Gjakove, Prizren, Peje etj…dmth per shqiptaret e Kosoves. Madje autori perpiqet qe shpeshhere kete lavd, ta nxjerre ne plan te pare, gati si qellim, si qellim te fundme te jetes se tij. Ai per kete, rreshton nje liste avantazhesh artistike, kulturore dhe sportive te shqiptareve te atjeshem. Por, shumica e gjerave te listuara jane fakte te dukshme e publike per te cilat askush neper trojet shqiptare, nuk ka nevoje per kallauz, ciceron, guide.. Athere pse ta kete mare mundimin Ben Blushi? Fatkeqsisht, arsyeja e vetme eshte mbjellja e fares se gjasme ndryshueshmerise se madhe qe egziston mes shqiptareve ne te dy anet e kufirit te `13-es. Madje, qellimi i tij (nuk eshte vetem ky) eshte qe te vertetoje se keto dryshime jane esenciale, ose qenkerkan bere te tilla prej ndarjes se ketyre dekadave. Madje, keto “diferenca e kontradikta” Blushi &Co po perpiqen t`i trajtojne si te kunderta gati gati diametrale. Thjesht, nuk ka arritur te thone se se ne jemi dy kombe te ndryshem. (Ka te tjere qe e thone). Por eshte e sigurt, se udha e tij te con egzaktesisht atje.
“Rilindja e tyre nuk eshte as jugosllave dhe as shqiptare. Eshte thjesht kosovare” – thote Ben Blushi. Dmth nocionet “shqiptar” dhe “kosovar” jane dy gjera pothuajse krejt te ndryshme. Fiks keshtu thoshte dhe Enver Hoxha ne nje prononcim te viteve te L2B : “Populli kosovar do te luftoje e do ta fitoje lirine e vet ashtu sikunder dhe populli serb, populli shqiptar, populli malazaz, populli cek” etj, etj. Pra , sipas Enver Hoxhes dhe Ben Blushit, populli i kosovar eshte ne te njejtin raport si me popullin serb, si me popullin cek, si me popullin shqiptar si me popullin mongol. Blushi shkon edhe me tej. Ai liston nje varg superioritetesh kulturore-artistike e sportive te shqiptareve te Kosoves, me te cilat une jam dakort. Por Blushi i trejton si atribute nacionale te kosovareve te cilet sipas tij, nuk jane shqiptare. Ai i liston, i trumbeton e mbase edhe i egzagjeron ne menyre te kontrolluar. Nga ana tjeter, evidenton se sa te pazot, te patalentuar e te paafte qenkerkan “shqiptaret”. (pervec vete atij). Aq poshte qendrokerkan keta “shqiptare” te nemur sa gati po e shkaterrrojne e po e ndotin akustiken dhe atmosferen e kombit kosovar. Ndaj dhe, konkludon Blushi, “duhet t`i leme te lire”. Nenteksti eshte duhet te ndahemi , te mos kemi te bejme me ta, t`i konsiderojme si komb fqinj, si komb mik… Kjo teze e vjeter dhe e aplikuar (tragjikisht) me sukses nga komunistet dhe socialistet qysh prej fillimeve te L2B, nuk ka dale kurre nga moda e te majteve, as nuk ka rreshtur se qeni moto, qellim, strategji. Zanafilla eshte e njohur. Jane te njohur eterit qe pllenuan kokat e komunisteve shqiptare : Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha. Sot ajo (teza e perjtesimit te ndarjes) vazhdon te qarkulloje si nje epidemi e frikshme, malinje dhe shume rezistente ndaj “vaksinave” edhe sot e kesaj dite neper njerez, intelektuale, politikane, shtetare e qeveri te ndryshme te Tiranes.
Ajo qe te ben pershtypje dhe e ben te pabesueshme eksitimin e Blushit nga sukseset e “kombit kosovar”, eshte vete e shkuara e tij. Nuk e kemi degjuar e pare kurre kaq te entusizmuar Benin. Perkundrazi, ky si socialist besoj se i ka lexuar shkrimet varg plot patologji te pakontrolluar urrejtje te gazetes “ZP” kunder “malokeve” , “ceceneve” dhe “shkerdhatave kosovare”. Sepse athere, nuk e dinin e nuk iu besohej se Serbia moter do te hiqte dore e do ta leshonte miken Kosove. Po ashtu dhe shkrimet e tjera ne gazeten “Koha Jone” ku ai ka punuar. Nuk e kam degjuar te debatoje ndonjehere me Frrok Cupin qe thoshte se ushtaret e UCK te shtruar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, jane muxhahidine nga Jemeni. Apo kur ne te njejten gazete, jepte alarmin i trembur ne palce se mos dyndja e kosovareve ne bregdet do te demtonte te foluren e minoritareve. Por Beni u kujtua pikerisht sot. Sepse pikerisht tash eshte nje rast tjeter i volitshem per t`i sherbyer ndarjes se kombit, per t`i sherbyer mosbashkimit te mundshem. Eshte nje moment relativisht optimal per te gjithe molusqet e letyrshem qe jane duke trumbetuar idene se shqiptaret dhe kosovaret jane dy kombe. Gjermanite u ribashkuan. Nuk kam ndemend te cek detaje. Thjesht u bashkuan sepse keshtu jane me shume, jane me te fuqishem. Per kete arsye te thjeshte edhe bashkimi i dy pjeseve te Shqiperise eshte imperativ i shenjte. Ne nje Shqiperi te bashkuar, cdo shqiptar eshte shume me i forte. Athere, perse Ben Blushi dhe plot te tjere jo vetem qe nuk e duan nje gje te tille, por dhe luftojne qe prej 60 vjetesh per te mos e lejuar? Sepse nuk do kene me fuqi politike. A mendoni se komunizmi made in Zona e Pare Operative do te kish fituar apo mbijetuar plotikisht ne nje Shqiperi Etnike?















