Kjo fundjavë e ka gjetur Kamzën të mbushur e sportistë nga vendet e rajonit si Greqia, Maqedonia, Mali i Zi , Kosova pasi u zhvillua Kampionati Ndërkombëtar i Karatesë.
Ishin me dhjetëra të rinj të cilët morën pjesë sipas grupmoshave të ndryshme. Sigurisht nuk munguan as trofetë dhe medaljet për fituesit në kampionatin e zhvilluar në pallatin e sportit të Bashkisë së Kamzës nën përkujdesjen e vetë kryebashkiakut, Xhelal Mziu.
Por nuk mund të mungonte edhe një shpërblim për vetë Xhelal Mziun pasi juria do të shpallte kampion pikërisht djalin e tij Keslerin.
Në këtë foto të siguruar nga Portali Albeu shihet qartë kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu duke i dhënë medaljen e arit djalit të tij në karate në kampionatin e zhvilluar prej vetë atij, ndërsa në foton tjetër edhe një foto familjare të Xhelal Mziun me djalin e tij.














