• Latest
  • Trending
  • All

Përplasja e dy modeleve rinore

24/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përplasja e dy modeleve rinore

24/08/2016
in Aktualitet, Opinion

Dr.Ina Zhupa

Një format i njohur i Endemolit për të krijuar show dhe për të pasur teleshikues është marrë edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si shembull sesi duhen trajtuar të rinjtë në politikë. Show i radhës me ose pa patentë nga krijuesi “Endemol” gjë e cila nuk do ishte e para dhe as e fundit që vjedhin ose kopjojnë, është vënë në aksion ka kohë. Duke bredhur në kërkim të Zërit të FRESSH-it nëpër qytete të ndryshme të vendi me një juri me 4 anëtar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një format i njohur i Endemolit për të krijuar show dhe për të pasur teleshikues është marrë edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si shembull sesi duhen trajtuar të rinjtë në politikë. Show i radhës me ose pa patentë nga krijuesi “Endemol” gjë e cila nuk do ishte e para dhe as e fundit që vjedhin ose kopjojnë, është vënë në aksion ka kohë. Duke bredhur në kërkim të Zërit të FRESSH-it nëpër qytete të ndryshme të vendi me një juri me 4 anëtar.

Nxitja e aktivizmit politik

Aktivizmi politik përbën rëndësi thelbësore për të rinjtë të cilët dëshirojnë të angazhohen në çështjet dhe jetën publike. Të jesh aktivist politik do të thotë të ndërmarrësh aksione, të jetosh me kauzat që beson, të bashkohet me kauzat e ndryshme, të japësh ide, ti vësh idetë në zbatim. Kjo nxitet dhe forcohet brenda forume rinore, të cilat duhet të shërbejnë si një mekanizëm i fuqishëm i aktivizmit politik. Modelet në këtë drejtim janë: Nga njëra anë një forum rinor që kërkon të mishëroj aktivizmin politik me një të folur përpara një jurie 4 personash: për sa bukur është të jesh socialist, të punosh me Edi Ramën, të ndjekësh modelin e “suksesit” të Elisës, të jetosh në epokën e lavdishme të Rilindjes së vërtetë. Nga ana tjetër kemi një forum rinor që kërkon ta mishëroj aktivizmin politik duke protestuar për ligjin e arsimit të lartë që është një nga padrejtësitë më të mëdha që i bëhet rinisë shqiptare, duke protestuar për papunësinë rinore, për pasigurinë, për mbylljen e filialeve të universitetit shtetëror, duke dhënë ndihma dhe shembuj solidariteti në raste përmbytjesh, në raste të familjeve në nevojë, duke dhuruar gjak për fëmijët talasemik, duke bërë edhe gjeste të thjeshta simbolika për festa po aq simbolike si ajo e nënës apo e mësuesve. Gjykoj se ky i dyti i shërben më shumë aktivizmit politik që ka nevojë rinia.

Njohja e kontributit

Në një forum rinor, ashtu si edhe në çdo organizim të çdo tipi është e nevojshme të njihet edhe të shpërblehet në një farë mënyre kontributi i gjithsecilit për organizatën. Kjo filozofi është ajo që mban gjallë një parti po ashtu edhe një forum. Lulzim Basha ka deklaruar shpesh që ndër të tjera në detyra e tij si kryetar është edhe të jetë hipoteka e kontributeve të secilit në parti që nga anëtari i degë dhe deri tek nënkryetarët e partisë. Edi Rama nuk e njeh këtë gjë bile ka bërë ç”është e mundur që të largonte nga partia edhe liderin e paraardhësin e tij Fatos Nano. Qasja e duhur sipas meje që do i shërbente edhe një forumi rinor është rëndësia që i jepet kontributit dhe ndarjes së idealeve dhe historisë së përbashkët si në opozitë dhe në pushtet. Modelet rinore në këtë drejtim janë: Nga njëra anë një forum rinor ku zgjedhja e kryetarit/es bëhet në një konkurs zëri më i bukur dhe në votimin online nëse e ke kaluar zërin e bukur. Pra kushdo që nuk ka dhënë asnjë ditë kontribut në forumin e Partisë Socialiste mund të marr drejtimin e tij. Por jo vetëm kaq sepse kryetari/rja i/e re nuk e ka idenë as të kontributin të askujt tjetër që bën pjesë në këtë forum prej vitesh dhe ka dhënë shumë për të qënë tek ai forum. Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i zgjedhur i FRPD Belind Këlliçi ka një kontribut të gjatë në parti duke i ngjitur shkallët e karrierës me radhë nga seksioni, në grupseksion, në degë, në këshillin kombëtar të Partisë, koordinator kombëtar, drejtor departamenti, anëtar kryesie dhe tashmë kryetar i forumit rinor. Kushdo ka mundësi të ishte si Belindi, si dhe kushdo mund të identifikohet në nevojën për të parë rezultate që vijnë nga kontributi i dhënë, pra zgjedh modelin jo vetëm personin. Ndërkohë një kryetar i tillë njeh edhe vlerëson kontributin e gjithsecilit nga ata që për të nuk kanë se si të jenë të panjohur se nuk erdhi në parti nga një konkurs zëri dhe Facebooku. Kështu i jep atyre meritën dhe rolin që ju takon. Gjithmonë karriera dhe promovimi duhet të jenë në bazë të meritave dhe kontributit sepse kështu kemi nesër politikanë më të përgjegjshëm.

