• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë mësuam ne nga dhuna në Beograd

20/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë mësuam ne nga dhuna në Beograd

20/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Zef Shtjefni 

Kur isha student, papritur e pa menduar na e shkarkuan drejtoreshën e shkollës. Ishte një grua e re, e ditur, e zellshme. Por Komiteti i Partisë e hoqi dhe e degdisi diku në një vend pune të rëndomtë. Kjo ndodhi sepse ajo kishte shkuar për një vizitë, së bashku me burrin dhe djalin e vogël, te Sekretari i Parë. Pasi miqtë ishin akomoduar, Sekretari i Parë, duke e përqafuar e pyeti vogëlushin mysafir: “A më njeh kush jam?”

“Po, -iu përgjigj vogëlushi. Ti je xhaxhi Muho, traktoristi!” Më kaq ajo vizitë ditëlindjeje dhe karriera e drejtoreshës sonë mori fund. Mu kujtua kjo ndodhi e kahershme pikërisht këto ditë, kur po lexoja opinionet e supermbesës së Doktor Saliut për ngjarjet trishtuese të 14 tetorit në stadiumin e Beogradit, kundër kuqezinjve tanë. Nuk besoj se naiviteti e bëri mbesën të ngatërrojë ngjyrat e fanellave, aq sa t’i ketë marrë serbët për shqiptarë. Gjyshi i saj thotë se ajo shkruan libra. Është e rritur tashmë. Kështu që atë opinion nuk e ka shkruar pa mend dhe pa burime frymëzimi, apo pa bindje të thella. Por gjithsesi, unë po i besoj naivitetit të një adoleshenteje. Po e marr të mirëqenë edhe në këtë rast arsyen pse i ka ndodhur ish-drejtoreshës sonë me djalin e vogël në shtëpinë e Sekretarit të Parë një ngjarje e tillë e ngjashme. Edhe mbesa sot nxjerr nga barku ato me çfarë është brumosur, ato që ka dëgjuar gjithë jetës në shtëpinë e vet nga gjyshja, gjyshi, nëna, babai dhe nga i gjithë rrethi i saj. Kështu që, nëse duam të kuptojmë se çfarë mendojnë dhe çfarë bëjnë këta njerëz për Shqipërinë dhe për shqiptarët, sigurisht që më parë duhet të shohim me realizëm veprën dhe bëmat e tyre. Por ama t’u vëmë mirë veshin edhe zëdhënësve të tyre në parti dhe në familje. Zëdhënëset nuk kanë asnjë faj e nuk meritojnë asnjë ndëshkim. Përkundrazi, bëjnë mirë, sepse na tregojnë çfarë gjelle zien në atë kazan. Me të shkruar ato rreshta në “Facebook”, mbesa e ish-kryeministrit tonë u bë heroinë për Serbinë në gjitha mediet serbe. “Nuk ju kuptoj”, u drejtohej ajo shqiptarëve. “Jeni krenarë sepse thyet rregullat dhe u zutë me grushte?! Kur nuk u lejuan flamujt, duhet të mësonit të respektonit rregullta dhe jo t’i fusnit ata me lodra kalamajsh në stadium, sepse kjo nuk është gjë tjetër, veçse mungesë civilizimi! Plaset për të thënë se serbet janë të pacivilizuar, por harroni se jeni ju që nuk dini të respektoni rregullat. Dhe në fund serish ju shfryni duf kundër serbëve, kinse për të treguar patriotizëm, por sharjet tuaja vetëm vend për krenari nuk lënë!”

Ja ky është shqeto patriotizmi dhe shqiptarizmi me të cilët ka brumosur mbesën e vet Gjyshi “i madh e patriot, ai që e kemi besuar për pishtar të demokracisë, që e kemi menduar si patriot të madh e çlirimtar nga diktatura”. Kanë të drejtë serbët që e shpallën heroinë mbesën e tyre dhe të gjysh Salës, sepse pak me shumë se ajo po thonë edhe ata për ne. Edhe pse para dhe pas ndeshjes u përpoqën të fabrikojnë fakte, të sajojnë alibi, të akuzojnë shqiptarët dhe shtetin shqiptar, si autorë të dhunës, si provokatorë të urrejtjes gjenetike të tyre kundër nesh, edhe pse dhunuan 11 djemtë tanë të vetmuar në mes të atij mjedisi armiqësor prej 32 mijë serbësh. Dhe përsëri, ne shqiptarët qenkemi provokatorë dhe të pacivilizuar sipas tyre dhe berishëve tanë! I tmerroi një flamuri i vetëm që arriti të hyjë në atë stadium ferri, i varur në një lodër, sepse gjatë gjithë historisë janë përpjekur të na zhdukin të gjallë a të vdekur. Ne e dimë se jemi provokues për serbet, thjesht pse ekzistojmë, pse kemi flamurin, shtetin dhe një përfaqësuese dinjitoze futbolli. Për çdo njeri normal në këtë tokë, provokatorë e fajtorë janë vetëm huliganët, racistët, kriminelët serbë të luftës së Bosnjës, Kroacisë, Kosovës që u mblodhën aty, si gjithmonë kundër fqinjëve, me përkrahjen dhe orkestrimin e politikës primitive serbe.

“Në Beograd si qen i rrahur”, shkruante edhe RD-ja e tyre për kryeministrin tonë këto ditë. Pra ne qenkemi qenë të rrahur dhe kjo i gëzon pa masë ata. Ndërsa serbët që na kanë vrarë e groposur nëpër gropa dhe shpella mbi 12 mijë vëllezër kosovarë, që u kanë hequr e shitur organet për së gjalli shqiptarëve, krimet e tyre mendojnë se do t’i mbulojnë duke akuzuar viktimat. Kori serb thërriste: “Vritini, vritini shqiptarët, që kroatët të mos kenë vëllezër…!”, nuk na lejoi të këndojmë as himnin kombëtarë. Ata që rrahën futbollistët tanë me karrige, me grushte, me bërryla e shqelma, sipas berishëve dhe serbëve, janë të civilizuar dhe shenjtorë. Gjysh Salës maskën hipokrite ia ka çjerrë keqas mbesa e vet kësaj here. Por me sa duket, as maska dhe as fytyra atij nuk i hyjnë më në punë. Ndaj as skuqet, as nxihet, sa as denjon t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve. Ky popull vërtetë duhet të nxjerrë mësime të mëdha, që të mos gabojë më në zgjedhjen e lidershipit të vet, i cili duhet ta drejtojë me guxim, durim e largpamësi, drejt së ardhmes që nuk u përket më serbëve rusofilë dhe as shqiptarëve filoserbë, por që u përket shqiptarëve euroatdhedashës dhe të bashkuar.

Previous Post

Basha takon Kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian

Next Post

Murphy: Vuçiç e pret me padurim Ramën

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Murphy: Vuçiç e pret me padurim Ramën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.