Prej vitesh bizneset ne Shqipëri këmbëngulin qe shkollat e larta te orientohen nga degët dhe profesionet e kërkuara nga tregu i punës. Këtë strategji te zbatuar me herët ne vendet e zhvilluara, po e aplikon ne vendin tone Instituti Kanadez i Teknologjisë. Ne prag te fillimit te vitit akademik drejtuesit e këtij Universiteti presin prurjet e te rinjve qe duan diploma cilësore ne degët e Ekonomikut dhe Inxhinierisë.
Programet mësimore zhvillohen ne gjuhen angleze dhe janë te konvertueshme ne Universitetet amerikane. Sa i përket stafit te profesorëve, ata janë eksperte te njohur te fushës se ekonomisë dhe inxhinierisë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe vende te tjera si Kanadaja, Britania, Zvicra, Turqia. Drejtuesit e institutit kanadez te teknologjisë garantuan te rinjtë, por dhe Ministrinë e Arsimit për përmbushjen e te gjitha detyrimeve për një arsimim cilësor dhe me standarde.















