• Latest
  • Trending
  • All

Dy luftërat e Sirisë

27/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Dy luftërat e Sirisë

27/12/2015
in Opinion

Nga Christopher R. Hill*

Ambasadori Kris Hill shkruan se konflikti i brendshëm dhe përballja me Shtetin Islamik në Siri duan dy zgjidhje të ndryshme: njëra diplomatike dhe tjetra, bashkim fuqish për të luftuar. Ai thotë se megjithatë, është e vështirë që paqja në Siri të mbërrijë nga brenda, nëse nuk ka përfshirje të objektivitetit shumëkombësh

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Siria po shkatërrohet nga dy luftëra. Njëra, mes presidentit sirian Bashar al-Asad dhe grupeve rebele si Ushtria e Lirë Siriane, mund të zgjidhet vetëm përmes një zgjidhjeje diplomatike – saktësisht lloji i zgjidhjes që bisedimet e paqes në Vjenë, me përfshirjen e një game të gjerë fuqish botërore dhe aktorësh rajonalë, po synojnë të arrijnë. E dyta, ajo që po zhvillohet nga Shteti Islamik e që do të kërkojë një qasje shumë të ndryshme. Sigurisht, lufta e Shtetit Islamik është, në një kuptim, edhe një luftë civile – si mes sunive dhe shiitëve dhe midis sunive në vetvete – dhe është e lidhur me luftën kundër Asadit. Por aktet e tmerrshme terroriste të Shtetit Islamik në Bejrut dhe Paris (pa përmendur sjelljen barbare të luftëtarëve në Siri dhe Irak) tregojnë se nuk mund të ketë bisedime – jo më kompromis – me liderët e IS. Asnjë marrëveshje politike, diplomatike apo territoriale me një grup të tillë – idetë fanatike të dhe praktikat vicioze të përplasjes me normat themelore të shoqërive të civilizuara – nuk mund të justifikohet. Diplomacia do të duhet në këtë luftë. Ashtu si lufta është shpesh një element i diplomacisë, diplomacia ndonjëherë mund të jetë një element i luftës. Në luftën kundër Shtetit Islamik, diplomacia do të jetë thelbësore për të nxitur një aleancë të vendeve dedikuar ndaj asgjësimit total të grupit – që do të duhet të ndodhë në fushëbetejë. Shteti Islamik, duhet të bien dakord të gjitha shtetet e rëndësishme – nuk ka rol legjitim për të vepruar ndokund. Kushdo, veçanërisht në rajon, që përpiqet të analizojë objektivat e grupit – që për shembull të mbështesë synimet anti-shiitë, nëse jo metodat – nuk i përket kësaj lufte. Për të perifrazuar presidentin Bush, vendet duhet të marrin një vendim: ose të jenë me ne ose të jenë me terroristët. Nuk është një çështje e prezantimit të një fonti të bashkuar. Sado që disa duan t’ia hedhin fajin për nxitjen e zhvillimit të Shtetit Islamik dështimit të liderëve shiitë në Irak për t’u angazhuar mjaftueshëm në terren me sunitë, ky shpjegim nuk është i plotë. Është e qartë se nuk ka Nelson Mandela mes radhëve të lidershipit shpesh të patakt dhe të pamëshirshëm të shiitëve të Irakut. Por nëse Shteti Islamik do të ishte veçse një mjet për luftën e sunive kundër sundimit shiit, konflikti nuk do të shkonte përtej zonave të populluara nga shiitët. Ashtu si Pranvera Arabe, kaosi dhe dhuna që nxiti, tregoi se Izraeli nuk mund të fajësohet për të gjitha problemet e rajonit, lëvizja e Shtetit Islamik në zona që nuk kanë të bëjnë me lidershipin e dobët shiitë, i detyron qeveritë suni të marrin përgjegjësi. Mbi të gjitha, Shteti Islamik është frymëzuar kryesisht nga një version radikal dhe i korruptuar i vehabizmit, sekti shumë konservativ suni mbështetur nga