Njohja e strukturave dhe organizimit partikak

Të drejtosh një forum kombëtar, apo të jesh edhe kryetari, sekretari i një degë është një përgjegjësi e madhe edhe organizative. Forumi për nga struktura është i ngjashëm me partinë sepse ka degë kudo në Shqipëri, organizim me drejtues kudo, me çështje dhe me detyra të përcaktuara. Kushdo që merr përsipër ta drejtoj, duhet të marr përsipër edhe që ka mundësitë reale ta çoj atë para drejt suksesit. Ashtu siç është e domosdoshme koherenca e plotë me strukturat e partisë për të qenë komplementar dhe jo të ndarë në lojra të vogla që nuk i shërbejnë askujt. Modelet rinore që na paraqiten sot janë: Nga njëra anë po rindërtohet një forum që s’ka aspak lidhje me strukturat organizative të partisë por që bëhet si konkurs zëri, ndërkohë që nga ata të rinj që janë aty do ketë edhe nga ata që nuk e dinë se sa degë ka partia, se si funksionon një degë e forumit, se kush janë qëllimet e forumit, detyrat, struktura që nga anëtari i thjesht e deri tek kryetari i partisë. Një kryetar forumi që ndoshta është në ditën e tij të parë në parti edhe e fillon me drejtimin e saj!! Pastaj vallë duhet të presim ndoshta Voice of Vlora, Voice of .. për të zgjedhur kryetarët e degëve !! Nga ana tjetër kemi modelin e një kryetari forumi që e ka filluar duke qënë anëtar i thjesht i grupseksionit Nr. 10, seksioni 1980. Duke e njohur mirë strukturën e partisë që përfaqëson nga rrënjët për të arritur në majën e saj. Kryetar degësh që po ashtu janë të rinj me kontribute të çmuara për forumin dhe që njohin mirë strukturat dhe organizimin partiak si Denisa në Mat, Kidi në Kavajë, Enkelejda në Kurbin, Rudi në Elbasan, Artani në Gjirokastër, Erdioni në Pogradec, Arviti në Shkodër, apo në Tiranë Fatjoni, Klausi, Haliti, Erilda, Florini etj. Djem e vajza të shkolluar, të formuar që nuk kanë vetëm zë, por që kanë forcën dhe organizimin për ta bërë zërin veprim dhe strukturën në aksion.

Rëndësia e votës reale si ushtrim për demokracinë

Demokracia nuk ka asnjë vlerë pa votën e lirë, pa rëndësinë e saj dhe vlerën e vërtetë si përcaktuese të fateve politike. Të rinjtë që ushtrohen me detyrimin dhe të drejtën e votës së lirë, së ndershme dhe reale janë të rinj që nesër do jenë qytetarë më të përgjegjshëm dhe politikanë më llogaridhënës. Duhet që forumet rinore ta kultivojnë këtë vlerë dhe të jenë modeli më i mirë për ushtrimin e të drejtës së votës. Edhe në këtë rast kemi dy modele rinorë që vihen përballë: në njërën anë kemi votimin online dhe pa pikë kriteri dhe rregulli për të zgjedhur ata që kalojnë fazën për kryetarin e forumit. Njerëz që nuk i kanë parë kurrë, që nuk i kanë dëgjuar kurrë mund të votojnë edhe votojnë. Ca kot për gallatë, ca sepse ju luten deri në dhimbje nga kandidatë të caktuar që mbushin inboxet e Facebook, ca sepse kanë vërtet dëshirë. Asnjë filtër, asnjë rregull, as rëndësi institucionit të votës së lirë dhe të ndershme. Nuk ka asnjë rëndësi nëse futem edhe votoj unë në sistem duke ja futur kot një votë për forumin e rinisë socialiste. Vota si institucion ka marrë zhvlerësimin më të madh ndonjëherë në sy të rinisë. Dhe matje e suksesit për Znj. Spiropali është numri i klikimeve pra i votave për kandidatët në Facebook, më shumë rregulla matjeje kanë klikimet e Shakirës në Youtube. Ndërkohë ka ana tjetër kemi tre gara deri tani të zhvilluara në forum rinor të Partisë Demokratike, zgjedhja e kryetarit të Forumit Belind Këlliçi, duke u votuar qytet më qytet, me 2 kandidatura të tjera përballë, me votë të fshëhtë, me rregulla votimi dhe numërimi, me përfaqësues nga çdo kandidat në numërim dhe me rezultat në kohë sa më të shpejtë dhe të pranuar nga të gjithë. Gara për kryetarët e degëve ku u tregua edhe më qartë rëndësia që ka edhe 1 votë e vetme në proces, ku gara është ndarë me një votë të vetme, si në rastin e degës 8 në Tiranë, apo në zgjedhjen e drejtuesit të forumit për Malësinë e Madhe.Ndërkohë që në 9 degët e PD, në Dibër, Gramsh, Has, Kavajë, Kuçovë, Kurbin, Peqin, Pogradec, Tropojë, rezultati ka qenë i ngushtë dhe fituesi ka dalë me pak vota diferencë. Në Dibër me 9 vota diferencë, në Gramsh me 2 vota diferencë, në Has 2 vota diferencë, në Kavajë 5 vota diferencë, në Kuçove 4 vota diferencë, në Kurbin 4 vota diferencë, në Peqin 6 vota diferencë, në Pogradec 9 vota diferencë, në Tropojë 4 vota diferencë. Dhe gara për anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPD ku përsëri parimi dhe mënyra ishte e njëjtë. Ky është modeli që i jep rëndësi votës reale dhe jo votës imagjinare, ka lobimin patjetër brenda por atë të vlerave si modeli amerikan dhe jo atë të hakerave dhe të panjohurve në sistem pa filtra.

