• Latest
  • Trending
  • All

DY LETRA PËR KOSOVËN

20/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 14 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

DY LETRA PËR KOSOVËN

20/12/2018
in Kosova, Opinion

Nga Fadil LEPAJA

Kosovës i kanë ardhë dy letra. Dikur letrat ishin mënyra kryesore e komunikimit, në largësi. Qytetarët, apo më mirë me thanë populli, se qytetarë nuk kishte asokohe, shumica ishin analfabet. Prandaj, askush nuk u shkruante letër njerëzve të thjesht, përpos kur shteti kujtohej për ta. Atëherë shteti u dërgonte ndonjë shkresë, të cilën ata duke u dridhur e  lexonin te dikush që dinte shkrim e lexim. Këtë shërbim, e paguanin me ndonjë vezë, e me raste edhe ndonjë pulë/gjel apo ndonjë ushqim tjetër bio. Atëherë së paku, ushqimi ishte bio.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Duke qenë se, asokohe, shteti nuk i shkruante për të mirë, ata e prisnin me drojë çdo letër nga lartë, nga atje ku vendosej për fatin e njerëzve të zakonshëm. Që ta dini, njerëzit u bënë qytetarë vetëm në demokraci, kur  u bënë sundues kolektiv, dhe i zgjodhën në mënyrë demokratike përfaqësuesit e vet, në institucione, pra në kuvend, në RTK edhe në krejt mediat e tjera të (pu)shtetit përfshi edhe rrjetet sociale.

Ato tash, na i interpretojnë edhe ëndrrat tona, na i lexojnë me zë edhe letrat që vijnë prej lart, pasi ne nuk mund t’u besojmë veç syve tonë as një përkthimi me “google translate”.

Natyrisht, ne duhet të trajtojmë me respekt letrën e zonjës Mogherini,  pasi qysh edhe ajo dhe Be, na trajtojnë me respekt sikur çdo vend të Afrikës apo Azisë. Të shkosh në Evropë, vetëm për Kosovarët, ende nuk është një udhëtim rutinë prej dy orësh me aeroplan. Kjo është loja e vjetër e dashurisë së një anshme. Mjafton që Mogherini, e respekton presidentin.

Por, Amerika po! Qysh e dimë edhe nga kënga e vjetër patriotike, ne nuk kemi frikë, sepse i kemi djemtë në Amerikë. Letra e Mogherinit, nuk na bëri përshtypje shumë, letra e Trump, nxiti interpretime të shumta.

Pra, na kanë ardhur dy letra. Shihet nga letra e saj, se Mogherini, do “Nobelin” me çdo çmim. Asaj, për shembull, i duket realist opsioni i dy presidentëve për këmbim territoresh. Për të është e mjaftueshme, që këta të dy të falin njëri tjetrin, pastaj te fusha e pajtimit në facebook, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të përqafohen virtualisht.

Nga Brukseli, me vite, na kanë informuar se problemi ynë po zgjidhet, se Hashimi po pajtohet me Vuçiçin edhe me kaq mbyllet konflikti historik. Krejt problemi paska qenë se do toka të Hashimit paskan mbet andej e do toka të Vuçiçit paskan mbet këndej. Situata është e thjeshtë, pra, nuk kemi pse luftojmë.

Por, Qeveria dhe parlamenti në Kosovë, si populistë që janë, po thonë se presidenti nuk ka mandat, nuk është palë në bisedime. Nuk mundet me shitë as me ble asgjë, që nuk ja ka lënë baba me tapi, ose që nuk e ka fitua vet …me djersë!

A është palë në bisedime Presidenti? Varet prej Batonit. Debate pafund po zhvillohen në çdo kafene të Kosovës, përfshi edhe televizionet të cilat kohëve të fundit, për nga adrenalina, edhe ato janë ngritur në nivel kafenesh.

Kështu, ditëve të fundit na kanë ardhur dy letra. Njëra nga Evropa dhe tjetra nga Amerika. Qytetarët, e hutuar po enden prej statusi në status, për me kuptua çka po ndodhë.

