• Latest
  • Trending
  • All

Diaspora ç ‘kyçi institucionet e Kosovës; ose të flasësh nga Prishtina që të dëgjojë Tirana

30/05/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 4 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Diaspora ç ‘kyçi institucionet e Kosovës; ose të flasësh nga Prishtina që të dëgjojë Tirana

30/05/2018
in Opinion

Petrit Kuçana

Kishte më shumë se entuziazëm në sytë e Liza Gashit dhe të stafit të Germin tek prisnin në Prishtinë, mbi 170 profesionistë nga Diaspora, në një konferencë me një emër sa të thjeshtë e gati tendencioz “Diaspora Flet”.  Një përzgjedhje thjeshtësisht e qartë, që duket se herë-herë kumbon, ushton, në veshë që bëjnë sikur dëgjojnë,  e deri në dyer institucionesh të kurrë-mos-hapura, të blinduara tinëzisht, nga ku duket se mjaftueshmërisht plotpërmbushen me shifra e fakte, mbi remitancat patjetër, por jo bie fjala se sa mund të jetë numri real i mërgatës shqiptare në botë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Germin, një OJQ unike në llojin e saj, (shumë prej mërgimtarëve mendojnë se është ministri) arriti që të ulë së bashku profesionistë nga diaspora dhe institucione (të Kosovës kryesisht).

“Të folurit” e diasporës në Prishtinë, mbase ishte hapi i parë i një dialogu konstruktiv, që pikë së pari  arriti të ç ‘kyçë institucionet e Kosovës. Së paku në organin më të lartë ligjvënës, në Parlamentin e Kosovës, jo vetëm që u dëgjua sadopak zëri i diasporës, por u paraqitën pesë pika konkrete, duke i lënë topin në fushën e rrëmujshme parlamentare.  Aty ishin edhe tre ministrat shqiptarë të diasporës, nga hapësirat shqiptare në Ballkan, që mbase do u duhet të mendojnë shumë më shumë sesa disa aktivitete të përbashkëta, që përmblidhen në disa sete fotografish, sidomos pas fjalës tepër frymëzuese të Kingsley Aikins, që folësi kryesor në konferencën, njeriu që me bashkimin e diasporës së Irlandës krijoi fond 250 milionë dollarë.

Me mjaft interes mbeti edhe dialogu me komisionet e ndryshme parlamentare, pra aty ku “ngjizen” ligjet, ku grupe të ndryshme profesionistësh nga diaspora, kuvenduan (së paku u dëgjuan) nga ligjvënësit, për çështje të ndryshme ku diaspora mund të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, kryesisht burimet njerëzore, të anashkaluara prej kaq e kaq kohësh.

Gjithashtu edhe takimet me pushtetin lokal, në tre komuna të Kosovës, bënë që diaspora të ishte kryetema e atyre ditëve.

Duhet theksuar se Kosova ka një traditë në “mikpritjen” e diasporës, që dëshmohet me angazhimet e herëpashershme, sidomos gjatë sezonit veror, me gjithë pritshmëritë e mëdha të diasporës; që nga qasja ndryshe për çështjet e saj, e deri tek vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës.

Të flasësh nga Prishtina që të dëgjojë Tirana

Krejt e kundërta ndodh me Tiranën zyrtare, ku thuajse asgjë nuk përpëtin përtej një shurdh-memecërie që tek-tuk ftillohet me ndonjë lajm nga Majko, Ministër Shteti (ministër pa portofol) për Diasporën.

