• Latest
  • Trending
  • All

Deklarata e Berishës – Një rast për psikanalizën dhe jo gazetarinë

29/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Deklarata e Berishës – Një rast për psikanalizën dhe jo gazetarinë

29/04/2016
in Opinion

Nga Gilman Bakalli

Ka deklarata që kanë nevojë për interpretim. Janë të errëta, kanë hapësira boshe dhe, si të tilla lënë vend për interpretime të ndryshme. Si, p.sh. ajo e vitit 1170 e artikuluar në kulmin e konfliktit midis Peshkopit Thomas à Becket dhe Mbretit Henry II të Anglisë. I lodhur mesa duket nga ky konflikt, mbreti paska lëshuar në eter fjalinë: “Kur do shpëtoj nga ky prift ngatërrestar e grindavec?!” Ndoshta ishte vetëm një ofshamë lodhjeje, ndoshta vetëm një psherëtimë nga stresi kjo e mbretit. Ndoshta ishte vetëm një shkarkim i frustrimit nga sherri i stërzgjatur. Ndoshta ishte një shenjë indirekte për ndjekësit e tij që t’ia hiqnin një orë e më parë qafe burimin e konfliktit! Kush e di?! Ajo që dihet me siguri është se të nesërmen e fjalisë së shuminterpretuar të mbretit, peshkopi u gjend i vrarë…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ky i mësipërmi është një rast interpretimi ekstrem. Por përgjithësisht gjërat nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë në thelb qysh në kohën e mbretit anglez. Edhe sot ka kryeministra e presidentë nëpër botë që lëshojnë deklarata lodhjeje apo psherëtima stresi në prani të ndjekësve të tyre. Edhe sot ka militantë fanatikë e ekstremistë partiakë që deklaratat e shefit i lexojnë si thirrje për mobilizim kundër kundërshtarit. Por përgjithësisht nëpër demokracitë e konsoliduara, sot kur një politikan jep një deklaratë publike të vagullt, të turbullt, ambige etj., gazetarë e analistë përpiqen ta deshifrojnë atë. Deshifrimi synon t’ia ndriçojë publikut pjesët e errëta të deklaratës dhe ta vendosë atë në kontekstin dhe në perspektivën e duhur.

Në Shqipëri ndodh e kundërta. Politikani jep një deklaratë të qartë si drita e diellit, e rikonfirmon më pas personalisht duke thënë që “s’i heq asnjë presje” ndërkohë që gazetarët politikë kanë filluar ta fusin tekstin nëpër dhomat e tyre të errëta hermeneutike, prej nga del në një formë aq të tjetërsuar sa edhe vetë autori, në muzën e tij më të shfrenuar, s’do ta kishte fantazuar asisoj. Berisha i bëri thirrje popullit shqiptar nga foltorja e parlamentit të armatosej në kushtet e një pasigurie të madhe publike për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale për të siguruar hapësirën publike. Ky tekst flet vetë, qartësisht: “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje…” Kjo deklaratë nuk ka nevojë për kurrfarë interpretimi gazetaresk e as nuk mund të jetë objekt studimi për ndonjë shkollë gazetarie apo interpretimi letrar. Të vetmit që duhet ta studiojnë një deklaratë të tillë janë psikanalistët. Të cilët në këtë rast duhet të merren me motivet që e shtyjnë një person të lëshojë deklarata të tilla në publik. Dhe një nga shpjegimet psikanalitike vjen nga teoricienë psikanalitikë të lojës si Roger Callois, të cilët veçojnë te loja edhe elementin ekstazik dhe delirant të saj. Ato që e luajnë lojën si ekstazë kanë nevojë për kaosin, rrezikun, adrenalinën dhe kërkojnë vazhdimisht emocionin e fortë të rekordit. Është i njohur tashmë besoj publikisht pasioni i ish-kryeministrit Berisha për të vendosur rekorde në not, në ecje malore, bregdetare apo mbi Mur (kinez). Gjendja e delirit përmes lojës i fshin totalisht kufijtë midis lojës dhe realitetit. Në një diskurs lojcak, ku loja dhe realiteti shkrihen në një, askush s’di ta thotë më me siguri, kur dhe ku e ka seriozisht ish-kryeministri dhe kur e ku po tallet. Përmes lojës, Berisha e zhbën realitetin.

Deklaratat e Berishës i përkasin gjithmonë një zone ku shkrihen në një, loja delirante dhe realiteti. Problemi është se loja si ekstazë nuk njeh fund dhe është inspiruese për udhëheqësit e pushtetshëm. Thonë se Perandori Nero i vuri flakën Romës thjesht për të shijuar bukurinë e flakëve. Për lojën e tij, Roma qe kthyer në një skenë gjigande, ndërsa realiteti në një lojë. Para se ta priste veten në fyt, Nero recitonte Homerin. Ishte padyshim një perandor i lexuar. Jo më pak i kulturuar ishte edhe ai doktori i kampit të përqendrimit, që luante në violonçel para viktimave.

Doktor, a e di mirë se cila është loja që luan me realitetin?

Tags: edi rama
Previous Post

A është e vërtetë se Monumentet e Kulturës do të jepen me koncesion?

Next Post

Universiteti duhet mbrojtur, edhe nga legjenda urbane e të “fortëve”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Universiteti duhet mbrojtur, edhe nga legjenda urbane e të “fortëve”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.