monarkitë e Gjirit si Arabia Saudite. Është koha që bota e myslimanëve suni të reagojë më shumë ndaj lëvizjes brutale që me qëllim apo jo, ka ndihmuar të marrë jetë. Po ashtu, Arabia Saudite duhet të përmbysë vendimin për të kthyer zemërimin kundër rebelëve shiitë Houthi të Jemenit, në vend të Shtetit Islamik. Asnjë vend nuk mund të abstenojë në luftën kundër Shtetit Islamik, veçanërisht një fuqi e pasur rajonale traditat e të cilës kanë ndihmuar në frymëzimin e radikalizmit që e nxit atë. Sa për luftën civile midis Asadit dhe kundërshtarëve të tij, bisedimet në Vjenë ofrojnë shkak për optimizëm të matur. Bisedimet nuk janë fillimi i fundit të konfliktit sirian; ato mund të mos jenë as, siç ka thënë Çërçilli, fundi i fillimit. Por llogariten si një hap serioz drejt një qasjeje diplomatike shumë të nevojshme për të zgjidhur këtë aspekt të konfliktit – jo vetëm sepse shumë nga aktorët e nevojshëm si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Turqia dhe Arabia Saudite po marrin pjesë në proces. Ende, bisedimet janë larg të qenët ideja. Ndonëse është shumë herët për të qenë kritikë ndaj përpjekjes, nuk është shumë herët për të nënvijëzuar disa shqetësime të mundshme. Si fillim, ndërsa zgjedhjet janë një objektiv për t’u lavdëruar i bisedimeve, ato nuk duhet të jenë i vetmi objektiv. Siria ka shumë minoritete numri i të cilave është aq i vogël për të siguruar përfaqësim në kutinë  e votimit dhe kështu duhet të mbrohen me mjete të tjera, si marrëveshjet politike dhe institucionet e përkushtuara  për garantimin e të drejtave të tyre. Shtylla e parë e demokracisë mund të jetë sundimi i shumicës, por do të ishte një arritje e paqëndrueshme nëse shtylla e dytë, të drejtat e minoritetit, nuk respektohen. Një tjetër shqetësim buron nga pretendimet e disa pjesëmarrësve që thonë se procesi i zgjidhjes së konfliktit duhet të jetë i drejtuar nga sirianët. Kjo është një ide e mirë, por nuk ka meritë. Nuk ka asnjë element në sjelljen e ndonjë fraksioni sirian që ka luftuar për katër vitet e shkuara që sugjeron se ata kanë mjetet për të drejtuar një proces paqeje. Në kohë krize, vendet kanë një tendencë të harrojnë leksionet e vyera të krizave të shkuara. Ky muaj shënjon 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Dejtonit, që i dhanë fund Luftës në Bosnje. Ai hap shumë i rëndësishëm, që i dha fund një konflikti brutal ku u shenjestruan më tepër civilët, doli nga një proces me dy hapa. Së pari, një grup ndërkombëtar kontakti ra dakord mbi një marrëveshje kornizë për paqen. Më pas, palët e përfshira në konflikt arritën një marrëveshje brenda kornizës. Mund të tingëllojë marrje në mbrojtje, por funksionoi. Në vend që të shpërqendrohen nga ndjesia e krenarisë së lënduar, ata që janë përfshirë në një konflikt që ka vrarë apo plagosur qindra mijëra të pafajshëm dhe që ka zhvendosur miliona të tjerë duhet të vendosin të bëjnë atë që duhet për t’i dhënë fund sakatimit. Ndoshta atëherë të gjithë mund ta kthejnë vëmendjen ndaj shtypjes së Shtetit Islamik një herë e mirë.

Previous Post

Tirana zyrtare nuk duhet të investohet për Thaçin president të Kosovës

Next Post

Nishani kthen për rishqyrtim ligjin e pronave

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Nishani kthen për rishqyrtim ligjin e pronave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.