Rexhep Bajraktari
Afro 34 miliona britanikë votuan në Referendumin e BE-historike ditën e enjte 23 Qershor.Votuesit janë përmbytur me një numër të argumenteve për të votuar mbetjen, apo daljen, dhe te tjerët thjesht të abstenojnë. Është e rëndësishme të thuhet se propaganda nga të dy kampet e debatit të BE-së ka qenë kryesisht i bazuar në spekulime . Ndërsa dy luftimet të pashmangshme, ndërkohë e vërteta e thjeshtë është se asnjëra nga kampet e fushatës nuk mund të parashikonin pasojat e ardhshme të Britanisë duke qenë brenda ose jashtë BE-së.
Përveç gënjeshtrave, mashtrimeve, apo edhe te vërtetave dhe fakteve matematikore që anketuesit kishin parashikuar nga kampi daljes e humben argumentin e tyre me mbytjen tragjike të deputetes Laburiste Jo Cox; ngaqë vrasësi doli të jetë mbështetës i daljes “Brexit”.
Është e çuditshme se si u harrua që votuesit nuk ishin në gjendje te ia rikujtojnë origjinën e prejardhjes arkitektit. në mos kryesori i fushatës Brexit tashme i famshmi biondi Boris Johnson, ish kryetari i Londrës dhe pretendenti për kryeministër. Patjeter që shqiptaret dhe shumica e atyre me prejardhje evropiane, ashtu si kolegët e tyre britanikë nuk e kanë ëndërruar daljen e Britanisë të Madhe nga BE. Mbase Bashkimi Evropian nuk është dizajnuar për një bashkim dhe dashuri bashkëjetesë, dhe çuditërisht kjo edhe ishte paraparë para shumë viteve edhe ne Azinë e largët kur Kryeministrit të Singaporit Lee Kuan Yew në vitin 2012 tha se “Nuk e shoh Bashkimin Evropian si një frymëzim për botën, Unë e shoh atë si një ndërmarrje të konceptuar gabimisht sepse u rrite me nje shpejtësi të madhe, dhe është e mundur që te dështoj”. Dhe sigurisht, për të pranuar këtë linjë të argumentit është, by default, të pranojë linjën zyrtare të fushatës që ishin ne favor për Brexit. Megjithatë, BE-ja është projektuar për të shpenzuar afro £350 milion në mes të 2014- 2020 për të trajtuar format e ndryshme të diskriminimit duke përfshire edhe programet që do të monitorojë gjuhën e urrejtjes anti fetare dhe raciste në rrjetet elektronike. Personalisht ndjej dhimbje qe Brexiti ndodhi sepse është një goditje e madhe qe mund ti behet sidomos shtetësisë së brishtë të Kosovës brenda parlamentit evropian sepse de fakto Britania e Madhe ishte një mbështeste në lindjen dhe formimin e shtetit të Kosovës, dhe fakti tjetër është se komuniteti shqiptare qe jeton në Britani të Madhe
(Vijon ne faqe 10)
(Vijon nga faqe 9)
në dy dekadat e fundit nuk është trajtuar më mirë se në asnjë vend tjetër evropian sepse Shqiptarëve i është dhëne mundësia e integrimeve në çdo fushë të sistemit, duke mos përmend faktin që shumica e shqiptareve u është dhënë shtetësia britanike me shumë se në asnjë vend tjetër në Bashkimin Evropian. Fakti tjetër është se në dy vitet e fundit ka një numër të shqiptarëve me shtetësi greke dhe italiane që braktisin ato vende dhe vijnë për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pa dyshim dëshiroj qe edhe pse vendosi të jetë jashtë BE-së, Britania do të ketë vullnetin dhe të jetë në gjendje të lidhe marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe Shqipërinë në mënyrë direkte pa pasur nevojë të marr lejen nga Greqia dhe Spanja apo edhe Sllovakia të cilat vazhdojnë që mos ta pranojnë shtetin e Kosovës. Kjo mund të kuptoj se do të jetë më e lehtë për Shqiptarët për të punuar dhe vendose ura lidhëse në Britani. Edhe ne fund te fundit edhe “Brexiters" besojnë në shfrytëzimin e punës nëpërmjet heqjes së proteksionizmit, ndërkohë që debati i grupit “Remain” është një formë komunikimi ne mes kapitalistëve, ani pse çështja e emigracionit është një vije e kuqe qe përdoret nga nacionalistët për të ndezur ndjenjat e votuesve, por e vërteta është se në fund të fundit,
Agjencia e Kufirit MB (UKBA) siç u përmend më lart se vendosi në favor te qëndrimit ne mos te themi te 90% te shqiptareve që jetojnë ne Britani dhe ju dha shtetësinë, ndërkohë që Bashkimi Evropian në rastin e pranimit te Kosovës ne EU është një lloj loje sikur ajo a maces me miun, jo ju pranojmë jo nuk ju pranojmë, jo pranoje edhe këtë e edhe atë kusht derisa kohëve te fundit po shohim edhe format e kërkesave ekstreme pra të ju dhurojmë token e shqiptareve fqinjëve tanë, vetëm e vetëm të pranohemi në Evropë, dhe dita- ditës po shihet se Evropa në lidhje me Kosovën është bere një lloj Shenjtoreje, që duket të jetë tejet çorientuese me rastin e Shqiptareve qe asnjëherë në rezistence e tyre nuk ditën te sulmojnë asnjë nga fqinjët e tyre, dhe në të kundërtën ishte një nder tokat e vetme te rruzullit qe brenda mundësive të veta mbrojti ekzistencat e popujve të tjerë duke përfshirë edhe çifutët e periudhës hitleriane.
Pavarësisht interesit tim personal të këtij referendumi, unë nuk votova; për arsye personale dhe për frikën se pa marre parasysh për cilën anë të votoja kjo do të thotë se do ta hidhëroja palën tjetër, dhe si Shqiptar nuk me duket e arsyeshme që ta hidhëroj asnjërën palë për hir të të mirave që populli Anglez beri për ti ardhur ne ndihmë popullit tim dhe vendlindjes time gjatë gjenocidit që iu bë nga agresioni Serb.















