• Latest
  • Trending
  • All

Dhuna në stadiumin e Beogradit – rast për reflektim

18/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Dhuna në stadiumin e Beogradit – rast për reflektim

18/10/2014
in Opinion

DW: Në Tiranë vazhdon të jetë çështje e nxehtë incidenti në stadiumin e Beogradit , më 13 tetor, të martën e kësaj jave, kur ndeshja e atjeshme e futbollit mes ekipeve kombëtare të dy vendeve përfundoi në dhunë. Shqipëria u drejtoi mbrëmë një notë proteste udhëheqësve të lartë të Serbisë, për ato që i cilëson “veprime antishqiptare” si djegia e flamurit kombëtar, thirrjet për vrasjen e shqiptarëve dhe dhuna fizike mbi futbollistët shqiptarë. Si erdhi, ku e ka burimin s ky incident i rëndë në historinë e re të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë që ka hapur procesi i integrimit europian dhe paqja në rajon?

Albert Rakipi: Incidenti zbuloi realitetin e marrdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, si marrëdhënie ku ka dominuar konflikti. Incidenti demostroi që për fat të keq ka një armiqësi kolektive ndaj shqiptarëve. Incidenti është krejt i papranueshëm dhe administrimi që po i bën Serbia politike është për të ardhur keq, pasi tregon që si ajo ashtu edheshumica e shoqërisë serbe nuk janë shkëputur dot ende nga e shkuara. Thirrjet „Vrisni shqiptarët të sjellin reminishencën e „Vrisni çifutët“!!. Që Serbia nuk është shkëputur nga e kaluara, duket qartë tek djegja e flamurit të NATO-s në stadiumin e Beogradit. Ky është një veprim që tregon një urrejtje kolektive ndaj NATOs. Për fat të keq, elita politike dhe shumica e shoqërisë në Beograd, identifikojnë Serbinë me regjimin kriminal të Millosheviçit. NATO sulmoi atë regjim dhe jo Serbinë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

DW: A ka sot probleme të pazgjidhura mes Shqipëris ëdhe Serbisë?

Albert Rakipi: Jo , nuk ka. Qëndrimi ndaj NATOs, politikave të BE dhe Kosovës, si shtet i pavarur, janë të vetmet çështje që ndajnë Shqipërinë nga Serbia. Shqipëria mbështet politikat europiane të BE dhe është shprehur qartë për politikën europiane dhe të ardhmen europiane të rajonit. Shqipëria mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërsa Serbia nuk përkrah sanksionet e BE kundër Rusisë duke treguar dilemën e saj për orientimin dhe të ardhmen në BE. Për më tepër Serbia dhe Rusia kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake në kufi me Kroacinë, një vend anëtar i NATO-s, kanë marrëveshje ne fushen e ekonomisë por edhe në fusha për cështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria është pro- perëndimore, ndërsa Serbia ka mbetur peng i të shkuarës së saj.

DW: Dr. Rakipi ka një akuzë publike ndaj autoriteteve drejtuese politike të Tiranës për përfshirje në incidentin e flamurit kombëtar të Shqipërisë, me hartën e të ashtuquajturës „Shqipëri Etnike. A është e ashtuaquajtura“Shqipëri e Madhe“apo „Shqipëri Etnike“ në axhendën politike të Tiranës?

Albert Rakipi: Le të filloj me akuzën publike që përmendni: është për të ardhur keq për menaxhimi që po i bën Serbia politike incidentit, akuza e Beogradit është krejt e stisur dhe e pabazë. Për veprimin e një individi nuk mund të fajësohet shteti. Ndërkohë që është e faktuar që policët serbë dështuan të ruajnë rendin dhe sigurinë në stadium, që policët, pra shteti, goditi dhe ushtroi dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë. Çfarë po ndodh me autoritetet politike të Beogradit? Kryeministri, Presidenti në fakt i janë futur garës kush e kush të jetë më antishqiptar. Mendoj që kjo është pasojë e problemeve të brendshme për pushtet në Beograd në një mjedis armiqësor. Sa për Shqipërine e madhe apo Etnike asnjë qeveri, asnjë parti politike, organizatë apo individë me ndikim nuk e kanë mbështetur dhe as e mbështesin të ashququajturin projekt të Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mbështet NATO-n, si vend anëtar i NATO-s nuk mund të ketë pretendime territoriale ndaj vendeve fqinjë. Shqipëria mbështet BE, të ardhmen europiane. Duhet vënë në dukje gjithashtu që Pavarësia e Kosovës bëri që projekte të tilla të jenë vertet krejt të paqëna.

DW: Kryeministri Rama konfirmoi së fundmi se do të realizojë vizitën e tij, të mërkurën e ardhshme, më 22 tetor, në Beograd dhe “nuk do të lejojë që incidenti ta prishë atë.” Cili është opinioni juaj për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd?

Albert Rakipi: Diplomacia europiane i referohet vizitës së kryeministrit Rama në Beograd si e para e një kryeministri shqiptar pas 68 vitesh, duke neglizhuar kështu zhvillimet pozitive në marrdhëniet mes dy vendeve pas rënies së regjimit të Millosheviçit, duke filluar me vizitën e e ish zv. kryeministrit dhe ish Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në 2003 në Beograd, madje para shpalljes së Kosovës shtet i pavarur. Sjell këtu në vëmendje edhe vizitat e ndërsjellta Beograd- Tiranë dhe Tiranë -Beograd në nivel ministrash të jashtëm. Mendoj që kjo përqasje e diplomacisë europiane ndaj vizitës së Ramës më 22 Tetor në Beograd neglizhon në fakt një realitet: problemet nuk janë mes Shqipërisë dhe Serbisë por mes Serbisë dhe Kosovës. Vizita e Ramës në Beograd është një rast i mire për një artikulim më të qartë të përpjekjeve që ai vetë , si kryeministër po bën për modernizimin e politikës së jashtme në Ballkan, për thyerjen e klisheve të së kaluarës. Vizita e Ramës pritet të ketë një impakt pozitiv, por theksoj që marrdheniet mes Shqiperisë dhe Serbise varen nga marrdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën, pritet ta njohë”de jure”.

DW: A ka vend për të reflektuar, nxjerrë mësime nga incidenti në stadiumin e Beogradit, e kam fjalën për të gjitha palët?.

Albert Rakipi: Lidershipi i ri i BE duhet të kuptojë që nuk mund të ketë tolerancë pa kufi – fakti që një vend si Serbia dëshëron të anëtarësohet në BE dhe refuzon të mbështesë politikën e BE lidhur me Rusinë pasqyron një realitet që BE e ka injoruar dhe që po thellohet në çështje që lidhen me BE. BE duhet të reflektojë në nevojën që popujt e Ballkanit të ballafaqohen me të shkuarën, duhet të reflektojë faktin që pajtimi duhet bërë në rradhë të parë mes Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria është shquar për politikën e saj konstruktive dhe bashkëpunuese në rajon por i duhet të riformulojë interesin kombëtar, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe të angazhohet më shumë në modernizimin e politikës së jashtme në Ballkani. Kembëngul që Serbia duhe të ndahet nga e shkuara dhe të shikojë përpara.

Previous Post

Baruti ballkanik

Next Post

Vetura e kryeministri serb përfshihet në aksident

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vetura e kryeministri serb përfshihet në aksident

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.