Nga Artan Fuga
Ka edhe deputetë…
Ka edhe deputetë që shqetësim të vetëm kanë nëse do të jenë deputetë përsëri pas 1 korrikut 2017.
Ka edhe deputetë që nëse nuk i zgjedh si kandidatët për deputete partia e tyre, janë gati të shkojnë me çdo parti që iu premton t’i vejë në listën e kandidatëve për deputetë.
Ka edhe deputetë që nuk guxojnë të shkojnë të takojnë popullin ose grupet e interesit sepse e dinë që i zënë me dru.
Ka edhe deputetë që po të mos jenë deputetë, nuk bëjnë dot asnjë punë tjetër veçse të jenë deputetë. Nuk i merr njeri ne pune.
Ka edhe deputetë që madje nuk kanë takuar asnjëherë ndonjë zgjedhës të vetin, madje as e pranojnë që i ka zgjedhur populli, por kryetari i partisë.
Ka edhe deputetë që pa u bere dhe pa qene edhe ministra, iu duket e turpshme dhe fyese te jene vetem deputete. Hedhin vickla pastaj.
Ka edhe deputetë si ligjvënës që po t’u thuash të ndërtojnë një projekt – ligj do të ishte njësoj si t’u kërkoje të ndërtonin një anije kozmike për të udhëtuar në kohë.
Ka edhe deputetë qe kane qene ministra dhe aq shume i ka shenuar kjo gje sa ende kuptojne se kuptimin i jetes se tyre eshte te ribehen ministra.
Ka edhe deputetë që si të jenë në politikë si të mos jenë më, as nuk u bëhet më vonë fare. E kane lare hesapin me kohe.
Ka edhe deputetë që kane lindur deputete, jane deputete, do rilindin postmortum deputete, dhe kane harruar si eshte jeta e njeriut po te mos jesh deputet.
Ka edhe deputete qe po t’i nxjerresh perpara votuesve balleperballe ne fshatin e tyre, marrin vetem nje vote, voten e tyre personalisht.
Ka edhe deputetë që punën më të mirë që bëjnë është të thonë : Sa deputetë kot ka në këtë kuvendin e tanishëm!!!
Ka edhe deputetë që kane marre peng partinë e tyre, duke ruajtur pozita të forta brenda saj, me kërcënimin ndaj kryetarin: Ose me mbaj mbi shpine ose po iki me kundërshtarët tanë se ata janë të mirë!
Ka edhe deputetë që si të jenë në opozitë si të jenë në pozitë, as nuk u bëhet vonë fare.
Ka edhe deputetë që madje preferojnë më mirë të jenë në opozitë sesa në qeverisje, sepse kanë pak ose aspak angazhime qytetare dhe kështu merren më mirë me bizneset e tyre.
Ka edhe deputetë që kujtojnë se jane dhe sillen sikur të ishin senatorë romakë, ose nëpunës të perandorisë të madhe Hun, ose këshilltarë të Konfucit. E kanë harruar fare katundin ë vogel dhe te humbur ne balte që i ka zgjedhur.
Ka edhe deputete deputetë..
















