Nga Paulin Marku
I nderuar kryetar i PD se Shqipërisë Zoti Lulzim Basha, i nderuar Dr.Berisha, Lider historik i Partisë Demokratike, te nderuar deputet , te nderuar përfaqësues te trupit diplomatik te akredituar ne Republikën e Shqipërisë, te nderuar kryetar te Njësive Vendore dhe Qarqeve, te nderuar kolege te Degëve te partisë ne rrethe.
Te nderuar kryetar te grup seksioneve te PD, kryetar te seksioneve, simpatizantë dhe anëtar te Partisë Demokratike. Përshëndetje te gjithëve unë jam Paulin Marku, Kryetari i PD dega Lezhe. Ju përcjell përshëndetjet me te përzemërta nga te gjithë demokratet dhe qytetaret e rrethit Lezhë. Procesi zgjedhor ne degën e partisë demokratike Lezhe pas daljes se udhëzimit te kryetarit te partisë zotit Basha, filloi menjëherë me procesin e anëtarësimeve te reja ne te gjitha njësite vendore te rrethit Lezhe, ku ne përfundim te këtij procesi u anëtarësuar 2580 anëtare.
Ky proces vazhdoi me zgjedhjen e kryetareve te seksioneve , sekretareve te seksioneve, kryetareve te grup seksioneve, i cili përfundoi ne kuvendin e degës se PD Lezhe për zgjedhjen e kryetarit te degës, me pjesëmarrjen e 10 kandidateve për kryetar partie. Zgjedhjet ishin te lira, demokratike, përfaqësuese me një fryme besimi dhe bashkëpunimi për një te ardhme te sigurt te forcimit te partisë demokratike te degës Lezhe.
Te krahasosh punën e bere ne rrethin e Lezhës gjate viteve te qeverisjes se PD me realitetin e sotëm qeverisës është një ndryshim i madhe dhe i pakrahasueshëm, jo vetëm për ne si demokrat por çdo qytetar te Lezhës. Gjate 8 viteve janë ndërtuar 25 shkolla, janë rikonstrukturuar 55 shkolla, janë ndërtuar 9 zyra te njësive vendore, ne çdo fshat ka qendra shëndetësore, te gjitha fshatrat janë te lidhura me rruge te asfaltuara me superstradën, janë ndërtuar 10 ujësjellësa, ndërsa sot pas një viti qeverisje kemi një situate mjaft shqetësuese:
1. Ne vend te punësimit është rritur ndjeshëm shkalla e papunësisë, varfëria dhe ulja e nivelit ekonomik tek çdo familje lezhjane.
2. Nga një administrate profesionale është kthyer ne një administrate militantesh, te paaftësh, jo përfaqësues ne shërbim te qytetareve lezhjanë. Gjate kësaj periudhe janë larguar nga administrata 120 persona pa motiv largimi.
3. Asnjë metër rruge nuk është shtuar gjate këtij viti ne rrethin e Lezhës.
4. Janë ndaluar te gjitha lejet e ndërtimit ne njësite vendore, ku veglat e punës për njerëzit e thjeshte janë kthyer ne arme mbajtje pa leje dhe dhunim nga strukturat e policisë. Ku te gjithë prisnin uljen e taksave te bizneseve, kemi jo vetëm rritje taksash por një rrënjë totale te xhiros dhe falimentime te njëpasnjëshme te bizneseve te vogla.
5. Asnjë investim ne bujqësi dhe blegtori.
6. Premtimi elektoral për një shërbim shëndetësor falas është kthyer ne një mashtrim për te gjithë qytetaret, te cilët me shqetësimet dhe problemet qe kane gjendet para dyerve te spitaleve pas asnjë investim dhe asnjë shërbim falas.
7. Premtimet e legalizimeve falas ne fushatën e zgjedhjeve te 2013 është kthyer ne radhe te gjata njerëzish te cilët nuk gjejnë shërbimin qe kërkojnë, si ne zyrat e legalizimeve dhe ato te regjistrimeve te pasurive, me stafe te paafta dhe jo ne sherbim te qytetareve.
8. Investimet ne shkolla, kopshte dhe çerdhe nuk kane pasur asnjë përmirësim.
9. Ligji i ri për ndarjen territorial si ne shume rrethe te tjera ka qene diskriminues edhe për Lezhën, duke e propozuar me një ndarje territorial dhe aspak ne shërbim te qytetareve.
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve ne 2013 për Partine Demokratike është detyre thelbësore, parimore, morale, kjo e bazuar ne vlerat qe PD ka pasur ne këto vite, qe ne çdo dege, seksione dhe grup seksion te forcojmë e te rrisim kontaktet me te gjitha strukturat e Partisë Demokratike nga kryesia e deri tek anëtari me i thjeshte. Hapja e Partisë Demokratike nisur nga vlerat dhe kontributet e çdo demokrati nga viti 1991 e deri tek rinia qe te jen pjese aktive e strukturave te Partisë Demokratike.
Duhet te jemi te vëmendshëm e te mbajmë kontakte te vazhdueshme për çdo problem dhe shqetësim ne lidhje me qytetaret dhe demokratet ne çdo cep te rrethit Lezhe. Te rrisim shkallen e besimit, nisur edhe nga kjo keq qeverisje, te bashkuar, larg inateve dhe hatermbetjeve për te qene te suksesshëm ne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ne zgjedhjet parlamentare. Ne degën e rrethit Lezhe pas përfundimit te kuvendit janë bere edhe 400 anëtarësime te reja, te moshave te ndryshme. Është ngritur fryma e besimit se Partia Demokratike, nen drejtimin e kryetarit te saj zotit Lulëzim Basha, është e vetmja force përfaqësuese ne shërbim te qytetareve te këtij vendi
Fjala e kryetarit të PD-së Lezhë Kuvendin e PDSH-së















