Ndriçim Çiroka
Jo shumë vite më parë, një prej studiuesve më të mëdhenj evropianë të sitemeve shtetërore, Juan José Linz, shprehej: “Jetojmë në epokën e globalizimit, kur modeli i demokracive liberale po vlerësohet si mënyra më e sukseshme e qeverisjes, por diktatorët nuk do të na mungojnë.” Në fakt ata nuk i kanë munguar, as tre vite më parë kur Linz ndërroi jetë, dhe as tani, madje edhe nën fasadën e sistemeve republikane demokratike. Por, pavarësisht nga “kostumet” e ndryshme moderne apo tradicionale që mund të përdorin, ata kanë të njëjtën “strukturë” psikologjike.
Cilat janë efektet e këtyre ç`rregullimeve tipike diktatoriale?
Burgosjet masive, në mënyrë të pa kuptimtë dhe të paargumentuara ligjërisht. Historia e kaluar dhe ajo e sotmja, po na tregon prirjen e dikatorëve për arrestime dhe burgosje masive, madje shpeshherë këtë mundohen ta amplifikojnë sa më shumë edhe mediatikisht, duke shtuar në mënyrë fiktive numrin e “armiqve” të “shtetit”(sepse mund të përfundosh me pranga në duar, qoftë edhe për një faturë të papaguar, apo dhe sepse je komshi me një “armik”, të cilin as ti dhe as shteti më pare nuk e kanë ditur për të tillë). Përveç masivitetit, arrestohen burgosen dhe syrgjynosen njerëz te niveleve të ndryshme të shoqerisë, kryesisht ata me më ndikim në shoqëri intelektualë, biznesmenë etj.
Prandaj, kërkimi dhe shpallja armik e ndonjë individi apo grupimi pa asnjë shkak vetëm duke improvizuar situata, për të rritur ndikimin në publik, është një prej tipareve më të ndeshura. Si prapavijë e saj vjen, mbyllja e të gjitha mediave që tentojnë të kenë mendim ndryshe dhe arrestimi i figurave mediatike,(në diktaturën e pastër), apo në rastin më të kamufluar, blerja e tyre, që për lirinë, është po aq e rrezikshme sa e para. Gjithçka nën synimin e krijimit të një propogande, sikur ekziston një armik shumë i rrezikshëm (të gjitha imagjinare dhe simptoma te pastra paranoje). Historikisht, fjala dhe mendimi i lirë, është problemi më i madh i diktatorëve.
Paralelisht, paranojat e diktaturës bashkë me kufizimin e lirisë së fjalës, vepron fort edhe në fushën ekonomike sepse, sa më mirë që të jesh ekonomikisht, aq më i lirë dhe i pavarur je. Por ndryshe nga sulmi mediatik gjithnjë e më gjërë, sulmi ekonomik bëhet më në heshtje, me metoda të sofistikuara. Grabitja e bizneseve të fuqishme në vend bëhet duke arrestuar sipërmarrësit dhe duke i kaluar gjoja në prona shtetërore.
Dënimi dhe vrasja e bashkëpunëtorëve është një çrregullim tjetër i diktatorëve. Bashkëpunëtorët më të afërt, jane viktimat qe spikasin në të gjithë diktatorët.
Mund t’i referohemi ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha, rastet kur papritmas Mehmet Shehu shpallet tradhëtar, Liri Belishova, Kadri Hasbiu, papritmas të gjithë këto, bashkepunëtorët më të ngushtë, u kthyen në tradhtarët më të mëdhenj pa asnjë justifikim.
Metoda e improvizimit te nje armiku dhe një armiqësie të madhe, pa asnjë shkak thjesht për të realizuar objektivat e të ngulurit kthetrat në trupin e shtetit janë të vjetra, duke filluar që nga antikiteti e deri më sot. Për ne shqiptarët, por edhe për ballkanasit, këto tipare janë s’janë tema leksionesh, apo diskutime filozofike, pasi, për një pjesë të madhe të shoqërive tona, plagët e vjetra të regjimeve totalitare ende nuk janë mbyllur. Por më e keqja është se mbi plagët e vjetra kanë filluar të margjinalizohen disa të reja.
Prandaj, shoqëritë e viteve 2000 duhet të ishin me vigjilente ndaj këtyre rreziqeve politike, por duke parë realitetin e ditëve të sotme në disa shtete, me pluralizëm politik të kufizuar, me mentalitet karakteristik diktatorial, me një udhëheqës, apo nganjëherë me një grup të vogël drejtuesish, i cili formalisht e ushtron pushtetin brenda kufijve të keqpërcaktuar, por në fakt mjaft të parashikueshëm, mbetem skeptik. Ky zhgënjim nuk më vjen, pse ka drejtues shtetesh me prirje diktatoriale, por që shoqëritë tona që i kanë vuajtur kaq shumë këto tipa sunduesish, vazhdojnë t’i pranojnë edhe t’i mbështesin.
Narcizmi: mbivlerësimi, krenari arroganti, imagjinata se janë krijesa superiore.
Sadizmi: vetëkënaqësia që buron duke i sjellë dhimbje tjetrit.
Paranoja: frika, dyshimi se në çdo moment është nën kërcënimin e të vëzhguarit, gjithnjë është dikush që në çdo moment punon ta dëmtojë, frika e të tradhtuarit edhe nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Obsesiv konvulsiv: frika, dyshimet, neveria, pasiguria, tipare që refleketohen edhe tek mënyra e qeverisjes.