Çka ka dashtë me thanë, me letrën e tij, Presidenti Trump, kjo është pyetja një milionshe? Ajo megjithatë, përkundër interpretimeve, e ve Kosovën dhe interesat e saj në radhë të parë, pastaj i përmend edhe dy presidentët si argat të kësaj pune. Askush më nuk i sheh ndaras, dy presidentët.

Sa për letrën e Mogherinit, askush pesë pare nuk i jep. Aq pare, qysh e dini edhe vet, bëjnë dy pula, sipas këngës që e duan aq shumë kosovarët.

Tash, ju mos u çuditni, prej nga ky komunikim me letra kur dihet se politikën e bëjnë postimet në rrjete sociale.

Me e kqyrë holl e holl, edhe Skenderbeu, në kohën e tij, komunikonte me letra, qoftë me me BE apo me  Washingtonin. Edhe Ismai Qemajli me telegrame, priste leje nga Mogherini për këmbime territoresh. Edhe zogu i I-rë, prej Mogherinit mori leje për Shën Naumin.

Rrjedhimisht edhe presidenti ende merr letra dhe i poston në facebook. Presidenti Trump, për shembull,  me krejt botën, përmes postimeve në Twiter. Por jo edhe me Hashimin.

Ka dyshime se krejt buxhetin, presidenti po e shpenzon për këto letra, rezervim karrigesh dhe për botim librash. Kompanitë lobuese, munden me t’a rezervua karrigen afër kujt të duash, duke filluar prej presidentit Putin, kancelares Merkel, e deri te presidenti Trump. Munden me sigurue edhe një shtrëngim duarsh apo një fotografim me kë të duash. Kanë lidhje! Munden me porositë një deklaratë për personalitetin e dikujt. Për shembull munden me të quajt Xhorxh Washington të fshatit tënd. Munden me porositë edhe një letër kritike për kundërshtarët e tu. Bota bashkëkohore është rrëfim i rrëfyer nga mediat, që u pëlqen njerëzve. Apo është vetëm mit?

Sidoqoftë, presidenti i vetëm, veç me buxhetin e shtetit, përballet me krejt Kosovën. Pastaj armata e interpretuesve, nëpër borë e nëpër shi, defilon prej ekrani në ekran. Prej portali në portal. Prej batoni te … Batoni,  dhe anasjelltas.

Eh. Na zuri viti i ri, me halle të vjetra. Babadimri për Krishtlindje, apo vit të ri, sivjet do të i drejtohet popujve me një status në facebook, apo Twiter. Nuk ka dhurata. Kosova ishte përjashtim. Ajo mori dy letra. Njëra për kryetarin e tjetra për Kryeministrin.

Çka është realiste? Zonja Mogherini thotë se nuk është realiste të pajtohet Kosova me Serbinë , dhe se mjafton që dy presidentët të përqafohe dhe ajo të marrë Nobelin!

Dikur, Serbia e presidentit Millosheviç, në vlugun e ndryshimeve kushtetuese, i pat imponuar Kosovës  një udhëheqje. Pastaj xehetarët u mbyllën në miniera dhe kërkonin dorëheqjen e tyre…! Tjerat janë histori!

Qysh e dini, ndryshimet kushtetuese u kryen me dhunë. Zyrtarët e dorëhequr, i tërhoqën dorëheqjet. Kosova hyri në Serbi, dhe Kosovarët dolën prej institucioneve. Më vonë edhe i përzunë prej Kosove. Pastaj u kthyem!

Rreth vicioz, historia!

20 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Post Views: 245
Tags: kosova
Previous Post

Integrimi i vendit, Diaspora shqiptare në Suedi lobon në PE

Next Post

Si u shpallën dëshmorë agjentët e Moskës, si rasti i Ali Kelmendit?!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Si u shpallën dëshmorë agjentët e Moskës, si rasti i Ali Kelmendit?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.