• Latest
  • Trending
  • All

BE, në kërkim të influencës në Ballkan

15/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

BE, në kërkim të influencës në Ballkan

15/12/2014
in Opinion, Rajoni

Laurence Norman

Gjatë 18 muajve të fundit, Brukseli është ngërthyer në një betejë me Rusinë, që lidhet me përpjekjet e Bashkimit Europian për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Ukrainën dhe ish republika të tjera sovjetike – i ashtuquajturi Projekti Lindor i partneritetit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Rezultati i kësaj përplasjeje mbetet i pasigurtë – jo vetëm në Ukrainë, por edhe në shtete si Gjeorgjia dhe MOldavia, ku presioni dhe ndikimi i Rusisë mbeten të fortë.
NDërkohë që nxjerr mësime nga ajo krizë, BE po i rikalibron objektivat e veta. Një ekip i ri i Komisionit Europian po përpiqet të ushtrojë ndikim në zona ku kanë hapësirë reale manovrimi – në krye të listës së tyre, Ballkani.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i ngarkuar me bisedimet për zgjerimin, Johannes Hahn kanë premtuar që t’i japin prioritet rajonit. Të dy kryen një udhëtim të hershëm në Bosnjë të premten që kaloi, me qëllim që të zbusnin një krizë politike e cila ka bllokuar prej vitesh rrugën e këtij vendi drejt BE-së.

Sfidat që has BE në rajon mbeten të mëdha: stanjacion ekonomik, korrupsion i rrënjosur si dhe aftësia e Rusisë për të ndërlikuar rrugën europiane të rajonit, janë disa prej rreziqeve.

Ndërkohë, shumë shtete anëtarë të BE-së janë skeptikë në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të bllokut – diçka që Brukseli e ka thënë se nuk do të ndodhë në pesë vitet e ardhshëm.

Megjithatë, të shumtë janë ata që mendojnë se BE ka hapësirën e manovrimit për të nxitur atë lloj ndryshimi në Ballkan, që në Ukrainë e pati të pamundur. Aftësia e znj. Mogherini dhe z. Hahn për të shfrytëzuar këtë influencë do të formësojë trashëgiminë që ata do të lënë pas në vitin 2019.

Pas një viti kur “e gjithë vëmendja u rrëmbye prej Ukrainës dhe Partneritetit Lindor si dhe Gjeorgjisë”, tha një diplomat i lartë i BE-së, fokusi po zhvendoset. Kjo është një zonë ku “ka një trashëgimi, ku ka një proces dhe ku ka një perspektivë të qartë” për ndryshim.
Situata në rajon varion shumë.

Kroacia dhe Sllovenia janë në BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur bisedimet për hapojen e bisedimeve dhe Shqipëria e Maqedonia kanë fituar statusin e vendit kandidat, ku përgatiten për bisedimet e anëtarësimit. Bosnja ka ngecur në vend ndërkohë që Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së.

Të gjithë vendet e rajonit kanë të paktën perspektivën e anëtarësimit në BE, diçka që nuk ishte asnjëherë e vërtetë për Ukrainën apo për Gjeorgjinë, dhe ndërkohë mbetet një bazë e fortë mbështetjeje për ta ndjekur këtë rrugë. Në disa drejtime, shumëllojshmëria e problemeve që has rajoni – papunësi e lartë, gjyqësor i dobët dhe korrupsion i lartë – e bëjnë BE një faktor tërheqës edhe më të fuqishëm. Blloku është gjithashtu partneri tregtar numër një i rajonit, duke hasur shumë më pak konkurrencë nga Rusia.

“Perspektiva e BE gëzon një mbështetje shumë të madhe popullore këtu”, thotë një diplomat i BE-së në rajon. “Politikanët e këtu e dinë fare mirë se nuk ka zgjedhje tjetër”.

Projektet dhe ndihma e BE-së mund të bëjnë një dallim të dukshëm në vendet e vegjël të Ballkanit, në një mënyrë që miliarda Eurot që Brukseli po hedh në arkat e zbrazëta të qeverisë së Kievit, nuk munden. Komisioni ka akorduar 4 miliardë Euro programe të rregullt, hua dhe grante për Shqipërinë, Bosnje, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë deri në vitin 2020.