Vlerë reale, peshë reale në politikë.

Kur të rinjtë kanë vlerë reale në politikë dhe kanë ardhur aty duke punuar, duke dhënë kontribut, ide dhe pasion për kauzat e përbashkëta patjetër që duhet të kërkojnë edhe të marrin përfaqësim real në politikë. Përsëri kemi dy modele rinore por edhe modele drejtimi partiak: Nga njëra anë kemi Ramën që përfaqësimin politik ka zgjedhur ta bëj me përdhunues, me të inkriminuar, me kriterin e vetëm se kush i shërben atij në qëllimet e veta të pasurimit është kandidati më i mirë. Po ashtu duke zgjedhur në krye edhe të jurisë që gjykon të rinjtë Znj. Spiropali që gropa e doganave flet vetë dhe nuk ka nevojë për më shumë shpjegime se çfarë preferon Rama dhe se si të rinjtë mund të bëjnë karriere politike dhe të kenë peshë në politikë. Nga ana tjetër kemi Lulzim Bashën që ka udhëhequr betejën e dekriminalizimit, për të arritur të zhdukte nga politika ata që janë aty pa vlera dhe merita por vetem me një bagazh krimi dhe kriminaliteti, që blej pozicionin me para dhe kërcënime. Ndërkohë ka premtuar publikisht se 35% e kandidatëve të listës së PD për deputet do të jenë të rinj, por përveç kësaj risie, e veçantë është dhe përzgjedhja e tyre. Modeli amerikan i përballjes është përzgjedhur nga lideri i opozitës për të përzgjedhur 49 të rinjtë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe që do të zgjidhen me votën e drejtpërdrejtë nga radhët e rinisë demokrate. Pra një sistem që nis mbarë sigurisht që do të përfundojë mbarë. Nuk mund të lë pa thënë në fund që modelin FRPD e njoh nga afër si anëtare e partisë dhe forumit, koordinatore kombëtare, anëtare e këshillit kombëtar, anëtare e kryesise edhe zëdhënëse e PD. Kjo nuk cenon aspak 5 argumentet e ngritura për modelin që mendoj se i duhet rinisë dhe i shërben rinisë, të cilën e ftoj të bëhet pjesë aktive e këtij forumi. Modelin FRESSH e marr të mirëqenë që do të ndodh kështu si e propagandojnë përditë, ndërsa nëse është paracaktuar se kush do jetë kryetari atëherë situata është edhe më keq seç e kam shkruajtur unë, atëherë modeli është edhe më fals se ky i zërit më të bukur dhe votës flu. Pres statuse të secilit nga kandidatët që marrin pjesë në garën e FRESSH që të tregojnë sesa idealist dhe të përkushtuar janë dhe mirë do bëjnë. Shkruani sa më shumë, aktivizohuni në politikë, më kritikoni edhe mua nëse doni, vetëm mos mbroni e lartësoni modelin e vjedhjes dhe shkatërrimit alla ELISist se na mori lumi të gjithëve ne të rinjve ashtu si dhe vendin. Disa nga kandidatët, i njoh personalisht, disa i kam pasur dhe i kam student. Nuk e kam me ju, e kam me ata që kanë zgjedhur të bëjnë show-n e radhës me ju. Ndaj duhet zgjedhur model i duhur i përfaqësimit rinor që rinia të lartësohet dhe të jap maksimimun e vet në të mirë të vendit.

Tags: edi rama
Previous Post

Burgu, instrumenti i përbashkët i diktatorëve Burgu instrumenti i përbashkët i diktatorëve

Next Post

Tërmeti tronditë Italinë, 6 të vdekur, dhjetëra nën rrënoja e shumë dëme (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Tërmeti tronditë Italinë, 6 të vdekur, dhjetëra nën rrënoja e shumë dëme (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.