• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë nuk u tha për shqiptarët e Luginës në Beograd

24/10/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë nuk u tha për shqiptarët e Luginës në Beograd

24/10/2016
in Opinion

Teuta Nunaj

Tashmë prej vitesh ndjek nga afër ngjarjet dhe gjendjen në tre komunat shqiptare në Serbi. E kam prekur nga afër atë gjendje dhe është diçka që dhemb. Dhemb fort dhe prej vërteti. Përtej përpjekjeve të shoqatave dhe individëve për të përmirësuar disi gjendjen, ecuria është shumë e ngadaltë, shpresa e zymtë dhe prespektiva e zbehtë.

Është hera e dytë që kryeministri i Shqipërisë viziton Serbinë në dy vitet e fundit dhe takon shqiptarë nga Lugina. Them Lugina pasi nuk do të doja të ndaja asnjë nga tre komunat shqiptare autoktone: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe në të tilla raste pritshmëria është e madhe, sepse shkojnë nivele të larta politike dhe ekzekutive nga toka mëmë dhe njëkohësisht shpresohet se vetë Kryeministri shqiptar që nuk nguron të flasi drejtpërdrejtë kur ja do puna edhe për çështje të ashtuquajtura sensitive dhe me qëndrime ndryshe, do të merrej seriozisht me problemet reale të shqiptarëve. Përtej shfaqjes që nuk mungoi nga asnjë palë, keqardhje ishte se nuk u përmendën dhe as nuk u trajtuan në takimin me Kryeministrin shqiptar dhe atë serb problemet më madhore që kanë sot shqiptarët në ato troje.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Është e rëndësishme të theksohet se shqiptarët në Serbi nuk janë diasporë, që të flasësh me superlativa se u siguruan abetaret apo do të mundësohet ndërtimi i mjediseve sportive në shkolla. Sigurisht ato duhen, por nuk mjaftojnë. Shqiptarët sot në Luginë çështjen më të madhe të tyre kanë ekzistencën, e cila po ju shkërmoqet çdo ditë edhe më shumë në këto kohë moderne dhe kur integrimi në Bashkimin Evropian po përdoret si kryefjalë.

Shqiptarët në Luginë nuk kanë punë, papunësia është në nivele alarmante, deri në 80% kryesisht te të rinjtë dhe qeveria serbe nuk e ka në plan zhvillimin ekonomik të Luginës; investimet në Luginë janë  të papërfillshme, ndërkohë që sipërmarrësit shqiptarë dhe jo vetëm ata, pengohen për të investuar në komunat shqiptare, por lejohen në rajone të tjera mbi Nish; shqiptarëve po ju shuhen adresat e vendbanimeve, që është baraz me fshirje dhe zhdukje identiteti, pasi ata nuk mund të marrin më dokumenta themelor si çertifikata lindjeje, nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, e të tjera të drejta të njeriut që ju mohohen haptazi; shqiptarët janë etni në Serbi, një nga 18 etnitë që janë aty, të pestët për nga numri, por të parët për nga diskriminimi; shqiptarët nuk kanë universitet në Luginë, ndaj bijtë e tyre detyrohen të largohen nga vendlindja për të studiuar. Ekzistenca e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone është në rrezik nga shpërnguljet masive, pasi në Luginë nuk kanë mjete e burime jetese dhe popullata aty jeton kryesish nga ndihma e familjarëve të tyre në diasporë. Investimi i rëndësishëm infrastukturorë që synohet të realizohet për të lidhur Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë mbeti në heshtje. Diskutime mbi ndërtimin e autostradës Durrës-Prishtinë-Nish në favor të shqiptarëve dhe të gjithë banorëve të komunës më të madhe në Serbi, atë të  Medvegjës, pavarësisht etnisë së tyre nuk u përmend. Këto probeleme madhore ekzistenciale munguan të trajtoheshin në Beograd.

Një tjetër element, që kaloi pa u vënë re ishte edhe konferenca e shtypit e Kryeministrit shqiptar me një kryetar partie (nga 10 parti që ka në Luginë), i cili nuk ka aktualisht de jure asnjë funksion vendimmarrës publik. Ndërkohë që në delegacion ishin të paktën dy drejtues komunash dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Pse nga të dy palët u krye kjo shmangie protokolli dhe mosrespektim funksionesh publike? Njëkohësisht në delegacionin shqiptar  nga Lugina mungonin përfaqësuesit e shqiptarëve nga Medvegja. Kujt i shërben kjo mungesë? Mos vallë kemi të bëjmë  me plane të mirëmenduara për të shuar shqiptarët në Medvegjë, numri i të cilëve sa vjen e bëhet më i vogël? Përse politika e Luginës i distancon ato? Përse drejtuesit politik shqiptar në Luginë nuk kërkojnë zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë vërtetë te shqiptarët? Vërtetë mendojnë ata se disa foto me buzëqeshje të stampuar do të zgjidhin problemet jetësore të shqiptarëve në Luginë?

Takimi i Beogradit nuk shërbeu si ndihmesë për shqiptarët, por për kredite personale për pjesëmarrësit në të. Asnjë nga problemet e tyre jetike dhe themelore për ekzistencë nuk u trajtua. Shqiptarët autoktonë në Luginë u trajtuan thjeshtë si diasporë që kanë nevojë për abetare dhe jo si banorë legjitim në trojet e tyre shekullore që kanë nevojë për të jetuar. I shëmtuar ky qëndrim nga drejtuesit politik të Luginës prezent në takim, por edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, që do të ishte e udhës pasi përbën detyrim kushtetues për të, që t’i trajtonte problemet objektive, me vlerë e rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës dhe jo t’i anashkalonte dhe t’i shiste sikur po marrin vërtetë zgjidhje. Ndërkohë koha ikën dhe shqiptarët e Luginës ende vijonë të përballen çdo ditë e më shumë me murin e lartë të indiferencës, lënies, pse jo dhe harresës.

 

 

 

Post Views: 43
Tags: edi rama
Previous Post

Katër aksidente në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar (FOTO)

Next Post

Zharku: Shqipëria s’ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje që prekin Kosovën

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Zharku: Shqipëria s’ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje që prekin Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.