• Latest
  • Trending
  • All

Brukseli injoron rolin e shqiptarëve për shkak të frikës që ka nga Rusia

08/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Brukseli injoron rolin e shqiptarëve për shkak të frikës që ka nga Rusia

08/01/2019
in Kosova, Opinion

MILAZIM KRASNIQI

Naim Frashëri ishte euroentuziast ekstrem, duke glorifikuar Perëndimin, ndërsa Gjergj Fishta ishte euroskeptik realist, duke e quajtur Evropën “kurvë e motit.” Realisht, Evropa nuk është treguar miqësore ndaj shqiptarëve.
Gjatë muajit dhjetor 2018 ka pasur disa zhvillime që e kanë bërë më të theksuar qëndrimin e Uashingtonit në favor të Kosovës dhe qëndrimin përjashtues të Brukselit ndaj saj. Kjo u pa që nga gjestet simbolike e deri te qëndrimet politike. Fjala vjen, në ceremoninë e varrimit të ish presidentit amerikan, Xhorxh Bushi-Plaku, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, iu rezervua një vend shumë i favorshëm, duke e vënë në plan më vizibil, në krahasim edhe me disa liderë botërorë. Pak ditë më vonë, në Bruksel, pas një takimi ndërmjet Federika Mogerinit dhe Ramush Haradinajt, komesarja e BE-së nuk pranoi as të dilte në konferencë shtypi me kryeministrin e Kosovës! Edhe nderimet që iu bënë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, gjatë vizitës në Ajova dhe në Uashington, poashtu kishin simbolikën e përkrahjes së qartë për formimin e ushtrisë dhe për përkrahjen e Kosovës si shtet sovran.

Roli beninj dhe roli malinj i BE-së

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Përtej këtyre simbolikave, edhe qëndrimet politike të Uashingtonit e të Brukselit lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, kanë qenë qartësisht divergjente. Uashingtoni zyrtar e ka përkrahur transfromimin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, që nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë e deri te ministri i mbrojtjes, Matis. Ndërsa Brukseli ka qenë kategorikisht kundër këtij transformimi. Edhe sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, Uashingtoni ka qenë avokat, fjalëmirë, por Brukseli ka mbetur bllokues, përkundër faktit që është pranuar zyrtarisht nga komisioneri Avramopullos se Kosova i ka plotësuar kriteret.

Mirëpo, ka pika në të cilat tonet janë në konverguese, fjala vjen, qëndrimi për taksën që ka vendosur qeveria e Kosovës për mallrat serbe që hyjnë në vend. Kërkesa e Uashingtonit dhe e Brukselit ka qenë që kjo taksë të hiqet. Edhe lidhur me procesin e negociatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit, të lehëtsuar nga Bashkimi Evropian, qëndrimet duken identike, e pakta në sipërfaqe. Meqë në muajt në vijim, pritet të ketë dinamizim të negociatave, me synimin që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative, mund të ketë nuanca, mbase edhe divergjenca ndërmjet Uashingtonit e Brukselit, lidhur me termat dhe përmbajtjen e marrëveshjes finale. Ajo që dihet tash për tash është se SHBA mbetet sponsori dhe avokati i Kosovës, ndërsa Brukseli do të mbetet në rolin formal të lehtësuesit, që i është akorduar nga Asambleja e Përgjitshme e OKB-së. Por, gjasat janë që përveç atij roli formal, Bashkimi Evropian do të ketë edhe dy role të tjera, faktikisht okulte, rolin e amortizuesit, ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë dhe rolin e mbajtjes nën presion të shqiptarve të Kosovës e mbase edhe të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Sa i përket rolit si amortizues ndërmjet Uashingtonti e Moskës, ky rol është i destinuar për Bashkimin Evropian, që nga roli që pati Marti Ahtisari në kohën e bombardimeve të NATO-s, për të cilin ai vetë e pranon se ishte rol i zbutësit të acarimeve ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ky rol mund të jetë beninj edhe në në ardhmen, siç ishte në mandatin që e kishte Marti Ahtisari gjatë bomabardimeve të NATO-s. Me një ndryshim esencial, se zonja Mogerini nuk e ka staturën politike e as morale të Ahtisarit. Ndërsa sa i përket rolit tjetër, atij të frenuesit të zgjimit të shqiptarëve, ky rol është malinj dhe po kryhet në mënyrë të pandershme nga Bashkimi Evropian.

Proamerikanizmi, frika neurotike nga Rusia dhe islamofobia

Tre janë shkaqet e qëndrimit rigjid të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës po edhe ndaj shqiptarëve në tërësi. E para, proamerikanizmi i shqiptarëve ua acaron shumë nervat e byrokratëve të Brukselit. Kësisoj edhe kërkesa e Ramush Hardinajt që në procesin final të negociatave me Serbinë, krahas Brukselit të angazhohet edhe Uashingtoni, shkaktoi acarimin e komesares Mogerini, e cila pastaj refuzoi të dilte në konferencë shtypi bashkë me kryeministrin e Kosovës. Në fakt, shumica e evropianëve (pa anglezët) kanë një kompleks inferioriteti ndaj amerikanëve dhe shfryjnë pezmin e tyre ndaj kombeve që e manifestojne haptas proamerianizmin, ashtu siç bëjnë shqiptarët. Fërkimet ndërmjet Trampit e Makronit, në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç’rast presidenti amerikan, i tha Makronit se para se të zbarkonin amerikanët, francezët patën filluar të mësonin gjermanisht në Paris, ishin shumë domethënëse në këtë kontekst. Në rastin e tillë, evropianët i përmbahen asaj thënies , ‘kur nuk ke çka i bën gomarit, i bie samarit”, pra, ata i penalizojnë entuziastët e vegjël proamerikanë, në radhët e kombeve evropiane. Problemi i dytë për shkak të të cilit Bashkimi Evropian e mban në presion Kosovën, ka të bëjë me frikën neurotike të evropianëve nga Rusia. Meqë Rusia është përkrahëse pa kushte dhe pa karar ndaj Serbisë, Bashkimi Evropian e miraton heshtazi atë qëndrim në shumë aspekte të politikave të veta, në dëm të Kosovës. E treta, islamofobia e qarqeve të djathta dhe e medieve të shumta në Evropë, e shtyn Brukselin “të jetë i kujdesshëm” me Kosovën e me shqiptarët, duke ushqyer shumë paragjykime ndaj tyre, për shkak të përkatësisë fetare të shumicës së shqiptarëve.

