• Latest
  • Trending
  • All

Bashkëpunimi shqiptaro-serb në Evropë

22/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Bashkëpunimi shqiptaro-serb në Evropë

22/10/2014
in Opinion

Shqiptarët dhe serbët duket sikur janë armiq të betuar mes tyre, por kjo ndodh vetëm për ata që jetojnë në shtetet respektive, në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Ndërsa nëpër Europë, serbët dhe shqiptarët nuk janë armiq mes tyre, por shokë, miq dhe shpeshherë partnerë të sipërmarrjeve të suksesshme. Më mirë se me njëri-tjetrin, serbët dhe shqiptarët e Kosovës nuk punojnë dot me asnjë popull tjetër. Lidhja e tyre është e ngjashme me atë të shqiptarëve dhe italianëve. Serbët nga ana e tyre, shkojnë më mirë me shqiptarët e Kosovës sesa me rusët nëpër Europë. Nga mëngjesi në darkë, po të ulesh për kafe me shqiptarët apo me serbët dëgjon shpesh telefonata: “Mirëdita Dragan, kam probleme me energjinë elektrike”. Apo: “Mirëdita Brahim, a do ta pimë një birrë”? Të tilla refrene çdo ditë t’i kap veshi në qytetet europiane. Qindra mijëra kosovarë dhe serbë nëpër Europë e identifikojnë veten me të qenit ballkanas. Kanë temperamente të ngjashme, gjellë të ngjashme, muzikë të ngjashme dhe tradita po aq të ngjashme. Kështu më pohonte edhe një miku im austriak, Kristiani. “Kanë thuajse njësoj dasmat, rakinë, verën, mikpritjen, nxitimin, gjaknxehtësinë dhe tërbimin”, vijonte Kristiani me bindje konstatimin e tij. Nga ligjet e fizikës kemi mësuar se dy ngarkesa të njëjta shtyhen. Por njerëzit nuk janë magnete dhe ky ligj funksionon për shqiptarët dhe serbët vetëm kur gjenden në shtëpitë e tyre, pra në shtetet respektive. Kur janë në Europë a gjetkë, ndodh e kundërta. Këtu humbin mes kombeve dhe kulturave të tjera më të avancuara dhe e shohin se janë një pikë uji mes oqeanit njerëzor. Atëherë e kuptojnë çfarë do të thotë të jesh fqinj dhe sa nevojë ke të kalosh mirë me fqinjin tënd dhe të ecësh përpara si të tjerët. Jeta dhe puna më kanë dhënë mundësi dhe mua që të njoh shumë serbë. Një natë na ftoi për darkë një inxhinier nga Beogradi, pasi  kishte mbaruar një rikonstruksion dyqani në Pragë.

Një mikpritje shembullore. Njësoj si të ishim në një familje shqiptare. Por kur e rrotulluam bisedën te politika dhe i zura në gojë Milosheviçin, filloi të shpërfytyrohej. Një ditë tjetër kishim thirrur një grup serbo-kosovarësh për riparime të ndryshme. Filluan të ziheshin mes tyre dy serbë. Njëri punonte në Europë prej shumë vitesh. Ndërsa tjetri kishte pak kohë. Ziheshin për Gjingjiçin,(ish-kryeministrin serb), të cilin në atë kohë, sapo e kishin vrarë. Ai, që sapo kishte ardhur nga Serbia e quante Gjingjiçin tradhtar dhe thoshte se mirë ia bënë që e hoqën qafet. Tjetri, ai që punonte prej shumë kohësh në Europë, i thoshte bashkëkombësit të vet: “Je trutharë dhe mjerisht si ty ka shumë në Serbi. Ky mentalitet na ka lënë prapa dhe do ta shkatërrojë Serbinë. Gjingjiçi ishte europiani dhe patrioti i vërtetë që i duhej Serbisë”. Puna shkoi keq mes tyre, saqë po të mos ishte aty afër një djalë nga Kosova, do të kacafyteshin. Në dy qytete të Europës ku punoj kam rreth meje të paktën 20-25 sipërmarrje serbo-kosovare që i njoh unë, të cilat punojnë prej shumë vitesh bashkë pa problemin më të vogël. Shkoj në Mynih dhe në Vjenë shpesh dhe njoh akoma më shumë atje. Pra, po flas vetëm për ato që njoh unë. Jam i sigurt se ky bashkëpunim, kjo harmoni dhe kjo bashkëjetesë normale nëpër Europë mes nesh, është shumë e përhapur. Por le të mos shkojmë aq larg. Le të kujtojmë se dhe Pacolli ynë dhe sa e sa biznesmenë të tjerë të njohur si ai, paratë e bizneset i kanë bërë duke bashkëpunuar fort edhe me serbët. Edhe në Kosovë, bashkëpunimi midis serbëve dhe shqiptarëve është konkurruesi më i madh i prodhimeve shqiptare.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë në treg dhe nëpër panaire po shihen prodhimet serbe. Madje edhe  kioskat e peskavicave kanë kohë që kanë zbritur drejt plazheve tona dhe nëpër evenimente të ndryshme, së bashku me turistët serbë, që sa vijnë e shtohen. Atëherë, si shpjegohet kjo armiqësi kaq e gjatë me ta?! Pse nuk arrijmë ta lëmë të keqën pas shpine edhe ne, siç kanë bërë shumë kombe të tjera në Europë, të cilat kanë kaluar drama e tragjedi edhe më të mëdha se ne?! Pse për një banalitet qesharak, siç ishte droni, plas një urrejtje kaq e madhe sa humbet çdo logjikë e çdo arritje?! Në Ballkan më duket se akoma nuk po mësohemi që çdo kush të jetojë me gjënë e vet. Në Europë nuk të le më njëri të cenosh pronën, tokën, familjen, shtëpinë, biznesin e tjetrit. Në Europë, njerëzit e kanë mendjen gjithë ditën tek ekonomia, te paratë, tek ecja e shpejtë përpara. Me plagët e historisë, me politikën, me sherret nuk ka kush kohë të humbë. Këtu konceptet për jetën janë krejt të thjeshta: ajo na jepet veç një herë. Është shumë e shkurtër, ndaj për kaq jetë sa ka njeriu, ka vend vetëm për kënaqësitë e punës, të familjes dhe të shoqërisë. Për këtë arsye, këtu ku ka rregulla, ku ka kulturë e përparim dhe serbët me shqiptarët janë fqinjë të mirë, shokë e partnerë mes tyre. Kështu që edhe atje në shtetet respektive, e vetmja rrugë që na ka mbetur është ndryshimi  rrënjësor me kokë nga Europa dhe vrapimi drejt saj.

Previous Post

Rama: Mediat ndërkombëtare nuk u morën me racizmin dhe dhunën ndaj Kombëtares, por me tim vëlla

Next Post

Nuk ua kemi borxh

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Nuk ua kemi borxh

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.