Cilatdo qofshin shqetësimet në lidhje me zgjerimin, ka një konsensus të gjerë në brendësi të Europës se me kalimin e kohës, Ballkani ka një të ardhme në bllok. Siç e ka nxjerrë mirë në pah përplasja e BE me Rusinë për Ukrainën, Berlini ka luajtur një rol gjithnjë e më të dukshëm për integrimin rajonal, thonë diplomatët. Në një samit të rëndësishëm në BErlin në gusht u parashtruan shumë ide për investime dhe reforma.

Megjithatë, ka tensione që BE duhet t’u japë zgjidhje me qëllim që të ketë sukses. Më i madhi është se si të ekuilibrojë fleksibilitetin që nevojitet për të lajkatuar këta vende drejt rajonit, me një qasje të paanshme ndaj vetë shteteve, si dhe një demonstrimin e qartë ndaj publikut në shtetet anëtarë se po realizohen reforma të vështira.

Nisma e fundit e BE në Bosnje është një shembull. Një përpjekje anglo-gjermane e mbështetur nga Mogherini për të shtyrë Bosnjen në rrugën drejt kërkesës për hapjen e bisedimeve, pa ndryshuar më parë dispozitën kushtetuese që për ndarjen e presidencës boshnjake mes tre grupeve të mëdhenj etnikë, mund të funksionojë.

Megjithatë, diplomatët e BE thonë se vende të tjerë të rajonit thonë se përse atyre nuk iu ofrua një fleksibilitet i tillë. Ndërkohë, nisma do të dështojë nëse, ashtu si ka ndodhur më parë, udhëheqësit boshnjakë nuk mbajnë premtimet e tyre pasi të kenë marrë paratë që mund të fitojnë teksa i afrohen gjithnjë e më shumë bisedimeve të anëtarësimit.

Eshtë edhe çështja e Rusisë. Disa shohin një rrezik se lidhjet kulturore dhe politike të Moskës në Ballkan si dhe interesat e saj energjetikë dhe financiarë mund të bëjnë që në këto kohë jo miqësore, Rusia mund të largojë shtetet nga rruga drejt BE-së.

Eshtë një frikë që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e shprehu javën që kaloi – dhe që u theksua shumë kur presidenti rus, Vladimir Putin bëri një vizitë të shumëreklamuar në Beograd në tetor.

Të tjerë thonë se shohin më shumë një faktor bezdisës, se sa një strategji të re agresive në Ballkan, prapa qasjes së Moskës.

Të tjerë shohin për shenja ndryshimi, por për momentin thonë se Rusia është më shumë një pengesë rastësore, se sa një ndikim madhor. Ata tregojnë dështimin e gazsjellësit South Stream, të mbështetur nga Moska, si një shembull të ndikimit të kufizuar të Rusisë. Putini deklaroi javën që kaloi se projekti mund të konsideruat i parealizueshëm.
“Ballkani është vendi ku Bashkimi Europian ka potencialin të arrijë suksese dhe askush tjetër nuk mund ta marrë këtë rol”, thotë një zyrtar i lartë i BE-së.

Sfida më e madhe, thotë Slobodan Soja, një ish ambasador i Bosnjes në Francë, mund të jetë një ndryshim mentaliteti sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe atyre që Hahn i quan vlera europiane.

“Vendet e Ballkanit dhe Bosnja duan të jetojnë në paqe, kjo është e sigurtë”, thotë Soja. “Respekti për të tjerët, si fjalë goje, po. Por nuk është shumë e sinqertë. Sa i përket respektimit të vlerave europiane… kjo është gjëja më e vështirë”./albeu.com/

*Artikull i The Wall Street Journal

Previous Post

Elbasan, Ujësjellësi nis të mbledhë paratë, rreth 100 debitorëve në ditë iu ndërpritet uji

Next Post

Gjyqi në SHBA, “shqiptarët të vrasin për 500 dollarë”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Gjyqi në SHBA, “shqiptarët të vrasin për 500 dollarë”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.