Do të mjaftonte perifrazimi që ministri Majko bëri në platformën e “Diaspora Flet”, për të dëshmuar gatishmërinë e shtetit shqiptar për qasjen ndaj diasporës. Vetë ministri Majko e pranoi se Kosova është shumë përpara Shqipërisë dhe se po të varej nga ai do të ndryshonte të paktën pesë gjëra në Strategjinë e Diasporës të miratuar tashmë dhe mbase shumë prej të pranishmëve iu kujtuan lajmet nga mëmëdheu se Majko përplas karrigen. Në këtë konferencë vihej re një frustrim i mërgimtarëve shqiptarë, kryesisht atyre nga “Shqipëria zyrtare”, që nuk dinin ku të plasonin së pari kërkesat e tyre, që nga e drejta e votës e deri tek qasja ndryshe ndaj gjysmës tjetër të popullsisë që jeton jashtë.

Se sa seriozisht e kishte Shqipëria amë u dëshmua në prezantimin e saj, pra dërgimin e përfaqësuesve; ku përveç ministrit Majko ishte një nën (nën) kryetar i bashkisë së Tiranës, i cili u gjend përballë pyetjesh dhe jo vetëm, ishte një nervozizëm vërtet i madh kryesisht i pjesëmarrësve nga Shqipëria, ku i kërkonin nëse bashkia e Tiranës që ka rreth 1 milionë banorë ka përgatitur qoftë edhe diçka simbolike për mërgimtarët në sezonin e pushimeve verore.

Karrigia e nxehtë e nënkryetarit të Bashkisë, ku nuk mund të gjendej qoftë edhe një përgjigje për bërjen “diçka” sado simbolike për diasporën, mbetet dëshmia e shurdhmërisë, jo thjesht e Tiranës zyrtare, por shtetit, por qoftë edhe e pushtetit lokal në qasjen ndaj mërgatës.

Ndërkohë që Samiti “historik” i Diasporës  nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kryeministrit etj etj po shënon 2-vjetorin e tij, nuk besohet se ka ndonjë “simitist” që mund të tregojë për ndonjë produkt real që u prodhua, apo që mund të pritet të ndryshohet diçka.

Askush nuk kishte denjuar nga shteti amë të “avitet” në Prishtinë, (përveç Majkos dhe një nënkryetari të tretë të Bashkisë së Tiranës),  duke dëshmuar qasjen ndaj mërgatës, ku duket se Ministri i Diasporës Majko (ministër pa portofol) është më shumë si një adresë ku përplasen pafundësia e kërkesave apo ankesave të mërgimtarëve.

Emigrantët e Shqipërisë zyrtare mbesin të vetmit në rajon dhe më gjerë, që nuk e kanë të drejtën e votë në vendet ku jetojnë dhe se nuk duket se kjo çështje nuk do të ketë zgjidhje as për zgjedhjet e ardhshme, duke injoruar tërësisht diasporën, pa përfshirë morinë e “gjërave” që priten. Të paktën si Kosova, si Maqedonia, si rajoni…

Gjithsesi “Diaspora flet” e Germinit mbetet padyshim një aktivitet i qëlluar, që shkundi sadopak edhe institucionet e Kosovës, ku duket se atje gjërat po shkojnë për mirë; po institucionalizohet dialogu me diasporën dhe se duket se nuk do të ketë ndalim.

Aq më tepër kur shohim bie fjala që deputeti Korab Sejdiu i ka kërkuar interpelancë parlamentare Ministrit të Diasporës për këto çështje, një shenjë kjo se nuk do të lihet thjesht në stadin e asaj që bëri një OJQ, unike në llojin e saj, si Germin.

Kushedi sa ide e çmenduar mund të ishte një “Gërmin” që buçet fort me “diaspora flet” edhe në dyert e “blinduara” të institucioneve të shtetit shqiptar të matanë Drinit… nga ku duhet “shëruar” shurdh-memecëria e institucioneve; se diaspora është shumë më shumë se një premtim elektoral nga kryeministri apo kushdo ministër, me apo pa portofol…

Post Views: 74
Previous Post

Deputeti i Tropojës Isuf Çelaj thirrje mërgimtareve: “Investoni në vendlindje”

Next Post

Britania dhe Lidhja e Prizrenit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Britania dhe Lidhja e Prizrenit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.