Këto paragjykime bëhen në të qarta po qe se shikohet qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit si tërësi. Kështu, Bashkimi Evropian e ka pranuar në anëtarësi Qipron greke, ndërsa e injoron Qipron turke. Bashkimi Evropian i ka pranuar Rumaninë e Bullgarinë, në kohën kur ato nuk i kishin plotësuar fare kushtet për anëtarësim. Bashkimi Evropian këtë muaj i ka hapur dy kapituj indikativ me Serbinë: kapitullin për politikat monetare dhe atë për statistikat. Sikundër dihet, Serbia bën ndërhyrje brutale me dinarin në Kosovë, për çka do të duhej të penalizohej, e jo të shpërblehej me hapjen e atij kapitulli. E dyta, Serbia i ka plaçkitur dhe i mban peng arkivat nga Kosova (edhe statistikat), ndërsa në vend se ta detyronin t’i kthejë, e shpërblejnë.

Qëndrimi shizofreik dhe unik i shqiptarëve

Sa u përket shqiptarëve të Kosovës, po edhe mbarë kombit shqiptar, po që e manifestojnë një proamerikanizëm emocional për shkak të kontributit vendimar që patën SHBA-të në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Por, proamerikanizmi shqiptar, me asgjë nuk është antievropian. Shqiptarët aspirojnë integrimin dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian, duke qenë euroentuziastë me shifra të larta. Nga ana tjetër, shqiptarët mbeten faktori më rezistent ndaj influencës dhe penetrimit rus në Ballkan, gjë që do të duhej të llogaritej si interes strategjik edhe i Bashkimit Evropian. Faktikisht, ky rol edhe i ka bërë shqiptarët si aleat të besueshëm të Shteteve të Bashkuara. Por, Brukseli këtë rol të shqiptarëve në Ballkan nuk e vlerëson, për arsyen që u përmend më lart, pra, për shkak të frikës neurotike që ka nga Rusia. Në rastin e paragjykimit të evropianëve ndaj përkatësisë fetare të shqiptarëve, ende nuk ka vullnet në BE të kuptohet se shqiptarët, mbase krahas anglezëve, janë kombi i vetëm evropian, që e ka bërë sintezën e bashkëjetesës paqesore të besimeve fetare, për ç’arsye përvojat shqiptare janë vlerë e shtuar e kurressi përvojë për t’u paragjykuar.

Ndërsa, po qe se shikohet përvoja ose pritshmëria e hershme e rilindasve shqiptarë me Evropën, ajo është më shizofrenike, se sa qëndrimi sotëm unik shqiptar. Fjala vjen, Naim Frashëri ishte euroentuziast ekstrem, duke glorifikuar Perëndimin, ndërsa Gjergj Fishta ishte euroskeptik realist, duke e quajtur Evropën “kurvë e motit.” Realisht, edhe po qe se shikohet historia, Evropa nuk është treguar miqësore ndaj shqiptarëve. Ka shtete të veçanta që janë treguar më miqësore në momente të caktuara, (Austro-Hungaria, Italia), por në përgjithësi, shtetet e mëdha evropiane e kanë lejuar spastrimin etnik të shqiptarëve pas Kongresit të Berlinit, e kanë lejuar gjenocidin serb e grek gjatë luftërave ballkanike dhe do ta lejonin edhe në vitet 1998-1999, po të mos ishte ndërhyrja vendimtare e SHBA-ve.

Për të ardhmen besoj se Kosova dhe shqiparët duhet të ndërtojnë më shumë raporte parnteriteti me shtete të veçanta evropiane e më pak të fokusohen në institucionet e Bashkimit Evropian, i cili gjithnjë po bëhet më i zbehtë e më i paaftë. Në librin “E ardhmja e lirisë”, Fared Zakaria ka një shënim që duhet të mbahet mend: vetëm rreth 1% të buxhetit bruto të shteteve të BE-së, është në dispozicion të Brukselit. Kjo gjë edhe tregon fuqinë e ndikimit të shteteve të veçanta në politikat e BE-së. Prandaj, në të ardhmen besoj se Kosova dhe shqiptarët duhet të kenë fokusim në raportet me shtetet e veçanta, me përparësi me ato shtete që kanë një rol antirus. Faktikisht, mundet edhe fatkeqësisht, por fuqia e shqiptarëve si komb është pikërisht në këtë rol. Nuk është rol që e kanë zgjedhur shqiptarët ne vullnet, por rol që ua ka imponuar Rusia, me politikat e saj gjenocidale pansllaviste, si në të kaluarën, si sot.

Post Views: 79
Tags: kosova
Previous Post

Luftëtarët shqiptarë në skajet e Rusisë mesjetare

Next Post

Shqiptarë të suksesshëm. Arbela Statovci, kandidate për Parlamentin e Cyrihut

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shqiptarë të suksesshëm. Arbela Statovci, kandidate për Parlamentin e Cyrihut

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.