Lidhur me protestat e fundit, analisti Ardian Bytyqi shprehet për Almakos shprehet se ky është refleks i pakënaqësisë së shqiptarëve të Maqedonisë lidhur me përfaqësimin e tyre politik. “Çfarë duhet shqiptarët e Maqedonisë të bëjnë më shumë për BDI-në dhe Ali Ahmetin kur për 12 vite rresht “komandantit” të tyre i dhanë çdo gjë që varej nga ata, pushtetin. Sot protestuesit me të drejtë e shprehin revoltën e tyre ndaj “kësaj krijese” që asnjëherë nuk diti ta mbrojë qytetarin shqiptar sepse përpara interesit kombëtar vunë interesat e tyre klanore e partiake”, shprehet Bytyqi.
Ndërkohë, kryesuesi i Këshillit Organizativ koordinues, Bedri Ajdari i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, qofshin ata mjekë apo akademikë, mësues apo student, publicist apo nëpunës që tu bashkëngjiten protestave me qëllim që të arrihet qëllimi final, të lirohen të dënuarit me burg të përjetshëm, pasi ata nuk kanë lidhje me veprën. “I ftojmë të gjithë ata që duan drejtësi të na përkrahin në protesta, pa dhunë, pa incidente me qëllim që ta arrijmë qëllimin që të lirohen ata që janë të pafajshëm”, ka thënë Ajdari.














