• Latest
  • Trending
  • All

Dështimi i Qeverisë! A mund të quhet ky turizëm?

05/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Dështimi i Qeverisë! A mund të quhet ky turizëm?

05/08/2016
in Opinion

Nga Blendi Fevziu 

Nuk kemi pasuri tjetër vec turizmit! E pranojmë të gjithë. Ose më mire të themi, nuk kemi gjë tjetër vec mundësisë për të pasur turizëm.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Na e ka dhënë zoti. Ka qenë kështu prej mijëra vjetësh. Kemi 400 km vijë bregdetare. Kemi plazhe që alternohen si rrallë kund në botë.

Nga rera e zezë tek ajo e artë, nga plazhet e mrekullueshme me ujin turkuaz deri tek shkëmbinjtë që bien thikë mbi det. Kemi male që lartohen mbi brigje. Kalojmë nga 1000 metra lartësi në Llogara, direkt në det për 15 minuta. Kush e sheh mahnitet.

Të huajt pyesin me cudi: me gjithë këtë mrekulli, nuk keni turistë?! është mëkat.
E pranojmë pra, nuk kemi asgjë tjetër vec mundësisë për turizëm. Tokë bujqësore kemi fare pak.

Dhe bujqësinë tonë, sido që të jetë e mbyt bujqësia e zhvilluar europiane. Aq më tepër e subvencionuar. Nuk kemi asnjë lloj industrie. Nëse nuk quajmë industri ca kapanone me ca makineri të vjetra që prodhojnë ende fare pak gjë, sa për të plotësuar ndonjë nevojë lokale.

Nuk kemi punëtorë të kualifikuar. Nuk shquhemi as për trurin; as për novacionin dhe as për dëshirën për punë. E dimë të gjithë këtë. Ata më të kualifikuarit, kanë ikur jashtë.

Nuk kemi tjetër vec turizmit. Por kemi vetëm atë pjesë që na ka dhënë natyra. Dhe atë që ka ndërtuar me mund privati.

Aty ku duhet të ndërhyjë shteti është rrënim dhe turp. Merrni makinën të shkoni në parajsat e Jugut. Rruga ka vite që as mbaron dhe as merr formë. Ecën ca km autostradë pastaj futesh prapë nëpër rrugët e vjetra. Dil nga fieri, hyr në Vlorë. Autostrada mbaron papritur dhe segmentet e saj nuk lidhen me njëra tjetrën. Asnjë shenjë, asnjë sinjalistikë. Një i huaj që vjen në Shqipëri do gjendet i shokuar që në km e para. Nga të shkojë drejt Vlorës? Si kalohet Fieri? Cfarë sinjalistike ka Rradhima? Gjysma përfundojnë nëpër rrugë fshatrash sepse asnjë tabelë nuk tregon nga fillimi në fund se si shkohet në plazhet e kërkuara. Guidat europiane kanë falimentuar krejt. Transporti publik, aq i rëndësishëm në botë nuk ekziston fare. Duhet të gjesh ku nisen furgonët dhe të kuptosh kur ai mbushet plot që t’i japë gaz. Nuk ka as tabelë, as orar dhe asgjë tjetër.

Punimet në rrugë vijojnë që prej 25 vitesh. Anësdeti i Vlorës, ose pedonalja sic ju pëlqen ta quajnë është bërë si pëlhura e Penelopës. Në dimër ndërtohet e në verë shqepet prapë. Qeveria, në 3 vjet nuk ka ndërtuar dot 3 km shëtitore. Dhe u tall me qeverinë paraardhëse që në 2 vjet ndërtoi 100 km të rrugës së Kombit. Dhe dy tunele 6 km të gjatë. Kryeministri na tha se Berisha i kishte ndertuar, por qeveria e re do t’i kthente në rrugë të vërteta, në rrugë europiane. Me vijëzim, me sinjalistikë, me tabela dhe tregues. Sot janë edhe më të rrënuara sec kanë qenë, duke mos llogaritur palmat dhe pemët që në shumicën e rrugëve vec autostradës Tiranë – Durrës, ose janë tharë, ose janë rrëzuar nga aksidentet.

Plazhet janë edhe më problematikë. Dikur Berisha ndërtoi gjithë rrugët që të conin drejt tyre. Por rrugët kanë mbetur deri aty. Po i marr një nga një. Nëse nuk i keni parë:
Plazhi i Palasës është fare i paarritshëm. Makinat duhet ti lësh aty ku ka lënë rrugën qeveria e PD dhe më pas duhet të ecësh nëpër një morie gurësh për të shkuar në një det magjepës.
Plazhi i Drymadhësit në një anë ka një rrugë të shtruar në tjetrën, një rrugë plot pluhur dhe ujë të ndenjur. Makinat që ecin e ngrenë rërën në ajër dhe ja veshin pushuesve që rrinë nëpër lokale. Fare afër gërmadhave të ndërtimeve pa leje që janë prishur 2 vjet më parë dhe nuk jane hequr ende. Në këmbë nuk ecën dot. Ose do ta pësosh si ai turisti francez që ulërinte me të madhe, në mes të natës, me këmbën e thyer në një pusetë që nuk dukej. Se ndricim nuk ka fare.
Plazhi i Dhërmiut, më i bukuri dhe më i njohuri në vend nuk dallohet më nga ndërtimet. Për të shkuar në pjesën jugore të tij, duhet të ecësh në një rrugë të pashtruar, të kalosh një përrua gjysëm të thatë dhe pasi të përplasësh disa herë makinën nëpër gurë, gjendesh në një bulevard me dhe të rrahur, ku në një anë shesin gyros dhe në anën tjetër shfaqen lokalet luksoze të fshatit.
Plazhi i Jalës është thuajse identik me atë të Dhërmiut. Rruga u ndërtua në 2009, por sapo hyn në atë që quhet plazhi me i shtrenjtë i jugut, duhet të ecësh mes mbeturinash dhe një rruge të pashtruar. Nuk ka asnjë parking tamam dhe asnjë nga plazhet rrugë për këmbësorët. Nuk bëhet fjalë për banja dhe as për sigurinë në plazh.

Livadhi dhe Llamani vuajnë të njëjtin problem e me rradhë. Cdo gjë që ka lënë zoti, është një mrekulli. Cdo gjë ku kanë vënë dorë privatët është rregulluar disi. Së paku ka tendencë për të krijuar oaze shërbimi dhe kushte korrekt. Edhe pse ende lënë shumë shumë për të dëshiruar. Cdo gjë që duhet të bëjë qeveria është skandaloze. E pa zënë me dorë, e parregulluar, e pa mbaruar.

U shpall me bujë që do ishte rilindja e turizmit dhe e jugut. Sot është perëndimi i tij i plotë. Një dështim total. Që s’ka nevojë as për komente dhe as për interpretime. Hiq shëtitoren e Himarës që është mbresëlënëse dhe model, gjithcka tjetër është e rrënuar. Nuk e besoni!. Hipini makinës dhe shiheni me sytë tuaj. Dhe pastaj mendoni me vete? A mund të jetë ky turizëm e ardhmja jonë e vetme ekonomike? /opinion/

Tags: edi rama
Previous Post

Gjuriq: Ura e Mitrovicës nuk hapet pa u bërë shëtitore rruga “Mbreti Petar”

Next Post

Vendet ku nesër nuk do të ketë rrymë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Vendet ku nesër nuk do të ketë rrymë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.